Evi Kokalari është revoltuar pas propozimit të emrit të Bleona Qeretit, për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit.
Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill.
Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot.
Jam pa fjalë”, shkruan ajo.
Kujtojmë që si Kokalari, si Qereti, janë aktiviste dhe mbështetëse të Donald Trump.
Gjatë fushatës së tij, ato u shfaqën duke pozuar krah Richard Grenell, ndërsa Bleona madje, ndryshe nga Kokalari, ka arritur edhe ta takojë personalisht Donald Trump.
Ndërkohë, Bleona nuk e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Këshill.
a.m/dita

Une nuk e kuptoj pse Departamenti i Shtetit nuk e shpall kete armeke te SHBA-se “Persona Nongrata”?!