Reshje shiu dhe temperatura të larta, surprizat e motit për sot

Leda Hysa

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë territorin shqiptar në pjesën e parë të ditës, sipas Meteoalb.

Gjatë pasdites, vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar duke sjellë rrebeshe shiu në zonat veriore dhe në zonat jugore, por shira të izoluara në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 8 në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare në zonat veriore dhe në zonat qendrore, por e fortë në zonat jugore me një shpejtësi 50 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 5 Ballë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *