Moti i keq dhe reshjet e dendura në itali, bënë që sfida mes Genoas dhe Napolit të ndërpritej në minutën e 60′ të saj.
Reshjet filluan rreth mesit të pjesës së parë dhe bënë të pamundur qarkullimin e topit në terrenin e “Marassi-t”, ndërsa intensiteti i tyre, vështirësoi edhe shikimin.
Për këtë arsye, arbitri kryesor Abisso thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes, ndërsa sipas protokollit, duhet pritur 45 minuta për të marrë vendimin final.
Gjithsesi pas rreth 10 minutash, skuadrat u rikthyen sërish për të luajtur minutat e mbetura, pasi reshjet ulën intensitetin dhe terreni u përmirësua ndjeshëm.
Më herët, rreth orës 19:30, po për shkak të reshjeve të dendura, u shty edhe finalja e parë e Kupës së Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.
v.l/ Dita

