Reshje shiu në të gjithë vendin, ARRSH: Këto janë akset problematike, reduktoni shpejtësinë

Ornela

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar zonat ku janë shkaktuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës.

Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa probleme në qarkullimin e automjeteve.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Se mos këto shira na mbushin rezervuarët e HEC dhe hedhin në erë Emergjencën energjitike të shokut Rama duke e lënë pa tërmetin energjitik që mezi e stisi për të ngritur çmimin e enrgjisë për fukarenjtë e Shqipërisë.

    Jo, jo të mos bjerë shi që të realizohen planet e satanjit që do vetëm tërmete të natyrës, pandemi , tërmete zgjedhorë, tërmete ngritje çmimesh, tërmete energjitike……. vetëm me tërmete e fatkeqsi të natyrës dhe ato që shpik vetë ai ve dhjam , majm torbën e kusarisë të tij dhe patronazhistëve kusarbiznesmenë të tepsisë së tij të kusarqevrisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *