Aksi nacional drejt fshatit turistik të Dardhës në Korçë është bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës.
Raportohet se dëbora ka arritur në një lartësi prej 6 cm dhe ndërkohë mjetet turistike që i janë drejtuar fshatit të Dardhës kanë mbetur të bllokuar në afërsi të pistës së skive.
Sakaq pritet ndërhyrja e borëpastruesve për normalizim të situatës. Kujtojmë se IGJEUM ka paralajmëruar përkeqësim të motit gjatë tre ditëve të ardhshme, teksa priten edhe përmbytje apo rëshqitje dherash në zona të caktuara.
h.b/dita

6 cm i ben shurren persiper dhe shkrin, shiko se mos ka qene 60 cm..