Revolucioni katalanas: Barcelona mund të luajë në Itali ose Angli

Gazeta Dita

Gerard Figueras, drejtori i përgjithshëm i sportit i Generalitet de Catalunya (Qeveria e Katalonjës), në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një revolucioni, nëse të dielën Katalonja do të votojë për t’u ndarë nga Spanja. “Për ne është e qartë se sporti është pjesë e rëndësishme e referendumit.

Nëse do të fitojë ‘Po’-ja, imazhi i parë i pavarësisë së vërtetë të Katalonjës do të jetë ai i kombëtares katalanase në një ndeshje futbolli zyrtare. Dëgjoj shpesh të thuhet se sporti nuk duhet të përzihet me politikën.

Përkundrazi, sipas mendimit tim është e detyrueshme një gjë e tillë të bëhet, sepse sporti është një projektim i vendit në botë, për këtë arsye është shumë i rëndësishëm. Këto dy gjëra nuk mund të ndahen”, ka thënë Figueras.

“Ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhë me ekipet profesioniste, ku do të luajnë skuadrat katalanse dhe veçanërisht Barcelona. Nuk ka një përgjigje të saktë. Në rast të një vote pro pavarësisë, skuadrat katalanase që luajnë në La Liga, Barcelona, Espanyol dhe Girona do të duhet të vendosin seku do të luajnë:

Në kampionatin spanjoll apo në një vend afër: Itali, Francë, Angli. Pasi klubet të kenë vendosur do të zhvillohen negociatat me federatën që organizon kampionatin e përzgjedhur”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *