RESPEKT PËR DORËHEQJEN

editor

Pas nënkryetarit Denar Biba, edhe një anëtare e KQZ-së, Albana Shtylla, njoftohet se ka dhënë dorëheqjen. Arsyeja është e njëjtë: cenim i pavarësisë së institucionit.  Janë akte, veçanërisht i pari, i z. Biba, që meritojnë respekt të jashtëzakonshëm. E theksoj këtë, ngaqë dorëheqja e nënkryetarit ofroi një model dhe një precedent, se si duhet të sillet një zyrtar i lartë, përballë arrogancës të shtetit dhe partitokracisë.  Model të cilin, pa vonesë dhe admirueshëm, shohim ta ketë përqafuar edhe kolegia e Bibës, Shtylla.  Këtu ka vlerë të përmendim edhe se dorëheqja, e të dyve, nuk u bë për arsye personale ose dështimi profesional; por për arsye parimore.  Në thelb, Denar Biba dhe Albana Shtylla vendosën të largohen nga KQZ-ja meqë u ndien të cenuar në pavarësinë e tyre.  Edhe pse të vjen keq që figura me integritet të tillë nuk do të mbikëqyrin më zgjedhjet e tanishme, pse do të zëvendësohen, kushedi, me kolegë më të bindur ndaj diktateve partiake dhe më tolerues ndaj arrogancës, këtë herë, të legjislativit; akti i këtyre duket emblematik, dhe mishëron vullnetin e asaj pjese më të mirë të shoqërisë shqiptare, e cila nuk mund të pajtohet me aritmetikat banale të demokracisë à l’albanaise.  S’na mbetet veç të shpresojmë për efektin ngjitës të dorëheqjes, dhe të dëgjojmë nesër për zyrtarë të tjerë, formalisht të pavarur, që t’u thonë vaffanculo agallarëve të partive në Tiranë.  Është për t’u përshëndetur edhe që këto akte vijnë nga njerëz si Biba dhe Shtylla, juristë të përgatitur, të cilët janë në gjendje t’i artikulojnë mirë arsyet.  Veçanërisht Biba, duke deklaruar që “misioni i parë dhe i fundit i [parlamentit] nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura”, ia dha një shuplakë të mirë partitokracisë dhe pazareve që bëjnë partitë mes tyre, për ta ndarë mes tyre, si të ishte plaçkë, lirinë e institucioneve dhe të pushteteve, përndryshe të garantuar me Kushtetutë.  Këto dorëheqje janë vota e bardhë që kushedi do t’ua bëjnë të pamundur bajraktarëve të politikës të vazhdojnë të sundojnë siç kanë bërë deri më sot, ose kinse në mënyrë “demokratike.” –

Peizazhe të Fjalës

Share This Article
8 Comments
  • Nuk ka njeri ne boten politike,mediatike dhe intelektuale ne Shqiperi qe te mos e dije se doreheqja e ketyre anetareve te KQZ -se ishte me urdher politik. Analistet e pavarur,pak te varur apo te varur plotesisht, as nuk e diskutojne nje gje te tille,kurse zotni Vehbiu i servir lexuesit (jo vetem te blogut te tij) kete xhevahir !
    Me ben me te vertete pershtypje qe zoti Vehbiu ,i cili ,ne mjedisin e ndjekesve te tij ne blog, por edhe mes miqsh,konsiderohet si “pasardhesi i Cabejit te madh” apo “Cabeji i dyte” te mos e dije nje gje te tille ,qe nuk eshte gje por fakt!
    Kam pershtypjen qe,zoti Vehbiu, ashtu i dehur nga levdatat e lajkat pa hesap qe i bejne servilet e blogut, kujton se po i’u flet atyre,duke harruar qe keshtu, po behet me te vertete qesharak dhe per te te ardhur keq…

  • o Robespier.. Me urdher politik apo pa urdher politik, cfare ndryshon kjo ne thelbin e veprimit te atyre te dyve? Po pse nuk e dha doreheqjen Berisha kur vrau njerez ne Gerdec? Po Luli Basha kur vrau njerez ne 21 janar? A e kuptoni sa trapa jeni? Per cfare flitet en shkrim dhe cfare komentoni ju.. Pupupu sa te trashe jeni mor burre, ju mungon enveri dhe keni gjetur Enverin te Saliu, nuk jetoni dot pa nje shiring “udheheqesi” ne vena. Ndaj them qe nuk eshte gati per lirine e gjora Shqiperi.

  • Dorheqjet e urdheruara i bejne te DORHEQURIT pis dhe pa dinjitet.Flisni si te doni por ketyre dhe cdo kujt qe bene dorheqje te urdheruar dhe vete e quan gjoja per parime apo moral JU VJEN ERA E KEQE

  • Per Robespjerin dhe Ilirine!
    Eshte e vertete se emrat i propozojne forcat politike,ministrat i propozojne dhe emerojne partite fituese etj.etj.
    Deri ketu, jam dakort se keta te tillet, fillimisht gezojne nje mbeshtetje te caktuar nga nje force poltike.Per me tej,sipas detyres,nuk ka me vend forca politike,ka vend aftesia dhe integriteti personal dhe profesional i te emeruarve.Ajo qe me vjen cudi me ju eshte se si nuk ju ben pershtypje shkaku i doreheqjes qe eshte me rendesi kapitale per ushtrimin e detyres ne pamvaresi te plote dhe ne mbeshtetje te ligjit dhe Kushtetutes dhe ju ben pershtypje akti i doreheqjes si nje akt fare i pavlere para shkakut per te cilin u dha kjo doreheqje,e urdheruar apo e pa urdheruar.
    Zoti Denar Biba dhe Znj.Albana Shtylla,perfshire dhe te shkarkuarin Ilirian Muho,deri dy dite me pare kishin punuar me ndershmeri dhe pamvaresi te plote,duke marre dhe konsideratat e te huajve qe vezhgojne ecurine e procesit zgjedhor ne vendin tone.Shtroj pyetjen,perse sot na dalkan kaq te politizuar,partijake vetem keta te dy dhe jo e perkedhelura e Xhozit qe e hoqi Lefteri Leshin nga sherbimi i saj ne Kuvend,per ti sherbyer ne KQZ,sepse aty i duhet per te vjedhur zgjedhjet sic i vodhi Ristani zgjedhjet e 2009 dhe 2011-te?
    Nuk keni faj,ne arsyetimet e komenteve qe beni,sepse per kete menyre ju paguajne.Nuk keni te drejte te keni sy,veshe,goje,mendje,dhe dore tuajen,ato i keni te modifikuara dhe te telekomanduara nga tjeter kush,nga pagatori i juaj Sali Berisha.

  • Bardh Tolabi
    Ministrat nuk punojne te pamvarur asnje here sepse partite i teheqin nga kabineti sic i terhoqi Meta me 4 prill i shkarkon apo nderron sic ka bere 3 here LSI gjate mandatit apo me Dritan Priftin i shkarkon sic beri Berisha ne rastin e vidjos te Ylli Pangos
    Se si kane punuar te pamvarur e mire Biba,Shtylla i kemi pare ne rastin e ndarjes te mandateve neper qarqe ku ne fillim me urdhe te Ps votuen kunder ndarjes te sjelle nga administrata e KQZ dhe me vone thane do ta votojme ashtu pra duke nderrue voten kunder ne pro me urdher vetem e vetem se u aprovue nga maxhoranca ne parlament.Kujto deklaratat e Bibes ne ate kohe.Biba dhe Shtylla kane votue korrekt sipas urdherit kunder Maxhorances ne KQZ.Ne se kjo quhet pune e mire dhe e ndershme votimi kunder maxhorances pa shkak kjo po por eshte votim politik

  • Per Ilirine
    Duket qe i lexon komentet si te te vije ty pas midese.Te shkrojta se ne fillim emerohen nga forcat politike ne funksione te ndryshme,ndersa puna e tyre eshte rezultat i ndergjegjes dhe aftesise profesionale.E di qe ministrat i shkarkon kryeministri.Por ne kete rast ministrat nuk kane asnje prerogative kushtetuese se kur emerohen,si emerohen dhe kur e per cfare aresye shkarkohen.Dhe ketu ka nje ndryshim shume te madh.Ministrat nuk betohen per pamvaresi politike sic betohen te emeruarit ne funksionet e institucioneve te pamvarura Kushtetuese ,ne kete rast ne KQZ.Ne se je antar i KQZ-se duhet te jesh ne dijeni te “ndryshimit” te mendimit per votimin qe ju citoni.Une nuk jam nepunes i KQZ-se dhe nuk mund te them se Lefteri Leshi eshte e politizuar.Por si qytetar me ka bere pershtypje te thelle mungesa e korrekteses nga ana e saj,sepse ne vend te kryeje detyren e ngarkuar,nuk i firmos vete shkresat katran dhe te jashteligjeshme qe ben,por ja le kete detyre sekretares se KQZ-se qe nuk e ka kete drejte sipas ligjes.Dhe e di perse,sepse ishte nje kerkese e paligjeshme e drejtuar Parlamentit per ndarjen e atyre mandateve qe permend ti.Ne kete shkrese pinin uje vetem dy firme e Lefterise dhe Denarit.Dhe ai palo Parlament i Sali-Topallit,vendosi per divka qe i takonte KQZ-se.A e kupton se kush eshte me i politizuari ne kete rast,qofte dhe sipas teje:Ai qe ndryshon mendim,apo ai qe shkel me urdher ligjen dhe kompetencat?
    Qofsh mire me shendet.

  • Eshte per tu cuditur aty ne Shqiperi qe kur filloni dhe genjeni mashtroni kete e beni te gjith.Fillon nga kryetari partis pastaj me radh te gjith tv,gazeta gazetar opinionist e kudi une soj dhe sorrollop te atij krahu politik.Dhe ne kete rast genjeu Denar Biba dhe me pas Albana Shtylla me urdher te partis dhe Edi Rames .Tani me fatalja eshte mundohen te gjith qe genjeshtra te behet e besushme.Por askush se beson dhe kjo ve shum njerez ne siklet dhe vazhdoj te genjejn me dit me jav deri sa ata te mendoj se genjeshtra u harrua ose nje pjes e beson.Pas kesaj me urdher del nje genjeshter tjeter dhe fillon prap nga e para dhe kete pune po ben dhe gazeta RP dhe publicisti Ardian Vehbiu me sa duket kete zoterin e kan detyruar meqe ky genjen me bukur.Besoj se per kete genjeshter do marrin dhe ndonje flet lavderimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *