Pjesa e parë:
Ç’ia thoshte bilbili,
Zog me zë të butë:
“Zyrat e pushtetit,
Mbushur plot hajdutë!”
Ç’ia thoshtë bilbili,
Sa të lot fiqiri:
“Më i bardhë nga Meta
Doli dhe qymyri!”
Po këndon bilbili
Përmbi Trebeshinë:
“Shqipëri të rropën,
Shqipëri të grinë!”
Nuk pushon bilbili
Pyjeve me fleta:
“Të rropi Saliu
Edhe Ilir Meta.
Edhe Ilir Meta,
Djali i Rexhepit,
Ka qepur një thes,
Në vendin e xhepit.”
Ç’po ia thotë bilbili
Sa tund gjithë sokakun:
“Kjo tufë vampirësh
Na ka pirë gjakun.”
Se ç’ia thotë bilbili,
S’pushon asnjë ditë:
“Ngrihu, more popull,
Edhe nxirru sytë!”
Nuk pushon bilbili
Tutje në Muzinë:
“Shqipëria jonë
Ka rënë në greminë.”
Se ç’ia thotë bilbili
Sa të lot nga mentë:
“S’mbahet dot në këmbë
Se e hëngrën qentë.”
Po vajton bilbili
Sa të merr të qarët:
“Shqipërinë e shkretë
E hëngrën zagarët.”
Ç’po këndon bilbili,
S’thotë asnjë gënjeshtër:
“Se ç’ia ngulën thikën
Në brinjë e në eshtër.”
Ç’po këndon bilbili,
Zog me zë të rrallë:
“Shqipërinë e shkretë
E rropën të gjallë”.
Nuk pushon bilbili,
Zog me zë të ndritur:
“Po kush e mendonte
Kaq të babëzitur?”
Dhe vazhdon bilbili
Në majën e fletës:
“Erdhën këta derra
Nga terri i mesjetës.
Erdhën këta derra
Nga terri i mesjetës,
Vula e kusarit
Në surrat të Metës!”
Ç’po këndon bilbili
Sa u lodh i ziu:
“Këto janë truke,
Thotë xhaxha Saliu.”
Po vajton bilbili
Porsi zemra ime:
“Këto s’janë truke,
Këto janë krime.
Krimi ka bërë rrjetë
Porsi merimanga
Ndaj dhe do burgosur
Në zinxhir e pranga!”
Ç’po këndon bilbili
Ashtu si di vetë:
“Ngrihuni të shpëtoni
Shqipërinë e shkretë!”
Ç’po këndon bilbili
O gurë më gurë:
“O shpëton tani,
O s’shpëton kurrë!”
(Vijon nesër)

Te lumte pena o poet i mrekullueshem. JE i pa pare, ua ke cjerre masken ketyre cakejve te diteve te sotem me vargjet e tua te mrekllueshme. Te uroje shendet dhe vazhdo demaskimin e te gjithe horrave qe kane uzurpuar dhe plackitur kete vend aq te pasur dhe te bukur.
Te lumte !
Duka, je 8 vjet i vonuar! 8 VJET qe fle mes shaleve te Rames e nga aty nuk sheh Shqiperine qe e ka rrjep e ster-rrjep Edi Rama sa 10 here Saliu dhe Meta se bashku.
Shko e pyet nje pensionist se sa i eshte rritur pensioni keto 8 vjet qe te kuptosh sa i vonuar je nga trute.
O poet, duhej ti kishe meshuar me shume vjedhjeve te Saliut dhe pinjolleve te tij. Edhe diktatoret me te medhenj ne Afrike dhe Ameriken Latine do ta kishin zili. Ne cdo afere te tipit Gerdec, CEZ dhe te tjera te ketij lloji, ka edhe edhe nje liste ortakesh te zhdukur ne menyre misterioze.Mafie më e paster se kjo nuk behet.
Nje pyetje qe mbetet pa pergjigje nga “poeti” sigurims.
Vetem Meta dhe Saliu kane vjedhur ?Banda qe ti i thur vargje patriotesh eshte e paster.
Lavdi lavdiplotit te lavdishem me lavdi te perjetsheme Enver Bastard Loqendari. Kaq. Heren tjeter me shume per tradhetine e Enver Bastardit ne favor te Jugosllavise, qe kur i pelqeu Koçi me shume, bastardi i dha bythen Stalinit, pastaj kur Krushovi deshte ta qerronte si Stalinist, shkoi i puthi bythen Mao Ce Dunit. Kur Mao ia dhjeu e u takua me Nixonin, Loqendari nuk kishte kujt t’ia lepinte me dhe u vetedeklarua marksist-leninisti me i madh i te gjitha koherave dhe i dha popullit te vet bar.
C’po kendon bilbili
Zogu quka-quka
Dilni more shoke
Po pjerdh Arben Duka
C’po ia thote bilbili
Ofshama ofshama
Ben Duka servili
Te fala nga Edrama
Bilbili çuditur
Serioz dhe i ditur
I thote Arben Dukes
Mjaft o i shitur.