Reuters: Papa Françesku do të vizitojë Turqinë në udhëtimin e tij të parë në një vend mysliman

redaktor

Papa Françesku do të vizitojë qytetin e Stambollit në të parin udhëtim në një vend me shumicë myslimane.

Kështu raporton Reuters, bazuar në një njoftim të Selisë së Shenjtë.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se ende nuk është caktuar data e saktë për udhëtimin.

Reuters shkruan se Françesku do të vizitojë Stambollin më 30 nëntor.

Papa Benedikti XVI vizitoi Stambollin në vitin 2006 dhe u lut me një klerik mysliman në të famshmen Xhamia Blu.

Françesku, i pari Papë joeuropian në 1300 vite, ka bërë tre udhëtime jashtë vendit që kur u zgjodh në mars të vitit të shkuar.

Ai do të vizitojë Shqipërinë javën që vjend he më 25 nëntor do të flasë në Parlamentin Europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *