Revolucioni që tundi themelet e botës

Ornela

Xhevdet Shehu

Një vështrim i shpejtë mbi ngjarjen epokale të një shekulli më parë. Refuzimi nga amerikanët në tetor 1917 i telefonatës së revolucionarit rus për një vajzë leshverdhë… Lenini dhe Shqipëria: Pa 7 nëntorin e 1917-s nuk do të ishte 8 nëntori i 1941-shit që solli në skenë Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të shekullit XX. Pse triumfatorët e mëdhenj të vitit 1917 pësuan një disfatë të rëndë rreth 70 vjet më pas.

Nga Marksi tek Lenini

“Manifesti i Partisë Komuniste” është shkruar nga Karl Marksi dhe Frederik Engelsi në periudhën Dhjetor 1847-Janar 1848. Ky pamflet politik është kuintesenca e një filozofie të tërë komuniste që do të shfaqej dhe do të sundonte më shumë se gjysmën e botës në shekullin XX për rreth 70 vjet me radhë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite në një pjesë të botës.

Manifesti fillon më këto fjalë:

“Një fantazmë sillet nëpër Europë — fantazma e komunizmit. Të gjitha forcat e Evropës plakë, papa dhe cari, Meternihu dhe Gizoi, radikalët francezë dhe policët gjermanë janë bashkuar per t’i bërë luftën e shenjtë kësaj fantazme.

Cila është ajo parti opozitare, që nuk është akuzuar si komuniste nga kundërshtarët e saj në fuqi? Cila është ajo parti opozitare, që nuk i ka akuzuar gjithashtu si komunistë, për t’i poshtëruar, si përfaqësuesit më të përparuar të opozitës, ashtu edhe kundërshtarët e saj reaksionarë?”

Duke pasur parasysh ritmet e jetës dhe të komunikimit në shekullin e 19-të, shumë të paktë ishin ata që i morën seriozisht këto fjalë të dy mendjeve gjeniale.

Do të duheshin të kalonin 70 vjet që ajo “fantazmë” të shfaqej më ato përmasa që tashmë janë tepër të gjalla në kujtesën njerëzore: Një përmbysje apokaliptike që ndryshoi rrënjësisht rendin e gjërave të kësaj bote. Përmbysja filloi saktësisht në 7 nëntor të vitit 1917.

Prej atëherë, emrat e Marksit dhe të Leninit janë përmendur së bashku, ndërsa doktrina që do të pushtonte mendjet dhe zemrat e miliona komunistëve në mbarë botën do të quhej Marksizëm-Leninizëm.

Një takim i refuzuar

Në librin e tij tejet analitik “Paqe e rrënuar – Versajë 1919 dhe çmimi që paguajmë sot” (A Shattered Peace: Versailles 1919 and the Price We Pay Today), gazetari i shquar amerikan bashkëkohor David Andelman,  analizon marrëveshjen e Versajës në mbarim të Luftës së Parë Botërore she shkaqet që sollën një luftë botërore edhe më të përgjakshme pa kaluar as 20 vjet nga e para.

Kapitulli i parë nën titullin “Përpara drejt Parisit” fillon me një episod tejet domethënës që ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë botërore të shekullit të 20-të por edhe të shumë e shumë viteve që vijnë.

Ja si e përshkruan Andelmani këtë episod:

“Allen Dallesi qe bërë vonë për lojën e tenisit në kryeqytetin e Zvicrës Bernë. Njëzetekatërvjeçari, i cili një ditë do të bëhej kryespiuni i Amerikës, patriarku i Agjencisë Qendore të Zbulimit (CIA), sapo kishte mbërritur me tren nga misioni i SHBA në Vjenë për të marrë detyrën e re dhe ishte takuar rastësisht me një shoqe të hershme shkolle – një vajzë e kolme zvicerane, e cila e luante njëfarësoj tenisin. Tani ai ndodhej në legatën e SHBA në Hirschengraben duke u marrë me çantën sportive, kur sa po i vinte kyçin zyrës, ra zilja e telefonit. Telefonuesi u paraqit si një revolucionar rus, që e kishte të domosdoshme të fliste menjëherë me dikë nga legata. Dallesi nguli këmbë se qe krejt e pamundur dhe i tha të telefononte prapë të hënën,  Telefonuesi këmbënguli, me një zë që dukej se e kishte të ngutshme. Dallesi nuk pranoi, e uli dorezën me tërsëllëm, dhe mori me të shpejtë për te fusha e tenisit.  Mbrëmjen tjetër, rusi hipi e u mbyll në një tren zviceran bashkë me shokët e tij për të kaluar mes për mes Gjermanisë e për të sosur në stacionin e Finlandës e mandej në kryeqytetin e Rusisë Petrograd. Telefonuesi kishte qenë Vladimir Iliç Lenini.

Sa e ndryshme mund të kishte qenë bota sikur ai t’i ishte përgjigjur telefonatës së revolucionarit rus e jo asaj të vajzës leshverdhë, po vriste mendjen Dallesi gati dy vjet më pas, kur po përgatiste plaçkat përsëri, kësaj here për të shkuar në Paris për bisedimet e paqes, të cilat do të shënonin debutimin e vërtetë të tij në skenën botërore. Ndonëse Dallesi kurrë nuk e mori vesh se çfarë kishte pasur në mendje Lenini – ai thjesht mund të ketë pas shpresuar të hapte një dialog me Perëndimin – është plotësisht e mundshme, që një përçapje e tillë mund ta kishte bërë djaloshin amerikan të qndronte në Zvicër. Vendi i zhvillimit të bisedimeve kishte qenë shpërngulur në Paris nga Lozana, pasi demonstrata të punëtorëve, të ndezura nga Lenini dhe ithtarët e tij bolshevikë, kishin shpërthyer në Lozanë e anembanë Zvicrës…” shkruan gazetari amerikan mbështetur në kujtimet Allen Dallesit.

Lenini dhe Stalini

Nga 7-a tek 8-a

Shekulli i 20-të është shekulli më i përgjakshëm i historisë së njerëzimit me dy luftëra botërore brenda tij. Shekulli që shpërgjumi botën polli dy doktrina diametralisht të kundërta: komunizmin dhe fashizmin.

Pa asnjë dyshim revolucioni i 100 vjetëve më parë, i njohur si Revolucioni Socialist i Tetorit në Rusi është një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së njerëzimit. Pasi ka kaluar një shekull nga ajo ngjarje e pashmangshme në kujtesën historikë, është e pamundur të mos meditosh mbi faktet, arsyet dhe rezultatet që solli ai revolucion. Sepse ishte pikërisht ai revolucion që solli në skenë një sistem të ri shoqëror që theu kornizat ë ndryshkura shekullorë, duke u bërë faktori përcaktues për të gjitha zhvillimet e mëvonshme për gjetjen e ekuilibrave të rinj në nivel global.

Në një shkrim gazete është e pamundur të shkruhen të gjitha shkaqet që ë sollën atë revolucion dhe pasojat e tij. Për më tepër që për atë revolucion janë shkruar pambarimisht libra, analiza e artikuj të pambarimtë. Është 100-vjetori dhe është e pamundur ta anashkalosh një ngjarje të tillë epokale nga përkujtimi. Triumfatorët e mëdhenj të vitit 1917 pësuan një disfatë të rëndë rreth 70 vjet më pas.

Përkujtimi i këtij revolucioni, i shkaqeve të shpërthimit të tij, por edhe të pasojave dramatike që solli, për shqiptarët ka rëndësi edhe për rrethanat që u krijuan dhe ndikimin që revolucioni dhe idetë e tij patën në Shqipëri. Sepse pa 7-ën nuk do të ishte 8-a. Pa 7 nëntorin e 1917-s nuk do të ishte 8 nëntori i 1941-shit që solli në skenë Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shekullit XX me afro 50 vitet e sundimit të saj. Enver Hoxha, themeluesi PKSH dhe sunduesi gjysmëshekullor i Shqipërisë ka qenë një ithtar i zjarrtë i doktrinës marksiste-leniniste.

Shqiptarët kishin arsye të shprehnin simpati për Leninin dhe qeverinë sovjetike, pasi ai denoncoi traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915 për copëtimin e Shqipërisë.

(Për këto do të flitet më hollësisht në numrin e nesërm të gazetës ‘DITA’).

Lenini

Në 8 nëntor 1917 Lenini u emërua Kryetar i Këshillit të Komitetit Popullor nga Kongresi Sovjetik Rus. Sa herë është folur e flitet për revolucionin e Tetorit, duke pasur parasysh diktaturat që u vendosën më pas, më së shumti flitet për krimet e atij regjimi sidomos në Bashkimin Sovjetik të udhëhequr nga pasardhësi i Leninit, Stalini. Janë të njohur gulagët në BS, lufta e klasave e të tjera aspekte aq të njohura në Shqipërinë e gjysmës së shekullit XX. E megjithatë, historianët realistë pohojnë edhe ndryshimet e mëdha që ndodhën nën regjimet komuniste dhe faktorizimin e një rendi të ri shoqëror që po përhapej me shpejtësi. Bashkimi Sovjetik nën udhëheqjen e komunistëve u shndërrua në një superfuqi botërore, pa të cilën nuk mund të merrej asnjë vendim.

“Komunizmi është pushteti sovjetik plus elektrifikimi i të gjithë vendit” ka thënë Lenini duke vënë theksin tek rëndësia e ndriçimit elektrik anembanë Rusisë dhe modernizimin e industrisë dhe bujqësisë. Dhe fakt se Rusia sovjetike u bë nga vendet e para të elektrifikuara në botë.

Lenini theksonte:

“Ne duhet t’u tregojmë qytetarëve që organizimi i industrisë në bazat e modernes, teknologjisë së avancuar, në elektrifikimin i cili do të sjellë një urë ndërmjet qytetit dhe fshatit, do t’i japë fund ndarjes ndërmjet qytetit dhe fshatit, do të bëjë të mundur ngritjen e nivelit kulturor në të gjithë vijën shtetërore dhe më tej, edhe në cepat më të largët të vendit, prapambetje, injorancë, sëmundje dhe barbarizëm.”

Në 3 Mars 1918, Lenini e nxori Rusinë nga Lufta e Parë Botërore duke përkrahur Traktatin e Brest-Litovskit, nga i cili Rusia humbi territore të rëndësishëm në Evropë.

 

Tentativat për vrasje

Në 14 janar 1918, Leninit iu bë një atentat për vrasje gjatë kohës që ai ndodhej në makinën e tij në Petrograd, prej një personi të paidentifikuar. Ishte një atentat nga i cili Lenini shpëtoi paq.

Në 30 gusht 1918, Fanja Kaplan, një anëtare e Partisë Revolucionare Socialiste, u afrua me Leninin pasi ai foli në një miting dhe ishte duke ecur me të për tek makina e tij. Ai hodhi njërën këmbë brenda makinës. Ajo e thirri Leninin i cili u kthye për t’u përgjigjur. Ajo hapi menjëherë zjarr dukë shtënë tre plumba, dy prej të cilëve e zunë Leninin në trup: plumbi i parë kapi krahun, i dyti më seriozisht kapi tek vëndbashkimi midis nofullës dhe grykës, ndërsa plumbi i tretë vrau një grua që po fliste me Leninin pak para së të fillonin të shtënat. Lenini ra në tokë pa ndjenja. Ai u shpu në apartamentin e tij në Kremlin dhe refuzoi që të çohej në spital pasi, sipas tij, të tjerë vrasës do të mund të ishin duke e pritur edhe atje. Doktorët që u thirrën vendosën së ishte tepër ë rrezikshme që të nxirrnin plumbat jashtë trupit.

Një kult personal i Leninit, kult të cilin ai vetë kërkoi ta shkëpuste prej tij, filloi më këtë incident. Gjendja shëndetësore e Lëninit filloi të përkeqësohej. Madje besohet se ishte kjo plagosje ajo që përshpejtoi vdekjen e Leninit më 21 janar 1924, në moshën 54 vjeçare.

Nga Lenini tek Stalini

Pas vdekjes së Leninit, pushtetin e mori Josif Stalini, i njohur tashmë si një nga diktatorët më të mëdhenj. Ngjitja e tij deri te zgjedhja si pasaradhës i Leninit nuk ishte e rastësishme. Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, etj. Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.

Ai zbatoi një politikë ekonomike shumë të centralizuar të komandës, duke filluar një periudhë të industrializimit dhe kolektivizimit që rezultoi në transformimin e shpejtë të BRSS nga një shoqëri agrare në një fuqi industriale. Megjithatë, ndryshimet ekonomike u shoqëruan me burgosjen zhdukjen dhe internimin e miliona njerëzve në kampet e punës të quajtur Gulagë. Vrulli fillestar në bujqësi ndërpreu prodhimin e ushqimit dhe kontribuoi në urinë katastrofike sovjetike të viteve 1932-33, të njohur si “Golodomor” në Ukrainë. Ndërmjet 1934 dhe 1939 ai organizoi dhe udhëhoqi një spastrim masiv (i njohur si “Spastrimi i Madh”) të partisë, qeverisë, forcave të armatosura dhe inteligjencës, në të cilin miliona të ashtuquajtur “armiq të klasës punëtore” u burgosën, u internuan apo u ekzekutuan, shpesh pa një proces të rregullt. Figura të mëdha në Partinë Komuniste dhe qeverisë, si dhe shumë komandantë të lartë të Ushtrisë së Kuqe, u vranë pasi u dënuan për tradhti në procese të montuara gjyqësore.

Mirëpo është i pamueshëm roli që luajti Ushtria e Kuqe nën udhëheqjen e Stalinit për mposhtjen murtajës nazi-fashiste që kërcënonte gjithë botën. Aq i vërtetë është ky fakt sa dy fuqitë më të mëdha kapitaliste botërore, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe u bënë aleatët më të ngushte të Bashkimit Sovjetik. Ruzvelti dhe Çërçilli lanë përkohësisht mënjanë skrupujt politikë dhe bënë ujdi me shokun Stalin. Ata firmosën edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe përcaktoan hartën e re të botës në vitin 1945 në Jaltë.

Bashkimi Sovjetik ёshtё njё kapitull i mbyllur

Po si po përkujtohet revolucioni socialist në atdheun ku lindi? Radioja gjermane DË duke përkujtuar revolucionin e tetorit theksonte pak ditë më parë:

“Jubileu i revolucionit nё Rusi nuk po kremtohet me bujё. Kjo edhe qё ngjarjet e 100 vjetёve mё parё tё mos i frymёzojnё sot kritikёt e sistemit pёr njё pёrmbysje tё re. Kryqёzori historik Aurora, prej nga u dha sinjali legjendar i fillimit tё kryengritjes, ёshtё sot njё muze jo fort i frekuentuar.

Pёr Dmitrij Mjakshin Bashkimi Sovjetik ёshtё njё kapitull i mbyllur. Bashkё me heronjtё e tij.  “Unё nuk e vlerёsoj revolucionin komunist. E vetmja paralele, qё mund tё bёsh sot, ёshtё mendimi i kryengritjes popullore. Natyrisht unё kam pak frikё pёr kёtё. Por unё pёrpiqem tё mos e mendoj kёtё. Vetёm kёshtu ne mund t’i arrijmё qёllimet tona.” Si Dmitrij mendon gati gjysma e tё rinjve rusё, sipas sondazheve. Ato nuk e konsiderojnё si tё keqe shpёrbёrjen e Bashkimit Sovjetik.

Ndryshe nga ata, mendojnё komunistёt e rinj, qё marrin shkas nga jubileu i revolucionit pёr njё festё nё Shёn Peterburg. Edhe ata mblidhen nё njё mbrёmje tё ftohtё tetori me kёrkesa politike. Edhe ata duan njё shtet tjetёr. Me simbolikё sovjetike ata glorifikojnё kohёt, qё personalisht nuk i kanё pёrjetuar ndonjёherё.

Njё shpresё si pёrpara njёqind vjetёsh…”

vijon nesër…

Share This Article
41 Comments
    • Ashtu eshte. Per kete krim kundra njerezimit dhe murtajen sllavokomuniste qe pllakosi shqiptaret, ky autori muzhik e rrogtar i ambasades ruse kremton kohen kur filloi murtaja sllavo-bolshevike-komniste.

  • NUK ESHTE I PERGATITUR LEXUESI ‘KRISTAL’ SKIPETAR PER TEORI KOMUNISTE E SOCIALISTE!
    Ketu kane ngelur gjysma IDJOTE te lindur qe BERISHEN e quajne ‘demokrat’ e gjysma INJORANTE qe e quajne kAmunist si ngjelen Pollon,Andi Bushatin ,Lubonjen Nanon!?
    BERISHA NUK KA TE BEJE FARE AS ME ‘demokratin’ e aqe me teper me ‘komunistin Qemal Stafa’ por eshte thjesht nje XHIHADIST agjent serb antishqipetar!
    Edhe filozof S.Pellumbi qe perktheu 5 perqind te teorise komuniste e perktheu ate se PRAPTHI ose si e deshi shku Hisni Kapo gjyshi i andush bythe qirit ….

    • po pse Intelektuali Ine mos
      ka mbaruar kristalin ?
      Keta intelektuale te djathte pro perendimor kane mbaruar studimet , te gjithe jashte shqiperise se kuqe .
      turp te keni qe vazhdoni akomna me komunizmin .
      Intelektualet pro perendimimor jane ajka e kombit .

  • O gazetari i Enverit dhe i Nexhmijes, po nuk e kuptuam fare nga shkrimi yt kontravers more mavri fanatike:

    I MIRE APO I KEQ ISHTE PER POPUJT E BOTES REVOLUCIONI BOLSHEVIK DHE KOMUNIZMI?

    sepse:

    RECELIT komunist me levdata enveriste ne fillim te shkrimit i ke vene MUTIN kapitalist persiper duke u spjeguar shqyptareve dru me pre se sovjetiket e Leninit dhe Stalinit me ne fund e kane kuptuar te VERTETEN per mashtrimin e madh te Marksit per barazi shoqerore, nje barazi qe ishte vetem demagogji per te mbajtur pushtetin Diktatoret gjakatare, te cilet jo vetem qe mbushen lumenj me gjak njeriu nga dhuna e ushtruar kunder popullates, por dhe falimentuan gjithe sistemin komunist nga paaftesia ne drejtimin te shtetit, mungesa e progresit teknollogjik qe ishte pasoje e zhdukjes se konkurences dhe e iniciatives private si motori i cdo zhvillimi ekonomik nder vite.

    Me mire se sovjetiket e provuan ne kurrizin e tyre kete MURTAJE bolshevike shqyptaret e Enverit ne vitet 80-90 kur Partia e Punes hodhi kushtrimin:

    SHQYPTARET EDHE BAR DO HANE, POR NUK DOREZOHEN!

    Po a mundet me parulla enveriste te eci perpara ekonomia kombetare?

    Fundi ishte i pashmangshem dhe ne vitet 90-te kur Ramizi kishte zbrazur Thesarin e Bankes dhe kur ra edhe Muri i Berlinit askush me ne Bote nuk e vinte ne dyshim se sistemi komunist kishte cofur njeherazi si nje ndertese e kalbur dhe ishte zgerlaqur perfundimisht. Te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore filuan me shpejtesi te reformoje sistemin e tyre ekonomik ne drejtimin e ekonomise se tregut, te paret qe arriten suksese ne reformat e tyre kapitaliste ishin vendet si Cekosllovakia, Hungaria, Polonia, Gjermania Lindore, por edhe vendet Balltike qe ishin edhe kundershtaret me ashper te sistemit bolshevik. Dihen raprezaljet ruse ne Hungari ne 1956, ne Cekosllovaki ne 1968, ne Gjermanine Lindore dhe Poloni ne vitet 80-te, ne republikat ruse te Priballtikut urrejtja ndaj komunisteve sovjetike kishte marre permasa te nje lincimi popullor dhe shume familje ruse ishin larguar nga keto republika per te shpetuar familjet e tyre nga fanatizmi antikomunist.

    POR CFARE NDODHI NE SHQYPNINE ENVERISTE?

    Te gjithe jemi deshmitare te asaj qe ndodhi dhe qe mund te permblidhet me dy fjale:

    PUSHTETI NGA RAMIZI KALOI TEK SPIUNET E SIGURIMIT

    Dhe pothuaj asgje nuk ndodhi ne sferen ekonomike kur ekonomia socialiste e Enverit kishte dhene shpirt ne te gjitha fushat e jetes ashtu si ne te gjitha vendet e tjera ish komuniste, por pa patur asnje ide se cfare do te behej me pas.

    Gramoz Pashko doli ne publik dhe me CEKUN E BARDHE duke mashtruar shqyptaret me demagogji enveriste, Saliu pas tij sajoi PIRAMIDAT e fajdeve dhe i vuri zjarrin Vatanit duke i futur shqyptaret ne nje lufte civile si ajo e Enverit gjate Luftes Boterore, Fatos Nano mendoi se do ta shtynte ekonomine perpara me koncesione shteterore per banditet ordinere duke u bere si kapobande e tyre dhe i meshoi trafikut te armeve qe la pas Saliu nga Depot e Enverit, kur ja mbathi ne Vjene Fatosi dhe erdhi prape Saliu ky enverist ne mantalitet dhe fanatik komunist vazhdoi ate qe kishte lene ne mes Fatos Nano ne nje forme me te rafinuar duke futur ne valle edhe Pentagonin e Bushit dhe nuk voni rezultati i Gerdecit me 26 vete te groposur te gjalle, perfshire ketu edhe baxhanakun e tij. Kur Saliu e pa qe me barut dhe armatime nuk behet shaka i u fut kanabisit te Lazaratit duke e shikuar si nje shpetim nga Zoti per ekonomine tone te zgerlaqur kombetare qe kishte mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit.

    CFARE TE FLASESH PER EDI RAMEN DHE RILINDJEN E TIJ ENVERISTE?

    Faktet per kanabizimin e Vatanit dhe mjerimin total te popullates tregojne vete dhe jane te llahtarshme pavaresisht demagogjise qe perdoret nga pushteti i paafte per te organizuar Prodhimin Kombetar te ndershem si te gjitha vendet e tjera te ish komuniste te Evropes Lindore, prandaj edhe ketu lind pyetja:

    PSE SHQYPTARET NUK JANE NE GJENDJE TE ORGANIZOJNE PRODHIMIN E TYRE KOMBETAR?

    Por kane 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe luhaten si “miza pa koke” ne luften e tyre per mbijetese duke filluar nga trafiqet kriminale e deri tak kanabisi pushtetar si nje REZIL i shqypnise ne syte te Botes?

    PSE SHQYPTARET NUK MUND TE BEJNE SHTET ASHTU SIC E KISHIN NE KOHEN E MBRETERSISE SE PARE?

    Kjo mund te spjegohet me nje batute te njohur nga Kryeministri anglez Churchill:

    MARKSI E SHKROI “MANIFESTIN KOMUNIST” PER DALLKAUKET, NDERSA “KAPITALIN” PER INTELEKTUALET

    • te lumte intelektual se na nderove ne Ballistave .
      nuk e kuptoje se kush i lejon keto shkrime komunistesh sot ne 2017 , dhe perse ?
      Ju intelektualet a nuk e rezuat komunizmin ne 1990? sali berisha eshte skenderbeu i shqipnise , ai bashke me ju eshte antikomunisti me i madh .Poshte komunistat e kuq

    • sa koke e madhe je bre nastro, shyqyr qe ta ul kafeja e Tajvanit njeçike ritmin. Ke shpjeguar me 1 faqe a4 me shkronja te medha e te vogla tere arsyet universale pse ra socializmi i Lindjes. Pa lere sa duhet te dish si shpetohet Kapitalizmi? Apo e mban sekret akoma?

      • shume e thjeshte mar çuni hitlerit ,
        sapo eshte depozituar nje projektligj ne senatin amerikan
        nuk po e lodh shume ate trurin tend komunist, por me pak fjale kerkojne rifutjen e tatimit doganor .pra shoket e rivilicionit kinez , ata mongoloidet , nqs prodhojne nje makine do paguajne 200 here me shume ne dogane ,sepse kapitalizmi eshte ai sistemi qe do konkurrence te ndershme , dhe jo si kopilat e Mjaos qe u japin nje pjate oriz prolletareve dhe e quajne “çmim te ulet”.
        ju Lejfenet e Leninistet do filloni te çirreni per revizionizmin qe po çfrytezon masat popullore , do qani e qyrraviteni ,me pak fjale do ktheheni te hani bar , gjene ate keni per fis .do nderseni dhe ndonje lufte nga ai mongoloidi i Korese , dhe perendia tu mbaje mendjen se mos na hapni ndonje lufte te re , se do shuhet gjithe bota e do shpetojme ne 😛

        Kapitalizmi eshte nje sistem qe e korrigjon veteveten , meson nga gabimet !
        Komunizmi eshte nje perbindesh qe me pare ha pjellat e vet !!

        Perre Bourdieu , ka shkruar nje liber (sociologji)
        La Distinction-critique sociale du jugement ,
        nuk ma do mendja se do e gjesh ne shqip ,se Servet Sorra vetem Marksin ka perkthyer , po gjeje dhe shfletoje ndonjeher , shiko ku dhe pse funksonoi(n) komunizmi …e de mjaft me budallenjte , sot keni mundesi te dilni nga bunkeri 😛

        Xhevo , ty nuk te them asgje une , mjafton te lexoj mbiemrin Shehu dhe i kam thene te gjitha ….
        do ca leke te shkosh ne gjykate ta fshish ?? 😛

        • O Black Sean!
          Me kenaqe me vërtetësinë…
          Po jepet tek ARTE, se pa ndihmën e parave gjermane, nuk do kishte mundur Lenin, as të shkonte në Zvicërr…
          Rusët e dinë se pa Gjermaninë nuk do kishin hequr as socializmin e as Luftën e dytë botërore…
          Rastësia është mbreti i botës…
          Ai i Koresë së Veriut është budalla i vërtetë, si gjithë diktatorët…
          Rrofsh o black swan

        • Bjeru komunistave , Kumandar bjeruni ,
          Dy bukuranet e forumit Black e Nausika kompletojne me se miri kete Figuren tuaj .

          Eshte e vertet , Problemi i GULAKEVE
          ISHTE qe nuk kishin Ngrohje .

          Po sot ne kete Gulakun kapitalist me se ngrohen Plebenjte ?

          Pensionet Nastradin , ky Gulaku Ballist
          do na i heqin fare , Sepse Lenini i mesoj keq
          Bythegrisurit plebenje te vdisnin me dinjitet .

          Eshte çudi me ju Ballistat e Deklasuara
          Ju vene perpara Fotografite e Gulakeve te kuq ,
          dhe nuk e kuptoni se Nga mbrapa te kane
          hequr breket Gulaket Blu .

          Do te llafosemi per Gulaket e sotem ,
          apo do te merremi me Gulaket e skenderbeut ?

        • black swan, mbeta i shtangur nga teoria jote ekonomike. Me siguri edhe ti duhet te jesh ne rrethin roze te Trampit. Une di qe proçesi ekonomik eshte mjaft i thjeshte, aritmetike elementare, jane mekanizmat financiare shume te nderlikuar. Psh, kam lexuar se ne proçesin e prodhimit te makinave dora e punetorit ndikon nen 10% te kostos totale. Ka proçese teknologjike te automatizuara ku njeriu nuk ve dore fare. Ti Kinen e njeh vetem per oriz, por Kina ka tradite mijevjeçare ne prodhim produktesh, meqe ra fjala per Kinen. Tramp do aplikoje marifetin e politikes proteksioniste, por studjuesit thone se kompanite me te medha amerikane fitimet e medha i sigurojne jashte Amerikes dhe te shohim rezultatin. Komunizmi i trajtuar nga Marksi eshte shkence social-ekonomike, se nqs Marksi ishte i shkelqyer kur i ben analizen sistemit kapitalist dhe qarkullimit te parase dhe spekullimit(siç e pranojne te gjithe studjuesit), padyshim qe nuk ishte i leshte sa te trajtonte si analfabet edhe zgjidhjen e problemit nepermjet revolucionit proletar. Kurse rrethanat e revolucionit bolshevik, lufta civile ruse qe pasoi revolucionin dhe financimi qe i beri bota kapitaliste ushtrive bjellogardiste tregon se nuk ka sesi Kapitalizmi edhe ta mbeshteste, po edhe te financonte rrezimin e ketij sistemi duke dhene fonde per bjellogardistet. Nuk flet njeri gjate per arsyet e luftes civile ne Amerike dhe viktimat e saj, atehere perse trajtohen te gjitha viktimat e luftes civile ruse si viktima te diktatures komuniste? Qe pjeserisht edhe jane, se komb i madh, probleme te medha, shnderrime te medha. Oppenheimer ka thene se fizika shkon perpara se nuk gabon dy here me te njejten menyre. Ishalla heren e dyte nuk behen te njejtat gabime…hahahhahaa, thote, me duket edhe nje tjeter, qe “mendjelehti e kerkon lumturine larg, i urti e rrit vete nen kembet e tij”. Ne dy rreshta mund te thuhet ndryshimi midis aspirates kapitaliste dhe asaj komuniste; e para synon fitimin sa me te larte ne kohe te shkurter, i dyti aspiron shperndarjen e produktit sipas motos, sejcili sipas mundesise, sejcilit sipas nevojes.

      • Po ti ore,
        i tille sa herë që hap gojën,…
        Më kë e ke? Leri fqinjët, se në shqiptarët e kemi pasë të keqen në mesin tonë..
        Qysh në kohën e përrallave me Skënderbeun…
        Nuk na e kanë fajin të jashtmit, po paaftësia jonë…

  • Me vjen shume keq qe Gazetadita.al boton keto komente dhe nuk boton komentet e mija! Basha nuk ka te drejte morale! Berisha po ashtu! PD eshte vene ne sherbim te Berishes! Kjo opozite duhet te luaje karte tjeter se me karten morale do te qendroje ne opziet per shume kohe ose per sa kohe do te nddjeke Berishen!

    • O Kris, a mos vuan nga megalomania, o i mjerë!
      Pse çfarë ke shkruar ti është për t’u lexuar?
      Berisha e të gjithë këta raca e komunistëve, na çuan këtu ku jemi…
      Je komunist me i mirë ti?

  • Sa për gjendjen shëndetësore të Leninit para vdekjes, ka rezultuar se nga krismat që kishte ai është helmuar. Dhe meqë nuk donte të linte Stalinin si pasardhës, konstatohet që ky fundit të kavkapur postën e tij dhe e ka helmuar. E kam parë para dy javësh tek ARTE.
    Pra nuk vdiq si pasojë e atentatit të vjetër, por nga një helmim me arsen…prej Stalinit

  • Bota çifligaro-borgjeze dhe regjimi Carist në Rusi e shfrytëzonte popullin mizorisht .Varfëria dhe shfrytëzimi i popullit kishte arritur kulmin .fëmijë 10 vjeçar rropateshin rrugve për punë ose në ndonjë fabrikë nga mëngjezi deri vonë natën .

    Shtypja politike dhe ekonomike e popullsisë Ruse ishte e madhe ,kontrasti midis të pasurve parazit ,një grushti pronarësh borgjez të qytetit dhe çifligarë të fshatit jetonin me pasuri luksi prrallor.

    Nga ana tjetër jeta mizerje të njerzve të THJESHTË Rusë , krahu i punës rraskapitëse të masës së madhe të punëtorve e fshatarve pregatitën e ralizuan me sukses Revulicionin e madhë socilist i tetorit .

    Kjo ishte një kthesë e madhe historike madhështore e njerzimit për liri -barazi -vllazrim .
    Ky revulicion mund të kuptohet vetëm duke e parë në kuadrin e atyre ngjarjeve dhe rrethanave të stuhishme të viteve 1900-1918 ,prodhim dhe pasqyrim i të cilave ajo është e mbetet në histori,epokë kthese madhështore

    Lenini dhe Stalini jan udhëheqësit heroik të ravuliciont të tetorit, një shembull i gjallë i udhëheqësi dhe ideatori brilant komunistë,ku muarn pjesë me penë dhe me armë ,si frymëzuesit ,ideatorët si qytetar në luftë e revulicionit socialist të tetorit në Rusi ,revulicion që tronditi botën ,në shërbim të popullit .

    Figurat e tyre të bukura jan në antitezë të plotë me figurën e shëmtuar të udhëheqësve të klasës politike të sotme të Rusisë që morën pushtetin pas vdekjes Leninit dhe Stalinit ,shkatrruan BS.

    Udhëheqës hajdut pa parime ,që e shikojnë popullin e tyre nga lart si shfrytëzues -aristokrat që e kan ndërgjegjen të kalbur ,përulen me djallëzi ndaj çdo idologjije raksionare se nuk e duan popullin e tyre por e urrejnë atë mizorisht ,por ndërgjegjen e kan të kalbur dhe duan të helmatosin dhe degjeneroin zemrat ,mendjet e rinisë dhe popullit Rusë ,ti venë kazmën Rusisë me privilegjet që siguroin për vete.

    Një herë më 1918 në Rusi kishte pllakosur zija e bukës ,dhe Lenini gjeti në familje dy copë buk të tepërta mbi racionin që ja kishin dhënë guzhinjeres tijë si dhuratë mbi racionin e caktuar si për të gjithë . Lenini U zemrua e u fye shumë dhe i tha Guzhinjeres tijë : “Nesër t’ i kthesh prapë…Ti e di se si vuajmë nga uria puntorët .Dhe asnjë prej nesh s’ ka të drejtë të marrë qoftë edhe një thërrime më tepër nga ç’ marrin ata ”

    Shembuj të tillë s’ kanë nevojë për asnë koment,kontrast i madhe me të sotmen ,si me vjedhjen ,hajdutllokun ,fodullokun ,krimin e sotëm të klasës politike si në Rusi e kudo në botë.

    • O Lili,
      Mos na ofendo të gjithëve, zemër!
      Jo nga albanezet e ndershëm, patriotë, fisnike e përparimtare….po nga ata të tipit muzhik…të tipit të njeriut të ri socialist, të pasardhësve të mostrave kriminale, të vllavrasesve…
      nga ata që shkruajnë për ca para…se janë mësuar të laviren, nga maskarenjtë…të themi më plot gojë…

    • O fteri,
      Këto që po na shkruan ti i dini mirë gjithë shqiptarët, ore i marrë së ky ka qenë versioni i shkruar nga komunistet..
      E ti kujton se po na shkruan të vërtetën?
      Revolucionet e tipit rus fitojnë vetëm ku ka injorancë…

      • “Këto që po na shkruan ti i dini mirë gjithë shqiptarët, ore i marrë së ky ka qenë versioni i shkruar nga komunistet.!”……ÇUDI SA TRU PESHK QËNKE !

        OADI !..
        …Nuk po zgjatem me fanatik si ju ,mjafton t’i parashtrojmë disa argumenta të komunistave ku nuk numrohen trimëritë e komunistve shqiptar ,operacionet aq të guximëshme kundër nazistve,fashistve,borgjezisë e,çifligarve,bajrektarve injorant e sojë e sorollop që shfrytëzuan ,ropën e vodhën popullin barbarisht si po ndodhë sot nga klasa politike sot .Borgjezia ka zhvatur mizorisht historikisht popullin tonë.

        Komunistët si Lenini e Stalini i madhë jan përshkruar ashtu siç ishin në të vërtet.,përfajqësues tipik të masave shumëmilonshe RUSE ,të fshatarsisë dhe klasës puntore ishin mishëirim i cilësive më të mira të kësaj mase ,të cilën revulicioni socilistë i tetorit e nxori nga qorrsakaku ku e kishte futur regjimi çifligaro-borgjeze CARISTE ,dhe e vendosi në arenën e historisë si një shtet me forcë kolosale që nën udhëheqjen e proletarjatit e të PKBRSS e transformuan shoqrinë nga themelet ,njëkohësisht transformuan edhe veten tyre si komunistët e thjesht.

        Edhe komunistët shqiptar qenë njerëz me cilësi të rralla,çëliruan dhe ndërtuan shqiprinë nga themelet,jetuan si në familjen e tyre të thjeshtë me puntorë ,ushtarë e fshatarë ,dhe mes popullit të rrethuar me dashuri , admirim e nderim .Krijimi i një figure kaq të vërtetë e të gjallë është një sukses i madhë i komunistve ,ky është versioni real,kur figura të borgjezisë balli ,zogistët bajrektar e zagarë kurr nuk mundë ta krijojnë një mardhanje të tillë respekti kurrë ! .

        • Komunistët qenë gjakatare, terroriste duke filluar nga bolshevikët e deri tek i fundit “morracak”.
          Lenini ka thënë, kur desh të hiqnin dënimin me vdekje, shumë i indinjuar,..si është e mundur të hiqni të drejtën për të vrarë njerëz??? Tani po përkthehet nga teksti rus….kishat ortodokse i prishi, si opium për popullin,se këtë e zëvendësuan me ideologjinë komuniste…
          Janë vrarë më shumë ruse nga dënimet Bolshevike se në luftën e dytë botërore…vete Maksim Gorki ka qenë kundër Leninit e Trockin, prandaj dhe e helmuan…
          Bolshevikët, komisarët politik, qenë gjakatarët sadiste..
          Kështu po jepet tek kanali Alpha…e ti nuk je me i ditur or fteri injorant..ke bo shkollen e mashtrimit të PPSh.

    • fteri, dukesh qe je njeri i kenduar. E kam fjalen per keto qe shkruan dhe menyren “artistike” e “korrekte” te cilen e perdor.

      • O album,
        Aman të keqen vllua, mos e livdo të marrin, se nuk e kupton ironinë, Fteri. Është nga marksist-leninist që i llastonte Enveri…Nuk ka jetu kurrë në Shqipëri…e po ja këput kot se paskena qenë vend borgjez….ha ha ha.
        Qeshin dhe pulat me te..e nuk kupton…
        Kur dihet që Shqipëria që vend çifligarët, agrar..
        Lëreni të marrin vetëm…se na ngatërron.

    • 0 Fteri i ferrit!
      Jeton jashtë Shqipërisë…
      Nuk e ke përjetuar socializmin, qe vrau pa dallim.
      As luftën që e çoi popullin nga shiu nazist tek breshëri komunist, nuk e ke përjetuar kur luhej, se armë nuk kishin.
      Shqipëria qe para 1944, vend pa borgjezi, ore hajvan marksist-leninist..

        • Nuk u kam bërë vaksinë tërbimi ,por tërbohen nga faktet e vërteta !…..

          Faktet jan kokëforta Z.KOLA !…

          ,gjithmon shkëlqejnë si rubini ,kjo i tërbon këto injorant .
          Vetëm me fakte gozhdohet vagoni i Pitbullave të demokratoshkërdhatësisë që e hapin gojnë çorap duke sharë e mallkuar .

          Me fakte kuptojnë më mirë mrekullinë e Revulicionit të madhë të tetorit ,dhe rolin e krijimit të PPSH-së dhe udhëheqësit saj legjendar E.Hoxha, që çliroi atëdheun nga pushtuesit e huaj dhe mbeturinat ballisto-zogiste bajrektaro – fashiste brenda vendit.

          Vagoni i kafsheve të demokracisë është mbytur në errësirë të kapitalizmit që quhet liri ! ,mjafton për dritë një çiri që ta quajnë liri !
          Asë revulicioni i E.Hoxhës që solli mrekullitë e shkollimit ,arsimimit ,dritës elektrike ,hapjes fabrikave hidrocentraleve ,tharjes moçal të kënetave e punimit modern të tokës ishte një mrekulli që la pas shekujt e shfrytëzimit barbar të klasës babëzitur borgjeze ,të vuajtjeve ,të pishës e kandilit, të injorancës e pa shkollimit të errësirës,fshatarit që shtrihej në drrasat e njollosura me bajga lope ,pranë opingave gjithë baltë se çizmet nuk ekzistonin ,dhe kusive të mbushura me lakra të zeza më shumë ujë që tymi të merrte frymën në mesë të shtëpisë ,që të hanin darkën familja kur e kishin një cop buk në sofër .!!!

          Ishte vështirë të kalonin natët e ftohta të dimrit e gjata në errësirë ,vetëm me një dritë pishe në fshatra mbuluar me një kapotë të keqe vrima vrima që të luftës parë bortore të Hingliterës dhe me një thes bari , ose trung druri si jestik ,dhe gati për tu vrarë nga hasmi që e kishte në derë.

          800mijë shqiptar mori E.Hoxha në këtë gjendje mizerje më 1944 dhe i dorzoi më 1985 me 3 milon qytetar të shkolluar të arsimuar dhe të punësuar ,me shëndtësi moderne falas,me hidrocentrale moderne dhe drita elektrike që u ndryshoi sandartet e jetës shqiptarve nga errësira i çojë në dritë një mrekulli e pa parë në kufijtë e të pa besueshmes që borgjezia kurr nuk e bëri.

  • O Lili,
    Mos na ofendo të gjithëve, zemër!
    Jo nga albanezet e ndershëm, patriotë, fisnike e përparimtare….po nga ata të tipit muzhik…të tipit të njeriut të ri socialist, të pasardhësve të mostrave kriminale, të vllavrasesve…
    nga ata që shkruajnë për ca para…se janë mësuar të laviren, nga maskarenjtë…të themi më plot gojë…

  • Vetëm ky nuk e ditka akoma, se Lenini nuk vdiq nga pasojat e atentatit, po nga helmimi, që i bënë ata që donin t’i zinin vendin…
    Hajde injorant hajde…

    • O plako
      A e di qe ke të drejtë?
      Po këto kështu kanë qenë, vetëm perde rrene, këta komunistët..
      Ja kalojnë të gjithëve për mashtrim.

  • Xhevdet !
    Për të gjykuar për Revolucionin e Madh Socialist të Tetorit ti , na citon këtu , se ç’mendon , një farë Dhimitër Mjashkin .
    Ky është një huligan ( rrugaç ) 17 vjeçar , që godet policët me grusht në fytyrë .
    Mos e ulni pazarin kaq shumë , dreqi e mori !
    Shani , por ruani dhe dinjitetin !

  • Zoti Xhevdet, do te isha shume i interesuar me kete rast te di me shume per detajet e Traktatit te fshehte te Londres, dencimin e tij nga Lenini dhe qendrimin e atdhetareve shqiptare ndaj ketyre akteve.
    Rusia dhe revolucioni i tetorit, per ne, shqiptaret, nuk kane shume interes.

    • O Vladimir, po te mos kishte mbirë atje fara e diktaturës nuk do të na kishte zënë dhe ne kjo sëmundje që na zgjati 47 vjet!
      Dhe jo vetëm kaq, po na degjenerojë popullin, na hoqi fisnikërinë, burrërinë e i bëri shqiptarët spiunë e gjakatare.
      Ju hoqi fe e besë…

  • Komunizmi te triumfoje do vend me shumice fshatare. Aty ka terren per te mbushur mendjen per brrockullat e Marksit, te fshataret. Asnje vend me shumice popullsie qytetare nuk ka pranuar komunizem. Komunizmi sistem per injorantet. Injorancen ka si baze dhe injorancen kultivon der sa gremiset si gerdalle nga vete politikat e tij te gabuara. Eshte nje teori e praktike e sterprovuar si deshtim.

  • Xhevdet, ky artikull, i shkruar per te perkujtuar nje ngjarje historike, eshte i denje per “Zerin E Popullit” te viteve 70-80 te shekullit te kaluar. Asnje ndryshim ne menyren e glorifikimit emocional te ngjarjes dhe personazheve, si te Revolucionit socialist ne Rusi, ashtu dhe te PPSH-se, komunizmit dhe Enver Hoxhes. Me qe ra fjala, nuk paske hequr dire as nga genjeshtra mburrese e komunisteve shqiptare se gjoja PKSH-ne e themeloi Enver Hoxha. Edhe vete Enver Hoxha ne librin e tij me kujtime per themelimin e PKSH-se, nuk thote qe Partine e krijova une, nuk thote qe mbledhjen per themelimin e thirra une, nuk thote qe fjalen kryesore apo propozimin per themelim e bera une. Ai thote qe ne mbledhje u vendos qe asnje kryetar Grupi te mos ishte ne udheheqjen e re te Partise se sapokrijuar, dhe pramdaj, i ra atij te ishte ne grupin udheheqes, por jo udheheqesi kryesor. Nejse, tani historia i ka qartesuar gjerat, dhe dihet se PKSH-ne e themeloi Miladini (Popovic), ndersa Enveri dhe te tjeret ishin pupete ne doren e tij e te jugosllaveve ne pergjithesi, deri me 1948 kur ai nderroi padron. Une e pata fjalen me shume per ty, qe ne kete shkrim shfaqesh emocionalisht komunist i thekur.

    Nga pikepamja e rendesise historike, ky revolucion eshte nje aksident ne zhvillimin historik boteror, dhe nuk ka asfare ate rendesi qe ti e pershkruan. Revolucioni qe me te vertete pati rendesi historike boterore dhe qe ndryshoi pergjithmone shoqrine njerezore dhe historine e saj, eshte Revolucioni Francez i vitit 1789, pasi ai revolucion permbylli nje epoke te zhvillimit njerezor, dhe hapi epoken e re, epoken e marredhenieve kapitaliste ne prodhim, ate te drejtave te njeriut ne marredheniet shoqerore, dhe krijoi kushtet per revolucionin industrial, i cili ka sjelle transformimet teknologjike te cilat jane baza pa te cilen shoqeria njerezore nuk mund te ekzistoje me.

    Nje fakt tjeter qe verteton se Revolucioni Socialist ishte aksident, eshte rezultati final i tij. rendi qe ai solli, socializmi, falimentoi me turp, ne vendin e origjines pas 70 vjetesh, e ne vendet e tjera te cilave iu imponua, perfshire Shqiperine, zgjati rreth 45 vjet. Ne te gjitha keto vende pati shtypje, krime shteterore, vrasje, dhe prapambetje ekonomike e teknologjike, krahasuar me vendet ku nuk u aplikua ky sistem.

    Ja pra, pse eshte krejt pa vend ky lloj komenti qe ben ti Xhevdet, me nostalgji te skajshme, per kete ngjarje historike.

    • Xhevdeti nuk ndryshon dot vec bëhet me debil i shkreti…nostalgji për revolucione injorantësh..
      Për atë Lenin që ka dhënë urdhër të pushkatohen bujqit që nuk japin drithrat, bëjini shembull për të tjerët. Ka qenë po aq gjakatare sa Stalini..
      Po përkthehen gjëra që tregojnë fytyrat e tyre të vërteta brutale.

  • Vetem nje mendje kriminale mund ti beje elozhe komunizmit dhe dy krimineleve me te medhej te historise njerzor Leninit dhe Stalinit para te cileve edhe shoku i tyre Hitleri duket si nje cilimi

  • Gazeta Dita,
    Të lexoj me shume për komentuesit, sesa për gazetarët…
    Të këshilloj ti zëvendësohet këto pjesë të ndryshkura, të bëhesh me e hijshme, me tërheqëse për ne njerzit, që nuk duam me mufatje ideologjie të reja e të vjetra e jo më si ky Shehu e të tjerë…
    Për ne njerzit që duam të jetojmë pa udhëheqës sadist, si Lenini, Stalini, Hitleri e Enveri.
    Më perjashtim te këtij Fteri, të gjithë komentet te kënaqin me vërtetësi…

  • O album,
    Aman të keqen vllua, mos e livdo të marrin, se nuk e kupton ironinë, Fteri. Është nga marksist-leninist që i llastonte Enveri…Nuk ka jetu kurrë në Shqipëri…e po ja këput kot se paskena qenë vend borgjez….ha ha ha.
    Qeshin dhe pulat me te..e nuk kupton…
    Kur dihet që Shqipëria që vend çifligarët, agrar..
    Lëreni të marrin vetëm…se na ngatërron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *