Reshjet të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme Prishtinën, duke shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Shiu që ka nisur rreth orës 17:30 në kryeqytet është shoqëruar edhe me breshër duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.
Disa ditë më parë, nga reshjet e shumta në shumë lagje të Prishtinës u shkaktuan dëme të shumta materiale.
