Reshjet e shiut, grupet e punës së Bashkisë Tiranë ndërhyjnë në kohë rekord për normalizimin e situatës

Leda Hysa

Tirana është përfshirë sot nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, dhe stuhi të forta. Reshjet me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër kanë sjellë një sasi të madhe uji, çka është vënë re edhe në nivelin e prurjeve të Lanës.

Por pavarësisht se është ditë e diel, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren duke ndërhyrë në rastet kur ka patur bllokim të pusetave.

Ndërkaq, punonjësit e Bashkisë kanë pastruar pusetat nga gjethet e pemëve, dhe kanë mundur që të normalizojnë në kohë rekord situatën.

Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur edhe largimi nga rruga i pemëve dhe degëve të rrëzuara nga era, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të kalimtarëve dhe të automjeteve në kryeqytet.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Pastrimi I lanes tek ura e palliatit me shigjeta eshte emergence ,se rezikohemi nga permbytjane . te rruges stavri themeli .kete duhet te beje Erjon Veliaj e mos te na dale foto me gjelat e detit

  • E keni fjalen per grupet e punes te fotografeve dhe kameramaneve te punesuar ne bashki? Se keto grupet e punetoreve nuk ia zuri syri kujt.

  • Mos do Ti,soc,jo rilindas,qe Erioni te “jape urdher te mos
    “bjere shi” ?! Shqiotaret,fanatike te cmendur pas partive,
    e kane humbur komplet aresyen e logjiken ! Kerkojne qe
    kundershtari politike duhet te “ndryshoje” edhe Ligjet e Zotit apo sic thuhet ne gjuhen shkencore,Ligjet e Natyres!
    O zot,c’po ndodh me ne ! Edhe per termetin fajin e ka Qeveria ?! A ka bythe ku te rrije kjo ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *