“BE çel negociatat me Shqipërinë dhe MV, vendimi këtë javë”

Ornela

Bashkimi Europian do të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një drafti unanim të bllokut, i cili pritet që të finalizohet këtë javë, shkruajnë mediat e huaja.

Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit”, vijon më tej Reuters.

Vendimi, që kërkon unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE, do të miratohet edhe nga Athina, pasi drafti i fundit përfshin një gjuhë më të ashpër për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht gjatë kësaj jave.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Një nga pasunarët më të mëdhenj të kësaj toke të drobitur, Samir Mane, që i ka shtrirë tentakulat kudo, në ndërtime, hipermarkete, miniera, banka, mega qëndra tregëtare, hidrocentrale, rezorte … etj etj.. ka arritur të sundojë edhe gjënë më të çmuar, më të pastër, më dinjitoze… që i ka mbetur shqiptarve me SH të madhe… ka kapur totalisht tregun e librit.
    Falë “binjakëzimit” që ai ka patur përherë me pushtetet, binjakëzim që nuk shoqërohet vetëm me liçenca tejet të kollajta… por dhe me ligje të prera si kostum apostafat për atë, ai arriti me anë të kësaj klase politike të prodhoj një ligj vrastar që rriste tatimin mbi libraritë e vogla, në mënyrë që ti çonte në vetvrasje dhe ai me Monopolin e shitblerjes virtuale ose fizike të Librit të quajtur BUKINIST ta kishte si përherë në mënyrë të “ndershme” rrugën e hapur për sundim dhe vrasje të shpirtit dhe identitetit kombëtar, që jeton tek idealistët e vegjël.. që shpirtin e mbajnë gjallë duke shitur libra … jo droge, jo tendera, jo ligje dhe korrupsion.
    Dhe jo vetëm kaq… Rama pasi i dhuroi ligjin kriminal për mbylljen e librarive të vogla, e ndihmoi sërish pardje këtë pasunar “libër dashës”, kur listoi dhe publikoi bizneset që duhet të hapen ose jo përgjatë karantinës.. zoti Rama, lejoi kioskat që shesin Revista… Gazeta… bileta bingoje etj etj.. (fole infeksioni) dhe mbylli Libraritë e vogla ( dhe ato që kanë mbetur)…
    Duke mos dashur të bëj mistrecen në këto momente .. duke pranuar këtë mekanizëm të madh imoral që prek botën më të bukur dhe dinjitoze… atë të Librit…
    I drejtohem publikisht zotit Mane !
    Zoti Mane, të paktën kopjo homologët e tu ne Itali, Francë, USA etj.. tani përgjatë karantinës .. bëje BUKINISTIN të aksesueshëm falas nga shqiptarët.. trego dhe vërteto që Librin se ke peng por e ke një ëndër përparimtare (pavarësisht rrugëtimit) siç shumë korçarë e kanë…
    Kësaj Shqipërie të traumatizuar… mos i ofro ca qeska oriz e sheqer… ofroi dije.. kulturë .. e mos u trëmb.. një Komb i ndriçuar nuk do të kërcënoj pushtetin përkundrazi do të të bëj krenar më shumë se puroja që mban në gojë me vanitet …

  • BE mos e bej kete gje se do cmendet sali vampiri,iliralende,munika,dhe llapaqenet lubonja,bushat,qim peka e sonilat e co
    Pak probleme kemi virusin,po na duhet edhe hapja e negociatave dhe te mbushen spitalet edhe me te cmendur

    • dole perseri ti lope zhelizhani ..yt fshatar muti futu mrena se je edhe me koronavirus hale jasht e fshatit .njeri i infektum qe te la edhe gruja per ket pun ..yt coban racist muti …shpejt ke kasollia lopes fshatar

  • Cfare hap rruge per shqiperine… me ke? Me shkelqim ganaj drejtues ildkpki, kriminel ordiner dhe super i korruptuar….
    Me genta tafa bungo nje grua ordiner qe jep urdhera duke shkarkuar njerez e drejtesise dhe kaloj te korruptuarin artur malaj…me kete grua flliqesire do shkoni ne be…te hedhish nje sy faqe zyrtare te komisionit te pavarur kualifikimit ka emerime te administrates cdo dite per shkak qe shkarkon punonjesit pasi nuk i zbaton urdherat te kundraligjshem te kesaj flliqesire super korruptuar, dhe kur i shkarkon punonjesit nga administrata kjo grua flliqesire u ben presion dhe drejtuesve tjere qe mos punon neper administrata…eshte e njejta linje me te korruptuarin dhe flliqesire shkelqim ganja. Olsi komici nje i korruptuar ordiner qe me shkelqim ganaj ka punesuar bashkeshorteb ne ildkpki duke bere presion subjekteve me raportet…turp turp per bashkimin europian qe mbyll syte para ketyre njerezve…cfare bashkimi europian me yllka banushi keshilltare e te huajve qe influencon te huaj me urdher fatmir xhafes, vasilika hysi, taulant balla etj….me keto super korruptuar do shkojm ne bashkimin europian…ku je ti spaku qe smerresh me shkelqim ganaj pse nuk e ben…te pakten ti drejtuesi i spaku e din shume mire se kush eshte ky flliqesirw…

  • Sot është ditë feste ,për shqiprinë ,BE-ja çel negocitat ,por koençidoi sëmundja e murtajës (koronavirusit) ,na qoftë përhajre mblesria me BE ,duhet të themi. Okër mbolle, okër korre.
    Sa për pasanikët e Saimir Manes dhe të drejtësisë që ankohen Gjiko dhe Tani ,mishi po piqet ,dhe helli nuk digjet.O mete për vete 30 vjet ,këtë sistem deshëm,këtë “gëzojmë” ,kurse ju të tjerët këndoni këngën -O’Asllan lule zambaku ,bjeri me pëllëmba BARKUT,s’ka rrugë të mesme !…O me delet ,o me ujkun !

  • Neser me shume mundesi, BE vendos per hapjen e negociatave me Maqedonine V dhe Shqiperine. Si çdo here, problemi qendron tek Shqiperia! Kesaj here, pavaresisht se do te shkruhet qe hapen negociatat, ato nuk do te fillojne pa plotesuar disa kushte, ku me kryesoret jane: reforma zgjedhore, korrupsioni, migrimi i pakligjshem dhe minoriteti grek (kerkese e re).

    Tani, shikoni te marrin e Surrelit, si sillet nga bunkeri dhe pyesni veten: a mund ta luftoje ai korrupsionin apo beje reforme zgjedhore, kur gjushin dhe ca te tjere i ka ende pjese te kryesise se Rilindjes! Harrojeni!

    Le te shpresojme neser per nje pergjigje pozitive, po nderkohe nga fronti yne pak shprese ka per nje ndryshim pozitiv. Luli do te bente mire qe ta lidhte mbylljen e reformes zgjedhore me zgjedhje te reja ne vere, kur edhe virusi ka me pak mundesi te jete kaq godites sa tani! Sa per PS, vertete uroj qe te kete nje lider te ri para zgjedhjeve, se me Ramen te humbur e kane davane! Nese nuk e degedisin vete pa merak se do ta “masakrojne” politikisht qytetaret.

  • Po na ndodhi si kapter ish presidentit qe tha”mora teseren e partire, kur te tjeret po’ e dorezonin”.
    Megjithatte, kjo eshte merita jone QE aspirojme perendimin Sic thoshte i shenjti Naim: “o diell qe lind ku pretendon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *