Restoranti i një shqiptari, ndër më të preferuarit e VIP-ave në Los Angeles

anazapta

Lajmi i publikuar dje në “Daily Mail” për drekën e reperit Jay Z me bashkëshorten e tij, Beyonce, në një restorant me emrin “Gjelina” në Los Angeles, i bëri shumë prej nesh të nisnin kërkimet për restorantin dhe pronarët e tij. Shkronja gj, e pazakontë për anglishten, u lidh menjëherë me hamendësimin se pronari i restorantit mund të jetë shqiptar. Dhe në të vërtetë ashtu ishte. Një kërkim i thjeshtë në internet të informon se “Gjelina” është një restorant i njohur në bulevardin “Abbot Kinney”. Ai frekuentohet rregullisht nga VIP-at. Pronari i restorantit është një shqiptar me emrin Fran Camaj, i cili i ka vënë biznesit emrin e nënës së tij. “Gjelina” është një ndër restorantet më të frekuentuara në Los Angeles, kjo për shkak edhe të përzgjedhjes së ushqimeve nga prodhuesit vendorë të kësaj zone.

ok

gjelina  GJELINA LA TIMES

gjelina

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *