Revolucion në futboll, propozohet heqja e merkatos dimërore

Ornela
Illustration - UEFA - Champions League - 25.11.2009 - Foot Football - photomontage photo Montage - largeur action attitude ballon ballons Argent Monnaie symbole billet billets euros euro ballon 05173498

Një risi në merkato mund të ndryshojë ekuilibrat në futbollin europian.

Siç njofton e përditshmja britanike “The Sun”, skuadrat e Kontinetit të Vjetër janë dakort me propozimin për të hequr sesionin e merkatos dimërore, që i lejon klubeve ndërhyrjet dhe ndryshimet në organikë për pjesën e dytë të sezonit.

Pas vendimit që u mor në Kampionatin Anglez të Premier Leagues, për ta mbyllur merkaton verore përpara startimit të këtij kompeticoni, zgjedhje kjo që u miratua thuajse nga të gjitha klubet europiane, këto të fundit mund të ndjekin pikërisht gjurmët e anglezëve, çka do të sillte një panoramë tërësisht të re në futboll, një ndryshim madhor.

Heqja e merkatos dimërore do të ndryshonte lojën duke hapur letrat në tavolinë, pasi në këtë mënyrë shumë klube nuk do të kishin më mundësi shpëtimi me përforcimet e janarit, për të përmirësuar gabimet e bëra apo për të superuar dëmtimet e mundshme të lojtarëve.

Po sipas “The Sun”, klubet e mëdha europiane janë dakort me këtë propozim edhe pse vendimi zyrtar nuk pritet të merret tani shpejt.

Pas prezantimit edhe të teknologjisë Var, lidhur me Videoarbitrazhin, duket se për futbollin ka nisur një kohë ndryshimesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *