Mesditën e sotme rrezet e diellit i lanë vend reshjeve të shiut të cilat do të jenë prezente përgjatë gjithë natës, ndërkohë që një lajm i mirë ka ardhur nga parashikuesit e motit.
Meteorologu Metodi Marku, ka treguar se javën e ardhshme vendi do të pushtohet nga temperatura të larta që do të sinjalizojnë ardhjen e verës.
Sakaq Marku ka paralajmëruar qytetarët se gjatë kësaj jave gjithsesi çadrat duhen mbajtur me vete për shkak të kapriçove të motit, pasi pasditet parashikohet të shoqërohen nga reshje lokale.
“Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitet të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike.
Në ditët në vijim për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale.
Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave”, tha meteorologu Marku për Report TV.
o.j/dita
