Revoltë e emigrantëve në Lesbos

Elton Tafaruci

Situata e emigrantëve në kampin e Morias në ishullin Lesbos sa vjen e përkeqësohet. Gjendja u përshkallëzua si pasojë e revoltës së dhunshme të të strehuarve në kamp dhe përplasjes së tyre me policinë, ditën e martë.

Emigrantët dogjën kazanët e mbeturinave dhe goditën me gurë e sende të forta policinë, ndërsa raportohet se dhjetra prej tyre janë plagosur.

Tensioni në Lesbos është i lartë, ndërkohë që anijet transportojnë grupet e refugjatëve drejt Turqisë, në kuadër të ujdisë kontraversiale të 7 Marsit, të firmosur mes Brukselit dhe Ankarasë.

Kampi i Morias në ishullin Lesbos u vizitua pak ditë më parë nga Papa Françesku (16 Prill). Ati i Shenjtë shpërndau mesazhin e shpresës, u tha refugjatëve se ata nuk janë vetëm dhe i bëri thirrje qeverive ndërkombëtare të mos i trajtojnë njerëzit, si mallra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *