Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Çfarë do të thotë horri S. Berisha me “revolucion demokratik”? Çfarë revolucioni demokratik kërkon të bëjë ky monstër, në një vend ku u vendos demokracia që më 1990-ën? A thua vërtetë ky nuk e di?!
A thua t’i ketë mbetur ora në këtë vit? A thua të ketë qenë në gjumë letargjik? A thua se Shqipëria është demokratike vetëm kur është ai në pushtet? A thua Shqipëria ishte pronë e tij dhe dikush i ardhur nga humbëtira erdhi dhe ja rrëmbeu nga duart?!
Kjo farë monstre i ka shumë qejf “revolucionet demokratike”, sidomos ato të tipit zogollian, të cilit i ngriti edhe shtatore. Etja e kësaj mostre për pushtet, edhe pse me një këmbë në varr, qenka e llahtarshme! Për këtë etje kjo monstër është gati të sakrifikojë një komb të tërë, sigurisht po t’i shkojë!
