RESHJET / Bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër, dëbora bllokon lëvizjen e kamionëve në Korçë

J L

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë orëve të natës janë shkaktuar rrëshqitje gurësh në këtë aks rrugor.

Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar dhe lëvizja bëhet vetëm në një kah të rrugës.

Gjithashtu, për shkak të reshjeve të dëborës që kanë rënë në Korçë, Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar mjetet e tonazhit të rëndë se nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë deri në njoftim të dytë. Lëvizja e tyre do të ndalohet edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

“Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare  Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim  të Greqisë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.  Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore. Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë”, njofton Policia.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *