UEFA vendos, faza finale nuk do të zhvillohet më në një vend të vetëm, do të përhapet në gjithë kontinentin
Faza finale e kampionatit evropian Euro 2020 nuk do të zhvillohet sipas formatit tradicional në një vend të vetëm apo dy, si deri tani, por do të luhet në 13 qytete nga 13 vende të ndryshme. Ideja e hershme e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, është miratuar dje nga Komitetit Ekzekutiv. 13 vendet pritëse do të marrin pjesë në fazën e grupeve dhe nuk parashikohet asnjë bonus nga UEFA edhe nëse eliminohen duke munguar në eveniment. Vendimi parashikon disa rregulla për kandidatët që do të marrin pjesë në garë.
1 – Ndeshjet do të shpërndahen në 13 qytete të ndryshme, ndërsa një qytet i vetëm do të presë dy gjysmëfinalet dhe finalen.
2 – Do të pranohet maksimalisht vetëm një stadium për shtetet që do të përzgjidhen.
3 – Çdo federatë do të lejohet të paraqesë deri në 2 kandidatura, një për ndeshjet e grupeve dhe një për ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen. Çdo federatë ka të drejtë të përfshijë në këto dy paketa edhe një stadium të vetëm.
4 – Stadiumet që do të kandidojnë për fazën e grupeve nuk duhet të kenë kapacitet më të vogël se 30 mijë vende, për fazën e 1/16 jo më te vegjël se 50 mijë vende, në çerekfinale mbi 60 mijë vende dhe impianti i gjysmëfinaleve e finaleve duhet të akomodojë mbi 70 mijë spektatorë.
5 – Të gjitha vendet e përzgjedhura për të pritur ndeshjet do të marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese. Skuadra e një vendi pritës do të luajë të paktën dy ndeshje në shtëpinë e saj nëse siguron kandidaturën, por nuk garantohet zhvillimi i ndeshjes në shtëpi pas fazës së grupeve. Do të merret parasysh gjithashtu edhe fakti se një skuadër nuk duhet të udhëtojë më shumë se dy orë me avion, ndërsa skuadrat nuk do të detyrohen të akomodohen në vendet e tyre gjatë zhvillimit të evenimentit.
Ndërkohë, UEFA ka publikuar edhe afatin për paraqitjen e kandidaturave që do paraqiten që nga 28 marsi i këtij viti, ndërsa në prill dhe maj do të publikohen edhe ofertat. Një vit më pas, në shtator 2014, do të publikohen emrat e qyteteve pritëse.
Po Shqiperia me stadiumin e Sales a do ta coje kandidaturen