Presidenti Perez teston skuadrën, pesë yje të formacionit kërcënojnë me largim nëse qëndron portugezi
Hoze Murinjo ka kundër pothuajse gjysmën e formacionit të Realit dhe në rast se ai konfirmohet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, atëherë nga “Shtëpia e Bardhë” mund të ketë eksod masiv. Gazeta “El Pais” ka bërë të ditur se pesë lojtarë të rëndësishëm të formacionit titullar të të bardhëve nuk e duan portugezin dhe do të largohen nëse presidenti Florentino Perez vendos ta mbajë. Të pesë lojtarët ia kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre Perezit, duke i dhënë në këtë mënyrë një ultimatum presidentit. Gazeta shkruan se Perez kishte urdhëruar stafin të organizonte një sondazh formal në skuadër, për të kuptuar se sa e dëshirojnë Murinjon dhe rezultati e ka frikësuar. 15 lojtarë të skuadrës nuk e duan më në skuadër trajnerin dhe pesë nga këta janë hapur kundër. Dy prej tyre dihen botërisht, janë kapiteni Iker Kasijas dhe mbrojtësi Sergio Ramos. “El Pais” shkruan se Perez ka mbetur shumë keq dhe gati është penduar që ka marrë portugezin, marrëdhëniet e të cilit me lojtarët rrezikojnë të minojnë skuadrën. Kjo mund të sjellë fundin e bashkëpunimit dhe çdo ditë ka pasur spekulime për largimin e trajnerit dhe kandidatë të rinj për ta pasuar atë në krye të të bardhëve. Ndërkohë, problemet e Murinjos janë shtuar në prag të ndeshjes kundër Borusias në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Portieri Lopez dhe mbrojtësi Marcelo janë dëmtuar në ndeshjen me Betisin, ashtu si dhe Modriç. Të tre nuk do të jenë në gjendje të luajnë në Dortmund, aty ku Reali u mund në fazën e grupeve.

OH ,sa qejf kam te rri ky rrugaci murinjo ne MADRID dhe te vene tek Barcelon ,Ramos dhe Kasijas .
Mourinjo vazhdimisht ka sjelle probleme brenda dhe jashte klubit,pakenaqesia e lojtareve te Realit tregon mos funksionimin e trurit te portugezit