Revoltohen tifozët, Igli Tare mund të dorëhiqet

Bledar Lumani

Igli Tare mund të japë dorëheqjen si drejtor sportiv i Lacios.

Shkak është bërë mbrojtësi Davide Astori.

Tare kishte arritur marrëveshje me klubin e Kaljarit dhe vetë lojtarin për transferimin e tij tek Lacio.

Por, orët e fundit ka ndërhyrë Roma dhe duket se mbrojtësi do të transferohet tek rivalët e urryer.

Për këtë arsye, tifozët e Lacios janë tërbuar.

Vetë Igli Tare thotë se Astori nuk ka firmosur me Romën.

Sipas tij, Lacio ka vepruar si ekip i ndershëm, ndryshe nga Astori, që me sa duket ka ndërruar mendje në momentet e fundit.

Duke iu përgjigjur tifozëve, Tare ka thënë se nëse nuk arrihen objektivat në merkato, do të dorëhiqet./b.l

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *