As sot dielli nuk do na buzëqesh, reshje shiu, dëbore dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ornela

Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër.

Orët vijuese, mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *