Profesor Rexhep Qosja ka komentuar në një intervistë për të përditshmen kosovare “Epoka e Re”, protestën e mbajtur nga opozita në Shqipëri.
Qosja thotë se Berisha dhe Basha duan ta mbajnë Shqipërinë në një gjendje anarkie.
Ai ndërkohë vlerëson reformat e ndërmarra nga kryeministri Edi Rama.
“Më kërkuat prej meje të bëj një vlerësim të situatës politike në Shqipëri pas protestës së PD të shtunën e kaluar.
Çka të them? Të them çka po shoh në televizionet e Tiranës? Dhe, të them çka po dëgjoj në televizionet e po lexoj në gazetat e Tiranës? Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën po bën një varg ndryshimesh me të cilat po synohet që Shqipëria të bëhet shtet normal. Shtet i së drejtës.
Qeveria e sotme shqiptare i mbylli lojërat e fatit të jashtëligjshme, por PD-ja u ngrit kundër kësaj mase ligjore!
Qeveria e sotme shqiptare e filloi dhe e vazhdoi aksionin për ndalimin e prodhimit të drogës në Lazarat dhe në krejt Shqipërinë, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës u ngrit kundër kësaj përpjekjeje juridike dhe shëndetësore të qeverisë shqiptare në krye me Edi Ramën!
Qeveria e sotme shqiptare i nisi përpjekjet për të futur rend, rregull, sjellje ligjore në policinë e shtetit shqiptar, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me pasion të papërmbajtur u ngrit kundër kësaj reforme në policinë e shtetit!
Qeveria shqiptare i filloi dhe në masë të madhe i sendërtoi përpjekjet për të futur rend, ligj, etikë përkatëse ushtarake në forcat e armatosura shqiptare, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me mjaft pezm i kundërshtuan këto përpjekje tejet të nevojshme dhe tejet frytdhënëse!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet për të bërë ndryshimet e domosdoshme tepër të nevojshme, tepër të rëndësishme në arsimin e sotëm të feudalizuar në Shqipëri, në arsimin universitar dhe në arsimin e mesëm, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me shumë patetikë dhe me shumë retorikë politike u ngritën kundër kësaj reforme tepër të rëndësishme për arsimin, për mendjen dhe për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet e zbatimit të ligjeve e të Kushtetutës së Shqipërisë për obligimet e qytetarëve ndaj shtetit që i furnizon me energji elektrike, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me artilerinë e tyre të lehtë dhe të rëndë u ngritën kundër qoftë edhe duke i ftuar në protesta ata që me muaj a me vite a me dhjetëvjetësha nuk e paguajnë rrymën!
Siç shihet, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës po bën çmos që ta bëjë të përhershme anarkinë politike dhe shoqërore në Shqipëri, që Shqipërinë ta mbajnë në gjendje të një parashteti që ekzistonte duke e bazuar në parullën kundërshtetërore: Ju, qytetarë bëni çka të doni, por unë të jem gjithnjë kryetar a kryeministër i juaji!
E thënë thjesht shqip: Duke u ngritur kundër reformave më të nevojshme, të domosdoshme të qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën, që janë kusht për integrimin evropian të Shqipërisë, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës, po bën çmos, me gojë, me disa gazeta, me disa televizione që Shqipërinë ta mbajë atje ku ishte, në kohën e Sali Berishës: ta mbajë në gjendjen e anarkisë ku ligj e kushtetutë ishte sulltanizmi i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, që Shqipërinë ta mbajë në kohën e gurit”, ka thënë akademiku kosovar.

Sa keq qe nuk eshte nga Shqiperia ky atdhetar e njeri i plotformuar, Profesor Rexhep Qosja!
Eshte nga Shqiperia se dhe Kosova ka qene eshte dhe do jete Shqiperi autoktone.
Sa keq, qe rrethohemi nga injorante si Pipat, qe nuk njohin as histori dhe as qe kane haberin se per cfare behet fjale, por qe duan medoemos te thone dicka.
Sa mire, qe Rexhep Qosja apo Ismail Kadare, Adem Jashari dhe Endrit Cara, Taulant Xhaka apo Bekim Balaj,,,,,jane shqiptare ne zemer dhe jo guralece si Pipi.
Pipi.!!! Nuk behet stan me lepuj si Zotrote.
Pipi tipin e ke nga Mali i Zi te keqene…
Profesor Rexhep Qosja eshte nga Shqiperia dhe te gjithe shqipetaret jan nga Shqiperia. Kosova nuk ka zbriture nga nje Planet tjeter, por eshte pjese e pa ndare e Shqiperise.
President i ardhshem.
REXHEP QOSJA UK NA THA SI PO ELUFTON KORRUPSIONIN RAMA META …. QOSJA NUK NA THA SA VENDE PUNE KANE HAPUR … NUK THA SE A ESHTE PERMIRESUAR JETA E POPULLIT QE KUR RAMA E KA MARRE PUSHTETIN … KETO GJERADUHET TE FLASI …SE JANE ME TE RENDESISHMET PER POPULLIN …RAMA PO BEN DISA GJERA TE MIRA ME PRISHJEN E PALLATEVE ME LEJE PA LEJE .. BERI TE MIRE SE I THA SERBEVE NE SY ATE GJE QE E GJITHE BOTA E MENDON ..POR NUK SHIKOJ GJE TJETER …MERCI …DHE QOSJA ESHTE AKOMA ME ENVER DIKATORIN …. CMUND TE PRINSI NJE NJERI QE MBRON NJE KRIMINEL ..
O allvanos, ne qofte se je i papune, shko regjistrohu tek zyra e punes dhe besoj ne 81000 vende pune qe jane ne dispozicion, do te gjendet edhe ndonje vend pune per ty, por mos pretendo punen e meparshme, se qeveria ka bere nje moratorium per pyjet, nuk ka vend pune Dru me Pre.
..mendoj se nje mendim ndryshe i z.Qose nuk falsifikon realitetin ne analize..,perkundrazi na lejon te identifikohemi se kujt epoke duam ti pershtatemi..
Kuqalashi i partise komuniste te Jugosllavise Qose….. ,haroi te komentoi….. me te
miren e Rames { poshtrimin e dylberit Enver } Eshte per tu tallur me kuqalashet.
Pipi me siguri e ke vella nga gjaku
”Kronologjia ” e anarkizmit , te zevendesohet me ”nekrologjia”e anarkizmit sepse me
duket se tingellon me mire e me bukur …!!!
Berisha e Basha duhen varur per koqesh mor Rexhep.