Reshje shiu dhe bore kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Situata më problematike paraqitet në zonën verilindore të vendit, ku shumica e komunave janë të izoluara, ndërsa bora ka zbardhur edhe qytetet. Në Kukës, trashësia e borës arrin në rreth 50 cm, ndërsa rezultojnë të izoluara të gjitha komunat.
Gjithashtu, e njëjta situatë paraqitet në Pukë, Tropojë, Shkodër e Malësi të madhe. Borës së rënë gjatë natës po i shtohen reshjet e shiut, të cilat e vështirësojnë qarkullimin edhe brenda në qytet.
Ndërkohë, problematike paraqitet situata edhe në disa zona të jugut. Sipas të dhënave, komunat Frashër dhe Pogon në Përmet janë të bllokuara. Gjithashtu, vështirësi në qarkullim ka në akset Korçë-Ersekë, Korçë – Qafë Thanë, Korçë – Kapshticë, të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.