Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme në Vlorë kanë shkaktuar përmbytje të shumta.
Të paktën, tri lagje janë përmbytur. Policia e Vlorës sqaroi të dielën se janë përmbytur lagjet “24 Maji”, “Pavarësia” dhe “15 Tetori”. Komunikata zyrtare tha se 8 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Gjithsej, janë evakuuar 25 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në spitalin e rrethit për trajtim mjekësor.
Policia sqaroi se në disa rrugë të qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me vështirësi dhe se disa prej segmenteve që lidhin qytetin e Vlorës me Fierin, Orikumin dhe fshatrat përreth janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Sipas të dhënave, është raportuar vetëm për disa krerë bagëtish të ngordhura. Në qytetin e Sarandës dhe Delvinës nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qetë.
Në fund, komunikata thekson se të gjitha shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për përballimin e situatës si dhe janë ngritur shtabe emergjence.
/Dita/

Shyqyr qe gjatoshi shpalosi gjithe ato projekte madheshtore per Vloren por nuk mendoi te zgjidhte problemet me urgjente.
O Dritan Leli, o gomar! Po çfarë bëre deri tani, more i paaftë?
pse I bini Tan Lelit, jo se eshte ndonje per merak, po fajin e ka direct qyteti I vlores dhe vlonjatet qe kane lene nje plere si Gjika ta shkaterroje Vloren te gjithe dhe ne menyre te pakthyeshme.
atij I duhen thyer dhembet
Rendesi ka qe edi e quajti bereqet kete shi, dhe mbase eshte bereqet per kocon,qe ti lirohet edhe ndonje toke tjeter ta marri
Na mbyti shiu