Restoranti i parë nënujor do jetë aty vetëm për 20 vite

Gazeta Dita

Ju mund të keni darkuar në vende të ndryshme, por nuk keni provuar asnjëherë restorant ku jeni të rrethuar nga peshqit.

Restoranti quhet ‘Ithaa Undersea’ dhe ndodhet në ishujt Maldive. Thellësia arrin deri në 5 metra nën ujë ku njerëzit shkojnë nëpërmjet një tuneli prej xhami.

Atje ofrohen lloje të ndryshme ushqimesh të përbëra nga produkte deti, që arrijnë në vlerën e 120 dollarëve.

Ittha u hap për herë të parë në 2005 dhe ishte restoranti i vetëm nënujor derisa u ndërtuan plot të tjerë, ndërsa mund të mbajë numër të limituar, vetëm 14 njerëz.

Arkitektët kanë treguar se do zgjasë vetëm 20 vite për shkak të kushteve ekstreme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *