Reshjet “bekojnë” ekonominë, KESH fitoi 80 milionë vitin e kaluar

Leda Hysa

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka mbyllur vitin 2018 me një fitim rreth 80 milionë euro.

Treguesit e performances, të bërë publik nga vetë KESH, tregojnë se kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e dyfishimit të prodhimit të energjisë në krahasim me një vit më parë. Gjithsesi, duhet pasur parasysh që viti 2017 ishte një nga vitet më problematikë në aspektin e situatës hidrike. KESH arriti të prodhonte vetëm 2.9 miliardë kilovatorë ndërkohë që gjatë vitit 2018 prodhimi ishte 5.85 miliardë kilovatorë.

Të ardhurat nga shitja e energjisë shënuan vlerën 18.3 miliardë lekë, duke u rritur 1.5 herë në raport me vitin 2017, kur regjistronin vlerën 7.2 miliardë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur përgjatë vitit të shkuar që të ulë edhe shpenzimet fikse të saj me 10 për qind. Ky zë shpenzimesh ishte 1.79 miliardë lekë kurse në vitin 2017 ishte 1.99 miliardë lekë.

Totali i huave ka rënë me rreth 50 për qind. Në fund të vitit 2018 ato shënonin gjendje 17.4 miliardë, nga 33.9 që ishin në vitin 2017. Për rrjedhojë, kjo është reflektuar edhe tek interesat që paguhen për këto hua, shpenzimet e të cilave ranë me 49 për qind. Një efekt tek pjesa e kredive duket se ka pasur ristrukturimi që u bë falë këstit të parë të kredisë marrë nga BERZH.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ahhhh Sali!Si nuk i nxorre ne REFORME hidrocentralet!
    Bakrin e nxorre ne reforme-e shkaterrove,as gjurme nuk mbeti!,Naften e privatizove-Ujin e Zi i nxorre.token e drodhe,naften e shterrove.Ushtrine e REFORMOVE,per Skrap e dergove,Zenit ja dorzove.Gerdecin ne Hiroshime e transformove.
    Si nuk te vajti mendja tek Hidrocentralet.
    Pse nuk i REFORMOVE?Se ku shkelte REFORMA jote,atje nuk mbinte as bari.

    • I vajti, i vajti mendja, por nuk proftasi se u largua. Aq sa pati kohë privatizoi edhe hidrocentrale si psh. Shkopetin, Ulëzën dhe Bistricën.

  • Na numeroni miliardat e kilovateve te prodhuara me shume nga nji vit ne tjetrin por nuk keni hequr dore nga rritja e cmimit te energjis qe e perserisni nga nji vit ne tjetrin ne vend qe ta kishi tulur te pakten per pallatet e viteve “60 sic keni premtua rqysh ne vitin ‘2013!

  • Na numeroni miliardat e kilovateve te prodhuara me shume nga nji vit ne tjetrin por nuk keni hequr dore nga rritjaa e cmimit te energjis qe e perserisni nga nji vit ne tjetrin sa vjen vera ,ne vend qe ta kishit ulur te pakten per pallatet e viteve “60 sic keni premtua rqysh ne vitin ‘2013!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *