Hakera që besohet se punojnë në interes të Turqisë janë pas sulmeve kibernetike ndaj organizatave të ndryshme qeveritare në Europë dhe Lindjen e Mesme, thotë agjencia e lajmeve Reuters.
Hakerat kanë sulmuar të paktën 30 organizata dhe mes viktimave renditet edhe Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar, por edhe shërbime të ndryshme të qeverisë greke, qipriote dhe irakiane.
Pre e sulmeve kanë rënë edhe organizata civile në Turqi, si Llozha e Frimasonëve.
Sipas Reuters, SHISH tha se sulmet janë drejtuar nga infrastruktura që nuk renditen si të klasifikuara, pra nuk është prekur asnjë “sekret shtetëror” i çfarëdolloj niveli.
Ministria e Brendshme e Turqisë nuk ka pranuar të komentojë për rastin por tha se edhe Turqia ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve.
j.l./ dita

Lajmi është dezinformatë! Nuk ja asnjë artikull i tilllë në Reurers mbi SHISH!