Pasi arrita të përtyp dhimbjen e trishtimin, ndjeva revoltë gjithëpërfshirëse!
Revoltohem me ty monstër-njeri, që gjithë shoqëria të ka ushqyer me bindjet e superioritetit gjinor e pastaj të krijoi gjithë kushtet e mundësitë me mosfunksionimin e asnje institucioni,strukture që ti të vazhdoje për vite të tëra me shfrytëzimin ndaj të miturave!
Revoltohem me ty drejtor shkolle, që me papërgjegjshmerinë dhe pandjeshmërinë që zotëron,fshihesh pas justifikimeve boshe! Ti ishe në dijeni! Ti heshte!
Revoltohem me ju të ashtëquajturat nëna të dyta që në vend ti jepni gjithë edukatën seksuale të munguar,t’u flisni hapur e t’i mesoni të ngrenë zërin fëmijëve,i bëni të ndihen akoma me inferiore dhe i ndrydhni ne mendime e liri! Ju ishit në dijeni! Ju heshtët!
Revoltohem me ju struktura të panumërta të mbrojtjes së fëmijëve! Ju keni dështuar! Propaganda juaj e përditshme nuk po jep kontribut real në shoqërinë tonë!
Revoltohem me ju media gjakpirëse e cënuese të pashoqa të të drejtave themelore te njeriut! Ju që asnjëherë nuk ditët të promovoni vlera e të mbështesni kauzat reale,por vetëm gërrmoni për detaje zemërthyese që klikimet tuaja te shtohen!
Revoltohem me ju organet ligjvënëse që jo vetëm jeni steril në identifikimin e parandalimin e pedofilave,por me masat tuaja ligjore lehtësuese dhe boshlliqet në ligj,u mundësoni këtyre qenieve të përdhunojnë një herë,dy herë e përsëri e përsëri! Ju i njihni e nuk i ndaloni!
Revoltohem me familjen shqiptare! Me frikën që mbizotëron në tavolinat tona për të thënë të vertetat! Me dëshirën për ta kornizuar cdo femër sipas pritshmërive te shoqërise! Me edukimin e cunguar për të folur me fëmijen,per të pranuar gjithë natyrshmërine emocionale dhe dilemat e moshës! Para se t’i duam pa kushte,duhet të edukohemi!
Revoltohem me veten dhe me bashkemoshatarët e mi! Ne që gjykojmë moshataret tona kur i publikohen video private,që qëndrojmë indiferent ndaj dhunes psikologiike konstante dhe bullizmit! Ne që shumë tema i trajtojmë si tabu ose gjykojmë kur ka një mendim divers! Ne që na mjafton ai realiteti në dukje i kompletuar që kemi krijuar në mendjen tonë,por asnjëherë nuk shohim larg rrezes sonë së vështrimit! Revoltën më të madhe e kam me ne!
Por revolta është vetëm një menyrë për të shfryrë frustrimin shumëvjecar! Revolta nuk është ofrim zgjidhjeje. As prononcimet individuale,as vënia e gishtit. Ndonjëherë sherbejnë vetëm për ndërgjegjësim,por dhe ky afatshkurtër dhe lehtësisht i harrueshëm!
Prandaj revoltën që kemi sot le ta përkthejmë në akte konkrete!
Le të kerkojmë që edukata seksuale të jete e detyrueshme si lëndë nëpër shkolla dhe mesuesit që do e japin si lëndë të jenë mëndjehapur dhe mirëkuptues,që të stimulojnë të rinjtë për të folur!
Le të kerkojmë reformim të ligjit shqiptar në shtrëngimin e masave ligjore,zgjatjen e afatit të dënimit me burg,kontrollimin e individëve të dënuar pas lirimit etj.
Le të krijojmë platforma të mirëfillta edukuese! Qoftë për të drejtat e fëmijëve e njeriut e qoftë për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi rëndësinë e individualitetit!
Le të flasim e trajtojmë më tepër temat delikate! Të ngremë struktura debati të mirëfillta e të shëndetshme!
Të degjojmë njëri-tjetrin. Të pranojmë njeri-tjetrin.
Të duhemi. Pa mbetje të prapambetura mentaliteti,pa frikëra gjykimi!
Të duhemi pastër!
Brixhilda Gurakuqi

E nderuar, edukata seksuale nuk ka te beje me ndergjesimin e femres ndaj ngacmimit seksual. Familja, nena duhet te bisedoje me vajzen dhe t’i flase asaj se si te veproje ne rastet e ngacmimeve seksuale. Ndoshta, qe te thyhen barrierat e komunikimit, shkollat mund te organizojne aktivitete te perbashketa ku ne to te ftohen edhe nenat e vajzave. Ngacmimi seksual mund te filloje edhe mes vete femijeve, prandaj vajzat duhen inkurajuar qe te diskutojne me mamate e tyre cdo dyshim e shqetesim.
Sic eshte pasqyruar dhe ne shkrim, kur diskutohet mentaliteti dhe tabute, edukimi seksual ne shkolla sherben si nje mjet i ndergjegjesimit te femijeve per te mos moralizuar veprimet seksuale sipas metrit social, por per te qene te lirshem ne veprimet e tyre. Akoma me me rendesi eshte fakti i çmitizimit te seksit si fjale dhe si koncept. Pervec ketyre edukimi seksual sherben qe femija te arrije sa me natyrshem pjekjen dhe qe te mos kundershtoje natyren e vet. Ka shume argumenta qe mund te rreshtohen per futjen e edukimit seksual neper shkolla. E gjej te pavend komentin tuaj sepse te dyja temat jan trajtuar vecan, por me te njejten fryme.
Brava, brava, brava. Jam komplet me ty, me shkrimin tend. Nuk jam aspak me ligjet e shtetit qe jane shume tolerante mbi keta maskarenj por mbi te gjitha jam kunder shtypit qe pranon diskutime qe kane fjalor fyes per keto fatkeqe duke i vene epitete.
sepse kto medie nuk i sherbejne aspak
shoqerise shqiptare , por shkaterrimit te saj
dhe kjo per 30-vjet me radhe dhe jovetm kaq ,
por bollokojn cdo koment ,
qe tenton te nxis ate shoqeri dhe kushtoje
vemendje tematikave te tilla qe perbejne tema tabu
per shqiptaret ,tema qe per shoqerite europiane jane ne rend te dites .
Kta qe qendrojn pas monitorve te ktyre medieve ,
jane njerez jonormale , si pothuaj shumica ne ate vend
Brixhilda, edhe une jam i relutuar sepse skandali ne shkollen e muzikes ne Fier u mbyll, (apo e harruat)??
Jam i revolutar se keto mostra pa dallim i prodhon ky sistem, kjo pandeshkueshmeri. Jam i revoltuar se shoqeria hesht, eshte dorezuar, e ka pranuar kete realitet te hidhur dhe shpreson te mos ti ndodhe nje gje e tille.