Reshjet dhe ngricat, probleme në disa akse rrugore

anazapta

Reshjet e shiut dhe borës si dhe ulja e temperaturave ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të vendit. Veçanërisht vështirësi hasen në segmentet që lidhin fshatrat me qendrat e rretheve, kryesisht në zonat malore.

Kështu, aksi Pukë- Fushë Arrëz, Qafë Mali – Qafë Shllak, Qafë Mali – Bajram Curri mund të kalohen me vështirësi.

Probleme hasen edhe në rrugët që lidhin disa fshatra të Tropojës me Bajram Currin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët që lidhin fshatrat e thella me qytetin e Kukësit.

Ndërkohë, në Dibër, probleme hasen në Lurë, kala e Dodës dhe Selishtë, ku reshjet e borës kanë vijuar edhe gjatë natës.

Ndërsa në pjesën juglindore të vendit, paraqiten vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafën e Plloçës dhe Qafën e Thanës, si dhe në akset e rrugëve drejt zonave turistike, Boboshticë, Dardhë e Voskopojë.

Gjithashtu, në Vlorë, në Qafën e Llogarasë, paraqiten probleme në disa segmente për shkak të ngricës në rrugë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *