Rexhep Qosja i përgjigjet idesë për President: Mandatet e përkohshme dhe mandati i përjetshëm

Saimir Lleshi

Në Kosovë qarkullon prej disa ditësh ideja që akademiku Rexhep Qosja mund të jetë kandidati konsensual për President të vendit. Ai reagoi sot në një artikull në rrjet, duke sqaruar edhe qëndrimin e tij.

Reagimi:

U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej Opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike.

Për arsye se u mashtruat kështu harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri që marr pjesë në gara për mandate politike si kryetar a kryeministër. Jo! Unë jam shumë më shumë se kryetar me mandat politik katër a pesë vjeçar, tetë a dhjetë vjeçar.

Mandati i kryetarëve a i kryeministrave si mandat politik është i përkohshëm, kurse mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm. Derisa pas atyre me mandat të përkohshëm politik qëndrojnë një a disa parti, pas mandatit tim të përjetshëm qëndrojnë lexuesit e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, qëndron populli, qëndrojnë mbi pesëdhjetë vjet veprimtari intelektuale me ndikim atdhetar, çlirimtar e demokratik dhe rreth 40 vepra shkencore, letrare e publicistike, të cilat do të jetojnë derisa do të jetojë gjuha shqipe dhe populli shqiptar që e flet – domethënë gjithmonë.

Ruajuni prej dezinformatave djallëzore, mos i shqetësoni ata që shqetësohen lehtë. Kosovës i duhen e vërteta dhe e drejta.

Kosovës i duhet përgjegjshmëria e atyre që janë në pushtet.

Mos harroni: dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës sot janë ata qeveritarë e institucione që qytetarëve të Kosovës po ua cenojnë rëndë të drejtat më të rëndësishme jetësore – të drejtën për punë e të drejtën për trajtim të barabartë.

Dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës, dëmtues jo më pak se pushtuesit prej Bizantit, Otomanit e deri të Serbia e Jugosllavia, janë të pushtetshmit që qytetarëve të saj këto të drejta po ua shkelin me korrupsion, me nepotizëm, me gjyqësorin e kapur, me zhvatjen e pasurisë kombëtare, me privatizimin e shtetit, me “rançet” e me milionat e tyre të fituar duke qenë në pozita politike e shtetërore, me vrazhdësinë e shërbëtorëve të tyre në parti, në medie e në disa organizata të ashtuquajtura joqeveritare e në të vërtetë qeveritare sa Lidhja e dikurshme socialiste e popullit punues dhe Lidhja e dikurshme e rinisë socialiste!

Mos harroni: Kosova duhet të çlirohet prej të keqes së saj të sotme më të madhe – prej despotizmit të mbuluar me frazeologji të rrejshme pseudodemokratike.

Share This Article
10 Comments
  • Respekte Z.Rexhep! Me falni por pergjigja juaj eshte shume e sakte por jo e plote! Populli dhe kombi shqiptar ka nevoje per nje zgjidhje! Tregoni ju lutem si mendoni ju se mund te vendoset kjo demokraci ne vendet me popullsi shqiptare! Keni mendjen e qarte keni penen e mprehte! Mos heshtni Z.Rexhep!

  • ‘SHKURT,QARTE,SAKTE’!
    Dje komentin ndaj shkrimit qe kish per autor Bardhyl Erminin,e titullova;’Profesor Qosja midis ‘shpates’ dhe ‘paqes’ ku citova qe ai eshte ‘profet’ i shqipetareve ne shekullin e 21-te e si i tille eshte shume me lart se sa nje ‘president’ aqe me teper nishan i perkohshem per te luftuar ‘djallin’ qe ka pushtuar 25 vjet shpirtin e nje 10 perqindeshi antishqipetare te korruptuar e inkriminuar qe kane pushtuar tere istitucionet e kombit pa SHTET e qe per fatin e keq i ndjekin edhe ‘nje pjese delesh te marrosura’ e jo te ‘humbura’ si dikur krishtin!
    Ashtu si ‘KRISHTI’ ,LAIKU,e Akademiku Qose kontribuan shume me teper per shqipetaret jashte krimit duke e luftuar ate se sa te behet pjese e tij! Urimi ‘Jete te gjate’ per ‘profetet’ nuk ka kuptim sepse ata jetojne perjetesine biles te ‘vdekur’ i sherbejne akoma me shume njerezimit!

  • Megalloman qe duke pare se nuk po kujtohet njeri e merr dhe e vendos vet kuroren e lavdise. koha ka te tjera kritere vleresuese, jo autovleresimin.

  • Mendoj se kjo pergjigje e te nderuarit Rexhep Qosja eshte pak egoiste dhe vjen nga nje kenveshtrim teper individualist. Te thuash se une jam i perjetshem dhe nuk dua te perlyej vazhdimesine e punes time si nje nga figurat me te njohura ne Kosove me 4 vjet te perkohshme nuk tregon deshire per zgjidhje. Te jesh politikan( i vertete) eshte sakrifice. Vitet qe sherben si politikan jane vite qe ti ja kushton popullit tend. Kosova eshte ne nje pike qe do zgjidhje konkrete. Une nuk e di ne se Qosja eshte propozuar nga opozita apo jo, por vendi ka nevoje per njerez te paperlyer.

    Te japesh mendim dhe te jesh pjese e zgjidhjes konkrete jane dy gjera te ndryshme. Dhenia e mendimve dhe te qenit ne pozicion kritik eshte mjaft i lehte, por te qenit pjese e zgjidhjes, natyrisht eshte e veshtire, me e veshtire se te qenurit ne pozicion opozitar.

    Une do ta kuptoja Zotin Qosja nqs ai do te thoshte:

    Mos me shikoni mua,, se une jam ne perendimin e jetes. Kosova ka djem te rinj, me kend veshtrimi modern dhe patriotik, dhe me te pershtatshem se une per te qene president( dhe te jepte emra konkrete), ndersa une deri sa te vdes do te jap mendimim tim per ate qe mendoj se nuk eshte e drejte.

    Kosova eshte ne koma, dhe ka nevoje per njerez te pakorruptuar!

    Zoti Qosja, behu pjese e zgjidhjes se problemit, jo vetem venies ne dukje te tij!

  • Te lumte i NDERUARI,I URTI,IDEALISTI PREJ “SHENJTORI”,zoti Rexhep Qosja!
    Pergjigje me te sakte se u keni dhene KANIBALEVE TE PUSHTETEVE ne Kosove, NUK KA!
    Ata donin te te PERDORNIN,por ua perplase grushtin ne fytyre!
    Kosova e sotme,ashtu si Shqiperia e sotme eshte produkt i kesaj klase politike qe gjithmone kane ndjekur te kunderten e INTERESAVE te popullit te vet!
    Kujtuan te mjeret se ti kishe LLAMPEN E ALADINIT dhe me nje te ferkuar do t’u garantoje pushtet te rehatshem e te perjetshem horrave qe sundojne Kosoven!
    Ku ishin keta horra kur ty te sulmonin dhe te detyruan te arratiseshge prej Kosove e te vije ne Shqiperi?
    E tani atyre iu duheshe jo per Kosoven,por per veten e tyre,prandaj bere mire qe ua tregove rrugen!
    Ti je udheheqes shpirteror dhe jo sundimtar!
    Jam i sigurte qe ne se do pranonit,ate propozim te paret do te ishin propozuesit e tu si Ramush Aradinaj,qe do ta nxinte jeten me bajraktarizmin e tij!
    Ai shkon sipas parimit anadollak “KALOVA LUMIN-TE DHJEFSHA KALIN”!
    Jo me kot ky sharlatan ka vene ne flamurin e partise se tij private foton e tij,qe eshte nje TURP i madh edhe per ata militante qe e ndjekin pas si qorra!
    JETE TE GJATE NE SHERBIM TE KOMBIT SHQIPTAR,i nderuari Rexhep Qosja!
    Pas te MADHIT Enver Hoxha,vjen ti si HERO I KOMBIT SHQIPTAR!!!
    Te tjeret jane ANTISHQIPTARE!

  • Ashtu,si gjithenje,profesor i nderuar,Ju do te mbeteni nje shqiptar i madh e i respektuar kudo perbashkekombasit e tu. Qendrime te tilla dinjitoze ua shtojne me tej vlerat intelektuale dhe atdhetare . Shendet te plote dhe jete te gjate , zoti profesor !

  • Respekt per kete njeri te madh, shqiptar i vertete, mendjendritur e penelodhes deri ne vdekje, per lirine, prosperitetin, historine dhe te ardhemen e ketij populli qe vetem tmerre ka pare nga politikanet medioker dhe po vazhdojne te perpeliten here si arinj e here si minj.

  • Dy perandore ka Rusia.Tolstoi i pare dhe Nikollai i dyte.Tolstoi i pare eshte i perjetshem,kurse Nikollai i dyte eshte i perkohshem.Keto fjale profetike te shkruara ne 1905 vlejne edhe per Moisiun e kombit shqiptar Rexhep Qosja.Ai e udhehoqi gjithe kombin nga roberia ne liri,pa e braktisur edhe ne kohet e Qametit.Prej ketij populli ka fituar vetem te idhtat,vuajtje pa fund.Duartrokitjet,pushtetin dhe pasurite,i fituan sharlatanet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *