Libri “Revolta e Spaçit” i Bedri Blloshmit, i botuar së fundi, jep dokumenta dhe dëshmi mbi ngjarjen kulmore të rezistencës antikomuniste në këtë kamp gjatë tri ditëve 21-23 Qershor 1973. Me punën e tij të palodhur në dokumentimin e krimeve, Bedriu mbetet zëri i parë denoncues i paligjësive flagrante të atij regjimi. Metoda e tij është të vërë arkivat të flasin. Eshtë meritë kryesisht e këmbënguljes së tij që kjo vazhdë paligjësish po mbetet në vëmendjen e publikut dhe shpresojmë edhe të ndërkombëtarëve. Shumë vuajtës të tjerë me mendësi më “praktike” e kanë braktisur këtë kapitull të së kaluarës tragjike duke ua lënë fushën të lirë forcave që duan t’i quajnë ato masakra e tortura një hollësi të parëndësishme të mbasluftës. Ai jo. Mbetet i përkushtuar që ta vazhdojë sa të ketë mundësi dhe frymë ndriçimin e gjithshkaje të ndodhur në ferrin e burgjeve e kampeve, po edhe në mbarë vendin, në dobi të një ndërgjegjësimi të gjithë opinionit. Dokumentin nuk e kundërshon dot askush. Në këto libra të tij të mbushura me dokumentet e regjimit (që nga hetuesi, te gjyqsori e te kuvendi popullor), del e qartë që sistemi komunist ka synuar mbi të gjitha të shkelte me këmbë, ta asgjësonte vullnetin e individit, jo vetëm të kundërshtarëve, por edhe të vetë përfaqësuesve të ligjit që kishin për detyrë të mbronin të drejtat e individit. Panorama që rezulton prej tyre është e trishtë në kulm, një aparat rrogtarësh që megjithëse kanë funksionin e mbrojtjes së ligjit, nuk heziton të vihet në shërbim të gënjeshtrave më absurde, mjaft që dikush nga lart t’ua jepte “orientimin”. Nuk besoj të ketë periudhë të historisë sonë ku zyrtari të jetë katandisur një hije e bindur e pushtetit, sa ajo e këtyre dekadave kur Shqipëria u izolua tërësisht edhe nga ish miqtë e saj të kampit socialist. Por sëbashku me shkeljet barbarisht të dhunshme të ligjit, del në pah edhe forca morale e të burgosurve. Krahasimi mes dy rasteve përbën vlerën e librit. Të habit njëkohësisht sesa indiferent tregohej regjimi për gjurmat trashamane që kjo praktikë e tij do linte mbrapa në arkiva, e zeza mbi të bardhë. Bie në sy gjithashtu numri i shpërpjestuar ndaj popullsisë i efektivit të burgjeve (dhjetra kampe e burgje me qindra të burgosur secili, dhe një hordhi e tërë policësh për t`i ruajtur). Efektivi i të dënuarve përbëhej nga të rinj e burra të çdo moshe, që u përkisnin familjeve o krahinave ende të pashtruara plotësisht, (rasti më flagrant ai vetë, familja Blloshmi, që duke qënë në pikën e kalimit të formacioneve komuniste nga Jugu në Veri, si edhe familja Biçaku u vuri pushkën partizanëve dhe për këtë pati më vonë plot të ekzekutuar) por edhe të tjerë që u binte shorti të rrëmbeheshin nga gjiri i familjes dhe të mbushnin planin e prodhimit të mineralit, vargan minatorësh pa pagesë dhe pa masa sigurie në ferrin e kampeve të Veriut.
Raportet e hetuesve bëjnë fjalë për organizim revoltash (sigurisht krejt imagjinare kur mendon se u referohen personave që s’kanë minimumin e hapësirës për ta bërë një gjë të tillë). Janë metoda hetimesh tërësish antiligjore sadoqë me firma dhe vula, dhe pranë tyre, nga deponimet e të hetuarve vërtetohet pafajësia e tyre, sepse kërkesat e tyre janë vetëm për kushte pune e jetese më njerëzore. Derisa, duke u shtuar presioni policor, revolta shpërthen, e vërtetë këtë rradhe. Eshtë e qartë që diktaturës së terrorizuar nga frika e një ekonomie të dështuar i duhej një matje forcash e vazhdueshme, një sfidë e tension i paprerë me ata që kishte nën thembër, për ta mbajtur klimën të egërsuar. Për këtë arsye gjendej përherë një pretekst rreziku të shpikur, që të kalonte si erë e ftohtë nga burgu – jashtë dhe nga jashtë në burgje, dhe mbi të gjitha vigjilencë se mos ndodhte eventualisht një vllazërim mes rojeve dhe vuajtësve, vllazërim për të cilin të revoltuarit hodhën parrulla. Pra mosbesimi i diktaturës edhe ndaj veglave të saj të armatosura, sidomos ndaj ushtrisë, qe ankthi që i prishte gjumin diktatorit, dhe që u shpall disa muaj mbas Spaçit me kurthin që ai u ngriti gjeneralëve.
Por revolta e Spaçit dhe mënyra si u zhvillua, është një motiv nderi për kategorinë e djemve të dënuar politikisht dhe për atë pjesë të madhe të popullit që e ndjente peshën e diktaturës, motiv nderi në krahasim me gjyqin e gjeneralëve, sepse, me sa është marrë vesh deri sot, gjeneralët (disa prej tyre ndofta) e shumta mund ta kenë pasur vetëm ndërmend puçin, në fakt atyre iu krijua artificialisht prej tij – po e përsëris me të dhënat që kemi deri sot.. Kurse të burgosurit e Spaçit e më von të Qaf Barit, të paushqyer e pa asnjë armë në dorë, e bënë fora në revoltë të vërtetë megjithse të rrethuar e me ujin e bukën në dorë të komandës.. . Ndodhi prej kombinimit të dy faktorëve, vuajtjes sfiltëse dhe presionit çnjerzor të komandës, që kërkesat e tyre u shndërruan nga ordinere në politike dhe kombëtare, duke i hequr yllin flamurit, duke iu drejtuar OKB-s e duke u rezistuar veç me drurë trupave speciale të armatosura gjer në dhëmbë. Kjo revoltë pra sëbashku me revoltat e tjera më herët e më vonë përbën histori, një histori nderi por që nuk është ndriçuar plotsisht as sot mbas 25 vjet gjoja pluralizëm. Dhe gjaku i djemve të Spaçit e të Qafë Barit, e meriton vendin e tij të nderit në Panteonin tonë të lirisë, të populluar shumica me vlera të dorës së dytë.
Eshtë kjo lloj literature që do të ndihmojë ndërtimin e demokracisë së vërtetë duke demaskuar demokracinë e përmbysur që na u hoq qafe për shkak të kushteve ndërkombëtare por që mbetet sindromë e përpjekjejeve të mbas’ 90-s për ta përdorur pushtetin me metoda imponimi dhe dizinformimi. Këta libra ndihmojnë për ndërtimin e një shoqërie dinjitoze, pikërisht sepse evidentojnë vlera civile të mbrojtura me vuajtje e gjak. Por deri sot njohja e heronjve që i rezistuan terrorit, e shembullit të tyre si gur themeli i përtëritjes morale nuk ndodh, prandaj dhe s’kemi as shenja të dukshme të një demokracie reale, por kemi, përveç korrupsionit galopant edhe frymën e diktatit, që kërkon vetëm të zgjasë përjetësisht pushtetin me anën e armës së vjetër: Të krijimit të tensioneve artificialisht, të armiqësive dhe thashethemeve, e kundërta e disponimit serioz për debat thelbësor. Atyre djemve që dhanë jetën në luftë të pabarabartë me diktaturën u janë bërë nderime në raste përvjetorësh sa për të kaluar rradhën, por jemi akoma larg që tu njihet roli si pararendës të demokracisë. Sepse vetë kalimi i pushtetit në vitin 1991 në fakt nuk ndodhi në frymë përtëritëse dhe demokratike, por qe një dorëzim çelsash “brenda nesh”. Duhet pa tjetër të marrë fund fryma konservative që argumenton se “këtu ka pasë shtet, ndaj shkeljet që evidentohen në këta libra kanë qënë tepërime të burokracisë, që nuk prekin thelbin e fitores mbi fashizmin” e të tjera justifikime; ajo frymë ruajtje të së vjetrës të zëvendësohet nga ideja e lirisë siç e aspironin ata djem, pra të braktiset në fakt praktika e rrënjosur me shekuj se e reja duhet të ngrihet brenda pallatit dhe mbi terrenin ekzistues, që do të thotë, punën e bën tarafi dhe jo personaliteti që sjell ide të reja. Te ajo revoltë e 21 Majit 1973, përveç katër të ekzekutuarve, e sfiduan rrezikun për dënim kapital edhe shumë të tjerë po aq të vendosur në organizimin dhe rezistencën e saj – 67 të ridënuar si pjesëmarrës aktivë nuk ësht numur i pakët. Pra nuk është modeli që na mungon, por kurajoja në shoqërinë moderne, do të thotë jo vetëm dinjitet vetiak, por edhe qartësi për një kauzë shoqërore e kombëtare, dhe në Spaç ajo u shpalos e plotë. Flamuri pa yll dhe gjaku i katër djemve, përbën një stacion në historinë tonë, s`mund të ketë kundërshtime për këtë, dhe si i tillë duhet të trajtohet. Prandaj ecja mbrapsht që kemi provuar në këto 25 vjet me praktikat prepotente të tarafeve është krejt jashtë vendi, e dalë mode sa s’ka.
Kategoria e ish të përndjekurve, duhet të jetë bartëse e idesë përtëritëse, dhe të mos humbë rrugën në konflikte të kota të nxitura për të ngritur rrëmuja. Vërtet ajo ka probleme jetese ende të pazgjidhura, por mendoj që në këtë sektor ajo duhet ta konsiderojë veten thjesht “grup interesi” (me një prestigj madje që nuk mund t’i ngjasë askuj tjetër) dhe të negociojë me çdo qeveri si i tillë, pra si e barabartë me to e pa preferenca paraprake. Nuk ka nevojë të preferojë ndonjë palë që e ka marrë mbrojtjen e saj rrugës, me që presupozohet se i ngjaka. Ngjashmëria ose jo me ne u provua me të tepërt në dy dekada si e paqënë; është praktika dhe frytet konkrete të secilës nga dy pjesët që dolën prej ndarjes së ish nomenklaturës, ato që ngrejnë peshë. Simpatia e tepërt falë premtimeve e jo realizimeve tregon oportunizëm ose naivitet. Nëse do të jetë fjala për drejtim mirfilli politik, kategoria e ish të përndjekurve duhet të shohë përsëri nga rezultatet se me ç’lloj njerëz e forca mund të dialogojë që të realizojë kërkesat dhe amanetin e atyre që u vranë në burgje e kampe dhe në vitet që po jetojmë, pra si të zërë vend realisht demokracia në Shqipëri. Nuk ka dhe s’mund të ketë tjetër qëllim. Çdo konsideratë se këtë detyrë mund t’ia besojë dikuj mbi bazë simpatish e gjoja ngjashmërish doli gjë e kotë dhe e dëmshme.
.. .

edhe pa e lexuar natyrshem lind pyetja se ne ato burgje a pati ndonje ordiner apo ishin te gjithe disidente sepse disidenca si perkufizim eshte intelektualizem qe me vetedije iu kundervihet statukuose duke rrezikuar gjithshka? Per disidentet e vertete – (jo ordineret e konvertuar ne burg apo bijte e kolaboracionisteve qe donin te shpagoheshin per dicka qe dhe perendimi e beri ndaj kolaboracionisteve), lavdi dhe nderim. Per ordineret asgje, per te pafajshmit qe e hengren kot nda komshiu apo kolegu, demshperblim monetar por jo lavdi se nuk ishin nga trima qe iu kundervune monizmit. Prandaj, ne interes te disidences se vertete dhe qe historia te mos behet lesh e qime, te ndahet shapi nga sheqeri – disidentet e vertet nuk kane nevoje per demshperblim sepse nuk e bene per para, ordineret te mos na cajne bythen por te rrine drejt se nuk u ka kush faj.
po ti torollaku pa asnje pune
e lexove artikullin ? lexim nuk dmth kendim ,mos u ngaterro !
meqenese ti je idiot ose rilindiot , une duhet te denoj dhe femijet e tu ?
fshatar i reformes agrare ,lexo librat e Nexhmijes ,leri keto artikuj
1] “Të habit njëkohësisht sesa indiferent tregohej regjimi për gjurmat trashamane që kjo praktikë e tij do linte mbrapa në arkiva,
e zeza mbi të bardhë ”
nuk ka asgje per tu habitur , sepse ata jetonin ne delirin e perjetesise , eshte semundje e cdo diktatori dhe regjimi .kurre nuk e mendojne fundin e tyre
2] “celsat qe dorezohen mes nesh ”
Nuk do te kete kurre dhe asnjeher nje zhvillim normal te atij vendi ,
pa u ber dekomunistizimi ,pa u hedhur drite mbi cdo detaj dhe cdo fajtor
nuk ka dekriminalizim politike ,gjyqesori e llogje pa u bere dekomunistizimi
pa gjueti shtrigash e hakmarrje meskine ,por thjeshte E VERTETA
derisa kjo nuk do behet ,do kete gjithmone dorezim celsash ,derisa te ngelet
thjesht nje shprehje gjeografike ,dhe kam frike se nuk ka me zgjidhje
3] Panteon lirie nuk ka ky popull ,jo se ka heronj te dores se dyte
po se eshte vete popull i dores se dyte , nje mase amorfe qe konsumon oksigjenin kot se koti , nje turme e demonizuar nga udheheqesi qe cirret me fort ,qe i shtyp me shume , qe i mashtron me bukur
leri ata DJEMTE E SPACIT menjane ,mos mi perzje me panteonet e
qemal stafes ,popovicit ,miladinit , dhe torollakun Velo qe u merzit me dele
dhe doli partizan .Ata behen pis me turmen .
turma ka Nexhmijen qe ndihet Nene Tereza ……
Edhe ti o i shkrete je pasoje e atij regjimi te gjakatareve injorante qe mendon keshtu. Edhe pse nuk ke qene i persekutuar mendon vertet se ke jetuar ? por ndoshta aq e keni pas hapin dhe ajo jete e varfer ju dukej e bukur…… Varet se nga vjen dhe sa mendon ……….
*****Duhet te sqarohet se kushe ishin ata djem qe z.Blloshmi i etikon si heroje !?Perse u futen ne burge ?,çfar motivacioni kishin perpara hyrjes ne burge ne jeten e klases puntore ,fshatare ose ushtarake ose qytetare ,dhe Jeta dhe sjellja para dhe ne burge ! *****Ka patur disa qe vertet ishin disidente ,por ka patur edhe disa dembele, aventurjer qe nuk punonin por merreshin vetem me aventura kriminale dhe deme , me vjedhje dhe imiralitete,qe ishin te denueshme ligjrisht per kohen, dhe nuk lejoheshin ne socializem dhe per pasoje denoheshin ligjrisht ,por edhe nga shoqeria organizata e parties ,e rinise ,e frontit dhe te tjera,qe mundohej ti edukonte,dhe te bente pune edukative .Kam njohur shume nga keta avanturjer qe nuk u zinte bytha vende u gjendej disa here puna dhe e braktisnin, keto jane denuar si hajdut ose si dembele qe kurre nuk punonte ne ndonje pune.Keta tipa nuk i sherbenin as vehtes e familjes ase atdheut tyre , pore ase shoqerise ne te silen jetonin .Duke u bere nje barre e keqe. Keshtu qe keta tipa perfundonin ne burg dhe po ky person tani na dele se eshte hero ?!.Por tani na merrin edhe demeshperblim nga gjepat e shqiptarve te varfer ,pra BARRE -DJE, BARRE -SOT ,ne kurrize te popullit !!!.?. Ne kemi puntor qe ka punuar 30 vjet Brenda ne minjer dhe ka marre semundje silikoze dhe i eshte shkurtuar jeta dhe nuk merr demshperblimin si e marrin keto ishe te denuar.Prandaj kur te cilesohen heroje duhet te vertetohet poltesisht se e meritojne kete titull te larte nderi siç na sugjeron Bedreiu.SHteti ne bashkepunim me organizatat e te perndjekurve te kaloje ne shqyrtimin e hollesishem te situates me gjakftohtesi dhe duke qene objektv pa pasjone te percaktoi saktesisht me emra qe sejcil te mbetet I qete se kushe eshte disidenti I vertete nga mashtuesi se dokumenta ka edhe deshmitar ka shqiperia eshte e vogel dhe njerzit nihen njeri me tjetrin,jo te paguhen pa studjuar dhe leket e shqiptarve te shpedorohen.Keto jane situata deshpruese ku te gjithe thone se kemi qene dissident,kur ai ka vjedhur ose vrare ?.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#####
Tasi me Leke, dhe i revoltuari Bedri jane dy personazhe tipike te kohes se qelbur qe jetojme. Madje ata te dy e perfaqesojne kohen tone, veset e kohes tone me mire se kushdo tjeter. Sepse ata vesin e sendertojne me libra, ose botime, vepra te tjera artistike.
Gjithesesi kushdo ka te drejten e masturbimit edhe social-politik-letrar. Po vetem nje gje eshte mese e vertete, qe edhe “Blloshmi & Company” boll mire e dine, ose ata e dine me mire se te gjithe shqiptaret e tjere se: ne ate regjim politik, ekonomik, shoqeror, regjim i cili ne masen 97% zoterohej nga bijte me te devotshem te diktatures te proletariatit, pra perbehej nga puntoret dhe fashataret me besnike te Partise Punes Shqiperise, nuk mund te kishte revolta ne klasen e shkolles te fshatit, e jo me ne burgun shtetror te sigurise te larte. Po edhe mund te kete ndodhur dicka, qe pas 1990 mori vlera te larta sepse duheshin, sepse ashtu erdhi puna etj., megjithate nuk ka argumenta te shkruara ne formen e nje platforme desidente politike. Ka vetem deshira, enderra, supozime, pritmeni, shpresa etj., gjera normale per nje te burgosur padrejtesisht, ose me akuze te sajuar etj.
Nga ana tjeter. Kemi perpara sysh nje realitet 25 vjecar: 1990 – 2015, qe na tregon hapur, fare hapur se: cfare nuk po behet per te mbuluar Luften Antifashiste Nacional Clirimtare. Lufte e dokumenatuar boterisht me Rusveltra, Curcillera e Stalinra, me 6 milion hebrenj te shfarosur si mizat, me 25 lilion ruse te vrare heroikisht per mbrojtjen e Rusise, dhe te Europes Kurve, kemi edhe nje Amerike qe erdhi ne Europe kur lufta kishte mbaruar, por qe gjate 5 viteve te Luftes beri miliarda dollare pasuri me armet qe i shiste Hitlerit dhe Aleateve antifashiste. etj., etj, dhe megjithate Lufta e popullit shqiptar nuk po shuhet dot, dhe nuk do te shuhet kurre. Ndersa te perndjekurit politik dhe te burgosurit ( ca hajdute dhe ca politik) cfare nuk po bejne prej 25 vitesh duke falsifikuar historine dhe indentitetin e tyre vetiak, per te provuar se na paska patur nje “revolte” – me pordha gjumi ne Spac.
Ore kaqola, ishit dhe keni mbetur: Kush ju qiu? Saliu. Kush ishte Saliu? PPSH, kasapi. Kur? nga 1992 deri sot, pra edhe ne Demokraci Saliu ju qiu, dhe ju nuk beni gek-mek. Po ne Diktature ku Saliu ishte Mbreti, si mundej ju te revoltoheshit publikisht????!!!! .
Edfhe ai pak nder – i mendimit dhe veprimit ndryshe – ne vitet 1945-1992, ku edhe gjysherit e mi pesuan burg dhe vdekje, po meret neper kembe – jo, po shkelet me bythe e me keq, nga gangsteret-bashkepuntore te Diktatures te infiltruar ne burgun e Spacit, qe sot shkruaj “vepra”. Fuck You, forever. Tradhetare. Me mire i vdekur, se sa mes te vdekurish te pakallur.
Tani ti ne te njejtin koment shkruan:
“Madje ata te dy e perfaqesojne kohen tone, veset e kohes tone me mire se kushdo tjeter. Sepse ata vesin e sendertojne me libra, ose botime, vepra te tjera artistike.
Gjithesesi kushdo ka te drejten e masturbimit edhe social-politik-letrar. ”
….Kemi perpara sysh nje realitet 25 vjecar: 1990 – 2015, qe na tregon hapur, fare hapur se: cfare nuk po behet per te mbuluar Luften Antifashiste Nacional Clirimtare. Lufte e dokumenatuar boterisht me Rusveltra, Curcillera e Stalinra, me 6 milion hebrenj te shfarosur si mizat, me 25 lilion ruse te vrare heroikisht per mbrojtjen e Rusise, dhe te Europes Kurve, kemi edhe nje Amerike qe erdhi ne Europe kur lufta kishte mbaruar, por qe gjate 5 viteve te Luftes beri miliarda dollare pasuri me armet qe i shiste Hitlerit dhe Aleateve antifashiste. etj., etj, dhe megjithate Lufta e popullit shqiptar nuk po shuhet dot, dhe nuk do te shuhet kurre. Ndersa te perndjekurit politik dhe te burgosurit ( ca hajdute dhe ca politik) cfare nuk po bejne prej 25 vitesh duke falsifikuar historine dhe indentitetin e tyre vetiak, per te provuar se na paska patur nje “revolte” – me pordha gjumi ne Spac”
Cfare te te them vecse: masturbim te mbare socio-politiko-letrar.
Po te duash te njejtin patos mund ta perdoresh edhe per krimet e nje gjysem shekulli te shkaktuar nga enveri me shoket e kampit socialist. Ishte pikerisht ky qe shfarosi shume me teper shqiptare se pushtuesi dhe jo shqiptare dosido por elitat e shkolluara jashte shtetit. Stalini enveri me te tjere jane ata qe e meritojne te quhen bastarde pa lavdi.
Ai spaci eshte sot me i nevojshem per kete klase bandita te krimi , korupsjonit te pa nenshkueshmit e miljardave e te pa konfiskueshmit kete te beje drejtesia , dhe shume e drejte edhe nje shoshitje te te shpallur te perndjekur fiktive . mendoj se ky Bedri Blloshmi eshte karte e djegur e dale boje .
nqs do ishte tani viti 1992-1993 edhe mund te kishim pak respect per inerci..por sot ne 2015…
pranojme se enveri ishte dictator ( I nevojshem) por keto kokrroce qe hiqen si disidente.
disidentet ishin ne 1945-1953 pas kesaj keto ishin viktima te mjera qe I kapi lapsi ose per merite te hetuesve qe donin te benin kariere ose ju krruajt bytha vete.
nje histori e pabesueshme per keto felliqsira.
para dy vitesh ne tetor 2012 isha ne nje miting I organizuar para OKB ne NY ne perkrahje te te perndjekurve politike qe I dogji kanibalizmi berishe…lirak bejko me shoke
pothuajase 99 perqind e fjaleve dhe kritikave ishte kunder komunizmit dhe enver hoxhes..dhe vetem 1 % kunder sali berishes
pra lirak bejko u dogj nga berisha apo enver hoxha
po hysen shoshori
gjyqi e enverit e denoi me burg kurse deshmitari kanibal berishe kerkoi VARJE NE LITAR.
E FUNDIT ME NEVERITSAJ PER KETO QELBESIRA:
DISA TE BURGOSUR POLITIKE TIP BLLOSHMI KUR LIRAK BEJKO DIGJEJ KETO I CONIN KARTOLINE BERISHES NE 15 TETOT 2012
HARRAM PARET QE PO MERRNI
EDHE FEMIJET QE NUK KANE LINDUR AKOMA DO PAGUAJNE PER JU.
TE ME FALIN NJA 10-15 PERQIND QE KANE TE PERNDEJEKUR POLITIKE FISNIKE KURSE KETO BEDRI BLLOSHMAT MALLKUAR..
NESE VILSON BLLOSHMI DO COHEJ NGA VARRI TE PARIN QE DO EGZEKUTONTE DO ISHTE QELBESIRA 2B BEDRI BLLOSHMUTI
Keto qe na tregon Blloshmi ja perralla te bukura me mbret! Cilet jane keta heronj, o Bedri-leshi? Pjesa me e madhe e tyre ishin hallexhinj qe Enveri i futi ne burg per politike e qe nuk kishin asnje lidhje me politiken. Po ne burg futi dhe hajdutin, perdhunuesin, sherrxhiun,imoralin etj., e pastaj, duke i cilesuar si plehra te shoqerise e njerez te pandreqshem, per ti mbajtur me gjate ne burg i denoi si armiq te Partise. Ty o Bedri, te futen ne burg se vodhe kooperativen, e per te mbajur brenda 10 vjet se ishe hajdut, ngratesxhi, shpifes e dallkauk, ta rrasen ne politike. Ne hetuesi dole deshmitar kunder vellait tend, ne demokraci, vajza e ketij vellai te akuzon si mashtrues dhe hajdut te parave te burgut te atij vellai qe spiunove. Boll me kaq, se bemat e tua nuk kane fund. Mos fol me se qelb faqet e shtypit!