“Respekt Maqedonisë, Shqipëria më cilësore”

redaktor

Christian Panucci nuk “firmos” për barazim në ndeshjen e nesërme me Maqedoninë. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur sot në konferencën e zakonshme për shtyp për përgatitjen e sfidës, por edhe për atmosferën para këtij dueli delikat në Strumicë, ku ai çdo gjë e quan normale, të paktën sa rrethon ambientin kuqezi.

“Skuadra do të ketë kohë edhe një ditë për të rikuperuar, por edhe Maqedonia luajti në Izrael dhe jemi në të njëjtat kushte. Jam i bindur se nesër do të jetë i rikuperuar plotësisht se janë lojtarë të mësuar të luajnë ndeshje kaq të afërta.

Sadiku është në dispozicion, i kam të gjithë në dispozicion dhe pastaj nesër do të shihni lojtarët që do të zbresin në fushë. Kemi ardhur për të fituar ndeshjen, pastaj të shohim çfarë na sjell fati, nuk ‘firmos’ për një barazim, hyjmë në fushë me kurajë. Me respekt të madh për Maqedoninë, por të ndërgjegjshëm për cilësitë tona.

Nëse luajmë si 30 minutat e para me Lihtenshtejnin, do të vuajmë shumë, sepse 30 minutat e para të skuadrës time nuk ishin pozitive, ishim shumë të ngadaltë. Kemi nevojë të jemi nga minuta e parë deri në të 95-n në maksimum, me grintë, dëshirë dhe përqendrim”.

 Sa i përket stadiumit, është i vogël, por terreni është i mirë. Stadiumet e vogla kanë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të mendojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe nga kjo pikëpamje të jemi gati. Asnjë mbrojtje fikse për Pandev, e njoh, një lojtar me kualitet të mirë, duhet marrë në konsideratë. Por nuk do të ketë asnjë markim fiks ndaj tij”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *