Në shumë akse rrugore të qarkut të Kukësit, reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme jo të vogla.
Sipas raportimeve të Bashkisë prurjet e madhe të ujërave nga përrenjtë e lumenjtë kanë dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Grykë-Çaj, por ndërhyrja me fadromat dhe punonjësit e bashkisë e kanë pastruar atë.
Rruga Shkinak- Çajë, ka pasur probleme tek përroi i fshatit Çajë duke grumbulluar sasi të mëdha dheu e gurësh. Ndërkohë që vijon puna për ta mbajtur hapur këtë rrugë.
Probleme gjithashtu janë paraqitur në aksin nacional Ura e Drinit të Zi, Lugina e Drinit deri në Morinë, ku supervizori i firmës bëri pastrimin e plotë dhe po mban në gatishmëri këtë aks.
Shtabi i emergjencave civile të bashkisë Kukës, është gjatë gjithë kohës në terren për të monitoruar situatën që sipas parashikimeve pritet të përkeqësohet për shkak të shirave në orët në vijim.
h.b/dita
