Reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore, moti përmirësohet në mbrëmje

J L

Moti mbetet i paqëndrueshëm ditën e sotme, me reshje shiu kryesisht të dobëta, ndërsa dëbora kufizohet në terrenet malore mbi 1000 m lartësi, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë reshjet në veri dhe zonat kufitare lindore ku dëbora zbret në 800 m nga niveli i detit.

Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen duke sjellë reshje shiu dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer kthjellime në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *