Reshjet intensive/ Niveli i ujit në Fierzë, 4 m larg kuotës maksimale

Ornela

Reshjet intensive të shiut gjatë fundjavës dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, gjë që çoi në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në Fierzë.

Aktualisht kuota e ujit në liqen është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet që të arrijë në kuotën maksimale.

Ndërkohë, prurjeve të shumta të ujit u janë bashkuar dhe një sasi e madhe mbetjesh, që kanë mbuluar menjëherë sipërfaqen e liqenit.

Ky po kthehet në një problem të madh ekologjik për zonën dhe liqenin e Fierzës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *