“Në opozitë vjedhin këngët e mia, në pushtet festojnë me Çiljetën”

Bora Basholli

Pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë, ka reaguar këngëtari i grupit rock, “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale.

Vokalisti  ka theksuar në statusin e tij, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.

Ai thekson se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngët, të cilët i cilëson si pronë.

“Dy fjalë për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosovë Shqipëri)!

Kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendo çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.

Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *