Organizatorët e turneut të “Wimbledon”-it, një prej takimeve më prestigjioze të tenisit botëror, vendosën të aplikojnë ndryshime për t’iu dhënë fund përballjeve sfilitëse.
Ideja revolucionare në ngjarjen britanike parashikon futjen e një “tie break” në setin e pestë, që do të luhet në shifrat 12-12.
Në këtë mënyrë, autoritetet angleze kërkojnë t’iu vendosin limit ndeshjeve maratonë, që cënojnë programin për sfidat pasardhëse, çorientojnë tifozët dhe kufizojnë transmetimet televizive.
Për nostalgjikët e sfidave ekstreme ka vend për një ndeshje në veçanti, të luajtur mes Ajner dhe Mahut, e cila zgjati 11 orë e 5 minuta dhe u luajt me ndërprerje në harkun e 3 ditëve.
Ashtu siç shpjegoi Filip Bruk, president i shoqatës që organizon turneun e “Wimbledon”-it, vendimi u mor në bashkëpunim me arbitrat dhe tenistët elitarë, pas një analize për 20 vitet e fundit të aktivitetit.
o.j/dita

Hiqini te vecantat qe ka turneu i “Wembledonit” dhe beheni njesoj me te tjeret.
Sipas Filip Bruk do te vije koha qe fituesi i ketij turneu do te percaktohet me nje monedhe dy-lekeshe short pa u luajtur dhe vendin do t’a zene reklamat qe sjen perfitime ne miliona pund etj.
Keshtu spektatoret nuk do te sfiliten me duke pare ndeshje te “stermundimeshme” (ato jane shume shume te rralla) dhe TV do te kene kohe te mjaftueshme per t’u marre vetem me intervistat dhe reklamat.