Revista angleze: Fiasko në portin e Durrësit, Kurum do ta rishesë terminalin

redaktor

Revista e përmuajshme angleze “Port Strategy” shkruan se privatizimi i portit të Durrësit është një fiasko.

Ekspertët shprehen se një kompani metalurgjike mori bonus nga qeveria shqiptare për këtë koncesion, pavarësisht se nuk ka haber nga portet.

Në shkrim thuhet po ashtu se Berisha dhe Olldashi kanë shpërfillur konsulencën evropiane për të mos kompensuar kompaninë Kurum me koncesion.

Por skandali bëhet më i rëndë pasi revista shkruan se është e pazakontë që pasi të fitosh një koncesion, menjëherë të gjesh mundësinë për ta shitur atë.

Për më tepër, Kurum kërkon ta shesë me skonto.

Revista britanike shkruan se pritshmëritë e Kurum janë aspak reale, pasi ata pretendojnë 100 milion dollarë.

Share This Article
1 Comment
  • ‘Pergezoj turqit e KURUM-it’, qe kuptuan se Industria Detare, eshte profesioni me i vjeter i historise se njerzimit por dhe i kushtetutionalizuar heret ne shkence.
    Pervoja e Kurumit perftuar ne administrimin e sektorit te ndertimit dhe riparimit te anijeve, Kantjerin Detar Durres, ate qe nga nje ndermarrje e frekuentuar edhe nga shume anije te huaja dhe tragete, e cuan ne ‘hatlla’; do te sillte po te njenjtin fat edhe per Terminalin e Konteniereve, mesa duket i ka prekur dhe ndergjegjesuar administartoret e tyre te paditur ne fushen e industrise dhe tregetise detare, se menaxhimi dhe administrimi i ketij sektori mjaft te avancuar ne vendet qe na rrethojne, kerkon pervec dijes administrative dhe menaxhuese dhe investime te ndjeshme ne infrastrukturen vertikale dhe horizontale te perpunimin te konteniereve.
    Mire qe po largohen me kohe, per te evituar edhe nje fat tjeter te hidhur, qe provuan shume mjeshtra te kantjerit, me mbylljen e tij, mjeshtra qe do ti kishin zili edhe kantjeret e vendeve fqinje ku sot anijet e pakta me flamur shqiptar bejne dokimet dhe punimet periodike te domosdoshme per mbajtjen e klasit si mjete lundruese transporti, i pershendes sinqerisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *