Reshjet e stuhitë e forta shkaktojnë dëme në jug të vendit

J L

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës vendin tonë ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit.

Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshërit.

Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit.

Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit.

Reshjet e shiut nisën rreth orës 22:00 të darkës.

Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj.

Lagjia 28 nëntori është nën ujë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.

Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *