Reshjet e dëborës, ndalohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, Policia: Po punohet për pastrimin e aksit

J L

Moti i keq ka mbyllur përkohësisht Rrugën e Arbrit.

Policia e Dibrës njofton se për shkak të resjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Njoftimi i Policisë:

Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Është mbyllur përkohësisht Rruga e Arbrit?Pastrimi fillon sa fillojn reshjet e dëborës,kështu funksion në çdo vend, gadishmeri të plotë e borëpastrueseve,24 orë në periudhën e Dimrit 15 Nëntor – 15 Mars.Këto janë pasojat e Kryeministrit demagog që ka primare propagandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *