Agjencia e njohur britanike e lajmeve Reuters ka bërë një shkrim për turizmin shqiptar, duke u ndalur në Porto Palermo.
Sipas Reuters, kjo zonë nuk duhet humbur pa vizituar.
Agjencia prestigjioze tregon edhe një histori për kohën kur Shqipëria ishte e mbyllur nga regjimi komunist.
“Në vitin 1984, kur Shqipëria ishte një shtet i izoluar komunist dhe në të njëjtën gjendje të mykur si Koreja e sotme e Veriut, një “Mercedes” ku ndodhej një zyrtar gjerman vizitoi Shqipërinë dhe u nis drejt majës së Llogarasë, me pamje nga gjiri i bregdetit të thyer Jonian të Shqipërisë.
Duke dalë nga makina e tij, Franz Josef Strauss, atëherë drejtues i Bavarisë dhe një prej zyrtarëve perëndimorë të rrallë që shkelte brenda Shqipërisë së Enver Hoxhës, ishte i goditur befas nga ajo që pa. “Kalifornia e virgjër,” – vërejti ai.
Tri dekada më vonë, Gjiri i Porto Palermos, kështjella dhe ujërat e saj të thellë blu janë një nga tërheqjet kryesore turistike të vendit, të botuar në gazeta dhe në listat e para të faqeve të internetit në Europë, për ta vizituar atë, pa hezitim.
Pasi u vendosën anije ushtarake dhe nëndetëse, Porto Palermo ishte e mbyllur për publikun nën regjimin e Hoxhës.
Ajo u hap nja dy vjet pas rënies së komunizmit në vitin 1991 dhe Shqipëria filloi udhëtimin e saj të kapitalizmit.
Në ditët e sotme, gjiri merr sharm edhe prej izolimit, i vendosur vetëm nën një rrugë me dy korsi gjatë bregdetit dhe i fton të huajt të mësojnë sesi ai ishte i ndaluar dikur.
Gjermanë, çekë dhe turistë hungarezë dalin dhe bëjnë banjë edhe lakuriq”, shkruan agjencia e njohur./b.l

Po nga bishti i palles pse nuk keni gjet gjo
?!