Revolucioni Google, shkon ne Hënë

Leda Hysa

Revolucioni i Google Maps kap majat dhe arrin gjer në eksplorimin e hënës.

Përditësimet e fundit të aplikacionit, bëjnë të mundur shikimin e një pjese të madhe të sistemit diellor, ku përfshihen planete , hëna dhe një stacion hapësinor.

Përtej etiketimit të pothuajse çdo rruge në Tokë, Google ka implementuar të renë më të fundit.

Duke përdorur rreth gjysmë milioni imazhe të kapura nga sonda “Casini”,( e cila pushoi së punuari shtatorin e kaluar pas 13 vite aktivitet), përpara përdoruesit servirën pamje të Merkurit, Venusit, Hënës, Marsit, satelitit të Jupiterit, Plutonit etj.

Google Maps sjell kështu eksperiencën e parë, ku çdo njeri mund ta ndjejë veten një astronaut i vërtetë, pasi ka mundësi të shohë dhe pamje nga stacioni hapësinor, e nga aty të shpalosë universin që na rrethon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *