Prej se është shpallur e krijuar, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972, në Tiranë, dhe e pranuar prej shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre, gjuha e njësuar letrare kombëtare, tani e quajtur më shpesh, gjuha standarde, vazhdon të jetë e kritikuar apo, madje, e mohuar prej dy anësh, në të vërtetë prej dy fronteve: prej frontit që mund të quhet politik e ideologjik dhe prej frontit që mund të quhet krahinor e dialektor.
Megjithëse partizanët e këtyre dy fronteve, argumentet e tyre me të cilat i kritikojnë qoftë edhe parimet themelore të saj apo, madje, e mohojnë në tërësi dhe kërkojnë Kongres të ri, megjithëse, pra, partizanët e këtyre dy fronteve argumentet e tyre i quajmë kur shkencore, kur historike e kur thjesht kulturore, është e padyshimtë se ato kanë karakter në njërën anë politik e ideologjik, kurse në anën tjetër krahinor e dialektor.
Partizanët e frontit të parë – politik dhe ideologjik, që e kritikojnë apo, madje, e mohojnë gjuhën e sotme standarde të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit vijnë prej së djathtës, por, nuk ndodh gjithnjë kështu: një numër i tyre, sado më i vogël, vjen edhe prej së majtës.
Kështu mund të thuhet edhe kur është fjala për frontin krahinor e dialektor.
Sado mund të hamendësohet se partizanët e këtij fronti, të cilët e kritikojnë apo, e mohojnë gjuhën e sotme standarde, të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit, vijnë prej krahinave të Veriut dhe prej dialektit të gegërishtes, prapë nuk mund të thuhet se gjithnjë ndodh kështu: një numër i tyre, sado shumë i vogël, vjen edhe prej Shqipërisë së Mesme.
Nyja e kundërthënieve në jetën tonë kulturore kombëtare, jo rrallë, ndodh të jetë e ndërlikuar po aq sa nyja e kundërthënieve në jetën tonë politike kombëtare.
Këto dy fronte midis të cilave gjëllin, zhvillohet, pasurohet dhe përsoset gjuha e njësuar letrare kombëtare nuk janë krijuar pas shpërbërjes së institucioneve politike dhe shtetërore komuniste në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, që konsiderohen krijuesit të gjuhës së sotme standarde: ato janë paraqitur, natyrisht me numër më të vogël partizanësh se sot, menjëherë posa është shpallur e krijuar gjuha e njësuar letrare kombëtare, domethënë gjuha e sotme standarde. Dhe, janë paraqitur në diasporë: në Europë dhe në SHBA.
Kritika dhe, madje, mohimet që i janë bërë gjuhës standarde në diasporë gjatë nuk janë marrë seriozisht prej krijuesve të kësaj gjuhe, prandaj, po ashtu gjatë, nuk u janë dhënë përgjigje as politike, as shkencore. Janë parë qartë dhe janë dendësuar me përgjigje edhe politike, edhe shkencore pas rënies së komunizmit, kur është parë se numri i kritikëve apo, madje, i mohuesve të kësaj gjuhe po shtohej dhe po përshtrihej, sidomos në Shqipërinë shtetërore një herë e pastaj edhe në Kosovë.
Kronika e kritikës apo e mohimeve që i bëhen gjuhës së njësuar letrare kombëtare gjithsesi është interesante dhe ajo do të jetë dikur një krye i veçantë, gjithsesi i çuditshëm, i historisë së gjuhës shqipe në përgjithësi. Do të jetë kronikë interesante, madje, e çuditshme, jo pse është shkencore, po pse është çka është: politike e ideologjike, në njërën anë dhe krahinore e dialektore, në anën tjetër.
Pse them kështu?
Njohuritë e mia mbi historinë e gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde të popujve europianë nuk më bëjnë të mundshme të pohoj se këto gjuhë janë kritikuar apo janë mohuar me të ashtuquajturat argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore. Kritika apo mohimi i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, të disa prej këtyre popujve mund të jetë mbështetur në argumente etnike apo fetare, po jo politike dhe krahinore. Dhe, kjo ka ndodhur te popujt e shteteve të përbëra, federative, po jo te popujt e shteteve kombëtare. Kështu, fjala vjen, gjuha letrare ruse, domethënë gjuha standarde ruse në Rusinë cariste dhe më vonë në Bashkimin Sovjetik është kritikuar apo është mohuar prej pjesëtarëve të etnive të tjera të shtetit rus, në të vërtetë të federatës së quajtur Bashkimi Sovjetik. Gjuha letrare, domethënë gjuha standarde, serbokroate është kritikuar apo është mohuar prej kroatëve e më vonë prej myslimanëve dhe prej malazezve po ashtu me të dhënë etnike, por prej kroatëve dhe myslimanëve edhe me të dhëna fetare.
Shqipëria shtetërore dhe Kosova janë shtetet e vetme kombëtare në Europë sot, domethënë shqiptarët janë kombi i vetëm në Europë sot, në gjirin e të cilit paraqiten intelektualë, gazetarë, gjuhëtarë, zyrtarë politikë, që gjuhën letrare kombëtare, e kritikojnë apo, madje, e mohojnë me argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore.
Prej viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar e deri sot është shkruar jo pak si për shkaqet e paraqitjes së këtyre kritikave e mohimeve, ashtu edhe për të dhënat politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore në të cilat mbështeten ato kritike dhe mohime.
Nuk e quaj të nevojshme t’i përsëris, i bindur se i dini të gjithë, kurse disa prej jush edhe më mirë se unë.
Pa qëllimin që t’ia mohoj kujt të drejtën e paraqitjes së lirë qoftë edhe të mendimeve më profane, më sektare, apo më separatiste, lejohem të them se mohimi i gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë i gjuhës së sotme standarde, që bëhet prej dy fronteve të sipërpërmendura – prej frontit politik e ideologjik dhe prej frontit krahinor e dialektor, është shprehje e krizës së përgjithshme morale, të mos them e patologjisë shoqërore, që e rëndon jetën shqiptare sot. Dhe, kjo krizë jo vetëm se vërehet, por pasojat e saj i përjetojmë në të gjitha fushat e jetës: më së pari e më së shumti në fushën e jetës politike e pastaj edhe në fushën e jetës kulturore.
Pse them kështu?
Them kështu sepse nuk mund të quhet racional, as natyrisht, etik jo vetëm mohimi, por nuk mund të quhet racionale, as, natyrisht etike as kritika që një gjuhë letrare kombëtare, domethënë një gjuhë standarde, i bëhet për shkaqe politike, domethënë pse është krijuar në një rend politik dhe kushtetutar juridik të caktuar. Të gjitha gjuhët letrare kombëtare, të gjitha gjuhët standarde, në këtë botë janë krijuar në një rend të caktuar politik e ideologjik dhe kushtetutar juridik, i cili ose është përmbysur prej revolucionit, ose është tejkaluar në procesin e zhvillimit historik. Por askush te këta popuj nuk është ngritur që me të dhëna të shtira politike e ideologjike të mohojë atë gjuhë.
Po t’u nënshtroheshin gjuhët standarde pikëpamjeve politike e ideologjike të partive grupeve e vetjeve të ndryshme, atëherë numri i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, në historinë e popujve të veçantë do të ishte i pafund, kurse dëmet kulturore shoqërore në përgjithësi po ashtu të pafund.
Në qoftë se nuk mund të quhet racionale, as natyrisht etike, kritika aq më pak mund të quhet racionale a etik mohimi që gjuhës letrare kombëtare i bëhet për shkaqe krahinore e dialektore: domethënë pse është krijuar duke u mbështetur në përparësitë qoftë objektive, qoftë të supozuara gjuhësore, kulturore, historike të një dialekti karshi dialekteve a të folmeve të tjera.
Krizat shoqërore, qoftë edhe kur paraqiten në trajtë të patologjive më afatgjata, zakonisht, janë dukuri kaluese. Dhe, janë kaluese jo pse merr fund njëherë e përgjithmonë paraqitja e tyre. Ato, siç dihet, zëvendësojnë njëra tjetrën në rrjedhën e kohës.
Ne sot kemi një luftë politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, për krijimin e dy gjuhëve standarde dialektore; dhe kemi përpjekjet e shtuara për krijimin e një kombi të ri brenda kombit ekzistues shqiptar!
Pas shtjellimit të mësipërm për shkaqet e kritikës apo, madje, të mohimit të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde, dhe për karakterin e tyre politik e ideologjik dhe krahinor e dialektor, është e arsyeshme, madje e domosdoshme, tani të shtrohet pyetja: ku na çojnë përpjekjet e partizanëve të këtyre dy fronteve që kërkojnë ndryshimin e parimeve themelore të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, krijimin e dy gjuhëve dialektore standarde?
Sikundër na mëson historia, politikat separatiste në jetën e një populli në shumicën e herëve kanë çimentuar themelet e ndarjeve apo të shpërbërjeve të tyre. Rrjedhimisht del përfundimi se përpjekjet për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare apo për krijimin e dy gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde dialektore përfaqësojnë konkretizimin e politikës dhe të ideologjisë së shpërbërjes në fushën më integruese të jetës kombëtare në fushën e kulturës.
Në qoftë se ky pohim është i saktë, e unë tjetër përgjigje nuk di t’i jap pyetjes së shtruar, atëherë vetvetiu shtrohet edhe një pyetje: a kemi ne sot një ide kombëtare. E me togfjalëshin ide kombëtare unë kuptoj idenë integruese në jetën e popullit shqiptar siç ishin gjatë 150 vjetëve të fundit ideja e ruajtjes së tërësisë së tokave etnike në vitin 1912, kur krijohet shteti shqiptar jashtë të cilit mbesin gati gjysma e trojeve etnike dhe më tepër se gjysma e popullit shqiptar dhe ideja e bashkimit kombëtar pas këtij viti.
Po ta mbështesim përgjigjen në krizën që e jeton Shqipëria tani e njëzet vjet dhe në disa ide të prodhuara prej intelektualëve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë atëherë do të përgjigjem: jo. Neve sot na mungon Ideja kombëtare.
Kjo përgjigje na shpie në fusha të tjera të kërkimeve që do të duhej të bëheshin në jetën politike e kulturore shqiptare sot.
Është në të mirën e kombit shqiptar sot dhe nesër që këto kërkime të bëhen sa më parë./DITA

POLITIKANET TE TESTOHEN PER GJUHEN SHQIPE.
Kokat drejtuse ne Shqiperi kane merak pasurimin e tyre te pa ngopur,kush can mendjen prej tyre, per te folur me saktesi gjuhen.Ruci flet me gjuhen e katundit te tij,qimi peka po keshtu,etj,etj.
Kur degjon politikanet tane, biles edhe shkrimtare, veren qe ato gabojne me shqipen,perdorin fjale anakronike.P.Zogaj gabon gjinine e emrave,peremrat,ngaqe derdellit pa freno ne TV-ion,e di veten te pa gabushem, eshte dashuruar tej norme me veten e tij.
Te gjithe parlamentaret duhet tetestohen me drejtshkrimin dhe me te folurin e gjuhes standarte te shqipes.Qe ketu fillon disiplina e munguar e politikaneve tane o Mete per vete.
pergjigja me e mire se perse Shqiperia eshte ne bisht te bishtit te Europes.
Nje populli te cilit serbia dhe lakejte dhe ahmet zoget e vendit i kane shkaterruar gjithcka me te drejte guxojne te shkaterojne te vetmen pauri te madhe Gjuhen Standarte.
Duke i perçare gjuhen vetiu perçahet populli dhe si thone rendom : bace u kry edhe kjo gje e fundit, dhe Shqiperia te shkoje ne hale te gomareve.
Fatkeqesisht popullin tone mbas Enverit e kane drejtuar serbet me dhenduret e tyre ne Shqiperi te ndihmuar nga lobi dhe zorzope te ndryshem pertej Adriatikut, hajdute pa din qe nuhasin vetem floririn , piktore te cmendur qe masturbohen se po behen udheheqesa rajonale dhe po e cojne vendin vertet ne gremine.
ska me ajke kombi yn profesor tani na drejton shellira
Shëllira është mirë, po na ka zaptuar hirra
Jo mer jo na ka drejton muti dhe nga ai holli qe eshte bark dhe qelb per gjenerata.
Plase o i shkrete,plase,po kush te degjon?Nuk e sheh se ata qe gjuajne me gure gjuhen e njesuar kombetare,jane kurrkushi???Bash per kete qe jane kurrkushi,ata duke gjuajtur fort,duan te behen dikushi?Cfare e pengoi sekretarin e pare te komitetit qendror te bashkimit te rinise se punes se Shqiperise Mehmet Elezi, ta kritikonte gjuhen e njesuar letrare dhe krijuesit e saj qe ne ditet e Kongresit e me pas? Pse ky malok tinzar dhe i pabese iu versul standartit me nje liber fill pas proceseve te rrumpallizimit te Shqiperise?Sepse ai eshte mercenar,eshte subash,eshte sejmen,eshte zagar dhe nuhat.E di mire,qe bashkeshpellari pasi shkaterroi ushtrine industrine,bujqesine,hidrovoret,arsimin,akademine,..i ka mbetur pa rrumpallizuar edhe gjuhen e njesuar letrare.Mehmuti nuk e ka haberin e fonetikes,morfologjise,sintakses;nuk e ka haberin e zhvillimit historik te fonemave dhe morfemave te gjuhes,por ama ka nje nuhatje prej zagari cfare i pelqen bashkeshpellarit ne aksh faze te zhvillimit te tij psikopatik.Duke shkaterruar,qe te dy bashkeshpellaret,ngjiten shkallet e karrieres ne sistemin komunist.Nje Bucpape i ka fotografuar dikur ne vitet e luftes revolucionare per shkallmimin e faltoreve mu ne maje te catise se teqese se dervishit te Luzhes,duke shkulur tjegullat dhe qerestene.Te dy.Sali Berisha dhe Mehmet Elezi,Kurse Rame Berisha priste poshte me gomar te ngarkonte tjegullat.Shkallmimi eshte nje demostrim impressionant.Le gjurme.Kete ka bere edhe shejtan Kozmai.Shkallmoi catine e kishes katolike ne Himare,per te ndertuar shkolle greke.Populli shqiptar,populli i tradites shqiptare(jo basterdet)nuk ve dore mbi objektet e kultit,mbi shenjtoret,mbi muret,monumentet,kalate,tyrbet,,,jo prej dijes,por prej tabuse.Edhe Muhameti kur pushtoi Meken,nuk vrau armiqte e tij prej mishi dhe gjaku,por rrezoi idhujt.Edhe Isisi,para se te prese kokat e kundershtareve,rrenoi monumentet e kultures boterore.Ja cfare malli jane keta qe duan te shkallmojne themelet e gjuhes shqipe,tevetmen gje qe i bashkon shqiptaret nga Prevesa ne Presheve.Kur permend Mehmet Elezin dhe Sali Berishen,keta jane “Inteligjenca” e koshadheve te talebaneve,qe duan te shkallmojne monumentin e Gjuhes letrare Kombetare Shqiptare.Merre me mend cfare jane te tjeret!
E vetmja gje qe na ka mbeteur eshte gjuha,edhe asaj po i versulen ta coptojne sic hejne hienat me prene e tyre.Vetem respekt per akademikun Qosja dhe gjeneraten e tij,qe na e lane kete pasuri, gjuhen standarte ,por qe politika bashke me disa bashibozukeqe per interesa anti shqiptare kerkojne t’a perdhosin,si aktin e fundit te tragjedise qe po luhet me popullin shqiptar.
MESO SHQIPEN REXHEP
Kosovari, me titull bosh e pretendime groteske. Ne vete strukturimin e shkrimit, ke vulosur injorancen tende ne njohjen e gjuhes shqipe, tones, asaj te vertetes. Ke perdorur copeza formuese frazash, tipike per nje shqip-foles te matane kufirit verior. Per pa folur per kakofonine shumeperseritese te te njejtit mendim, per ti mbushur mendjen vehtes mbase, se ne shqiptareve na mjafton vetem nje here shprehja e çfaredo ideje, per ta kuptuar ate.
Jo vetem kaq, por sforcohesh te permendesh “rregjimin komunist” duke ja atribuuar ate enveroxhizmit. Kam jo vetem dyshimin, por edhe bindjen e plote, pas ketij abrobimi te quajtur “analize”, se ne histori politike, filozofi e shkenca shoqerore je nje brryl i pa krahasueshem.
Nuk mund te pretendoj, se duke u rritur do te mund te saktesosh me mire idete dhe pricipet tuaja, sepse me njeren kembe je me afer fundit se fillimit te rritjes natyrore te qenjeve humane. Por, siç thote edhe ajo shprehja popullore e banoreve te Hudhres se Danit ne Peje, nuk eshte kurre vone(!) per te studjuar pak filozofi dhe histori politike.
Ja me dy fjale te te spjegoj qe komunizmi i mirefillte nuk ka ekzistuar as edhe ne vendin me te humbur te botes, si sistem, si strukture shteterore e politike. Ndryshe nga teoria komuniste, qe eshte zhvilluar e perfeksionuar qe me Marksin e Kapitalit dhe te Manifestit Komunist.
Ne Shqiperi, enveroxhizmi ishte faza e pare dhe u ndermuar edhe ndertimi i fazes se dyte te socializmit real, zoti profesor i shegave te egra te Majes se Karajfilave te malesise se Kelmendit te Shkrel-Biberajve qe aq shume te kane shprishur mejtimin tend prej gati filozofi te ngerdheshjeve njerezore.
Do apo nuk do ti dhe “ajkat” qe trumbeton, shqipja duke qene nje gjuhe e lehte per tu pervehtesuar, sepse besoj se je ne dijeni se si shkruhet ashtu edhe lexohet, ndryshe nga gjuhet latino perendimore, duhet komplikuar per jo shqiptaret, qe te dallohen nga memegjuhefolesit e vertete. Modernizmi po na jep nje dore ne kete drejtim, p.sh. “ë ”-te i shkruajme me shume deshire pa dy pikat siper, edhe per komoditet te perdorimit te tastierave jo shqiptare, por edhe per t’jua “nxire jeten” pretenduesve shqip-foles.
Asnje e keqe nuk i vjen gjuhes meme, nese pasurohet edhe me dialektalizma te shumta qe burojne nga çdo skaj ku shqip flitet.
Ke nevoje te rritesh edhe pak….
Moj engjellushe, ku ke qene me heret, moj kaq e mencme?! Na patakse me kete koment kaq te mencem. Mashalla, moj pipiruqke.
QOSE NUK ISHE
Qose je bere qe kur te dhane te gelltitesh sapun ne vend te djathit. Je ne kohe edhe ti te zhdukesh sa syte kembet para se te rikthehemi t’ju zhbythim nga trojet tona. E mos harro te marresh mbrapsht edhe pipilluqet qe solle me vehte kur u mishtopove per serbo-malazezet qe te mbajne frymen gjalle.
O merjeme,o mjerane!….S’kuqu, ne ke nje pike gjak moj qyqye! Pse,sa tru ke ti ne kafke,Qose,(Paksa me shume), ka dhe ne b….
Fole perseri ti mullar kashte nga Kuklibegu! Ik sa te jesh akoma ne kohe, se te presin me zjarr e dashuri dylberet e Lupishtes, te Rezalles e Gramaçelit.
Engjellushja me Meremen jane meshkuj qe fshihen pas fustaneve te grave. Injoranca nuk ka brire. Qe jane dy qenje qe u ka filluar mutacioni i transformimin nga nje specje ne nje tjeter, dhe gjate transformimit japin shenja inteligjence te pakuptueshme per pjesen tjeter te lexuesve, deri sa kur e plotesojne mutacionin e tyre, paraqiten te frikshem si te ishin aliena qe kemi pare ne filmat ” sajensfikshen”.
Qe kur nga Lushnik u bere Nik? Ti jo vetem shqipen nuk e di nga bie, por edhe ate shprehjen “sajensfikshen” e ke me te degjuar, kur harallatesh rrugeve te Hamburgut, per te shitur te vetmen dhunti qe te ka ngelur: prapanicen.
Znj.Engjellushe Gagaçi,mbase do te ishte me mire per ty,ta kishe mbyllur,me thirrjet : Rrofte injoranca !Rrofshin Haxhi Qamilet ! Rrofte Sali Berisha ! Vdekje shqiptareve ! Keto,me duket se i shkojne per shtat statures tende idjote .
E zgjodhe ngjyren e Jaguarit qe te bleu bashkendaresi i krevatit ne dhomen me llampushke te kuqe, nga Surreli?
Jepi avokat plep-dipllome se te kane ngelur edhe ca dite te shuhesh ne shurrimin tend.
Kthehu me mire ne gjysme zanatin e doktoreshes se lopeve me te cilin te ngopen ne te shtate vrimat qe i ke te hapura per mysafiret me goje, pa goje e me vibrim te galvanizuar.
Pavaresisht kerkesave te injoranteve nga veriu,ne e kemi gjuhen standarte,te cilen e sanksionoi kongresi i gjuhes shqipe,qe u mbajt me 1972 me pjesemarrjen e shkencetareve tane,te albanologeve te huaj,te shqiptareve qe jetojne ne kosove,ne maqedoni ,ne mal te zi,por edhe te shqiptareve arbereshe,arvanitas dhe te gjithe diaspores shqiptare ne bote.Tani te hedhesh poshte dhe te zhbesh ate qe eshte bere njehere,sikur nuk vete.Ne te gjithe boten,asnje shtet nuk ka luajtur me gjuhen e vet,prandaj edhe ne nuk kemi per te luajtur me vendimet e nje kongresi aq te rendesishem sa ai i vitit 1972.Kerkesat per ndryshim ne gjuhen standarte,jane te papranushme,te pa arsyshme,aventureske dhe shume te pa llogjikeshme.Ata qe bejne te tilla kerkesa,nuki duhet te punojne ne zyra shteterore.Punonjesit qe punojne ne keto zyra,duhet te testohen per gjuhen standarte shqipe,kush nuk e kalon testin te pushohet nga puna.
Ne unitetin e kombit gjuha eshte tipar kryesor.Ne Kongresin e Drejteshkrimit kane marre pjese nga te gjitha krahinat e vendit dhe nga Kosova.Vendimet e tij mbeten te rendesishme.Shkrimi i Qosjes ka vlere.Shkaterrimin e gjuhes standarde me qellim e duan ata qe nuk duan kombin si nje te vetem.Disa edhe jo qellimisht,por te dy palet bejne nje dem te madh per gjuhen shqipe dhe per kombin shqiptar.Perpjekjet me te shumta po behen per gegerishten ei te paperfshire ne gjuhen standarde.Nder flamurtaret Kolec Topalli.Cfare po shpik ky pseudogjuhetar?Si mola po futet per te hedhur poshte Standardin e gjuhes te gjuhetareve te spikatur si:Eqerem Cabej,Aleks Buda Mahir Domi,Shaban Demiraj,Emil Lafe,Xhevat Lloshietj. etj.perfaqesuesve nga shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,etj.Pashko vasa,Ndre Mjeda,Gjergj fishte kane shkruar per kete unitet te gjuhes shqipe veri -jug pa dallime
Ka me ardhë nji kohë, more prof., që shqipja ka m’u ba si gjuha rheto-romane e Zvicrës dhe an’e kand do flitet anglisht, italisht, greqisht, serbisht, e turqisht, se ky vendi i shqipeve po bastardohet në një farë feje sa s’po e merr vesh i pari të dytin. S’ka ma intelektualë, s’ka ma kulturë, s’ka ma arsim e shkencë. Çdo gja asht kthye në vjedhje, imoralitet dhe pabesi. Mjerisht, kemi me pasë ditë ma të vshtira, se askush nuk mendon me ba dhe me drejtue shtet, veç me vjedhë si të babëzitur. Idealizma ka mbaru e bashkë me te dhe jeta.
Andromeda,…,si te paska shku menia me e rendit edhe serbishten ne gjuhet e medha !!!!???? Kush je dhe çfar je ti kaq i “quti” ?! Idjot !
Znj. E. Agaci! Keni bere nje koment te sakte e me profesionalizem! Qe duhet lexuar nga kushdo i interesuar per kete problem. E qe mund te sulmohet vetem nga ato qe nuk e kuptojne kete ceshtje.
Ne pjesen ma te madhe Qose ka folur te verteten ne cfar ka shkruar.Po si komunist i thekur ne zemer mbron ne lidhje me kongresin e drejtshkrimit nuk thot te verteten.Ata qe muaren pjes ne ket kongres ishin vegla te perdorura sipas partis punes qe ishin te gjith nga jugu ishin.Gjuha letrare duhet si ka kene para kongresit.
Gjuha letrare shqipe asht propozue nga At Fishta te merret per baze e foluna gjuhe e Elbasanit,elbasanishtja.
Kjo letrarja sot e varros komplet vepren e Fishtes.Sepse me kete gjuhe letrare Lahutes se malecise i humbet forca filozofia dhe krenaria e etnitetit historik veriore.Ato qe kontribune dhe ato qe e miratune justifikohen ne mbeshtetjen e dy dialekteve.Po ne fakt baza mbetet e dialektit Toske.Ne toskenishte veprat e Fishtes dalin te bastardhume.Si nji rrutan(lecke) i dalun bojet(ngjyret).
Vetem ne rastin qe Fishta huazon shifren dyzet vete.Ne vargjet e luftes ne Vranine ka force e rrebesh.
Veq ti lypi une dyzet vete
Dyzet vete po djelm te leht
djelm te lehte qe te vdesin ku t’zatesin
e po t’ap besen e Zotit
se pa u djegun flak barotit
s’ka me u leshue per te gjalle Vranina.
Tashti kthjene kete krijimtari legjendra,kreshnike ne gjuhe letrare.Kur askund nuk njihen tek Toskeria kreshniket.Ku ka kreshnike me brekushe e fustanella neper kembe.
O Z/Kallam, Nuk je as patriot dhe as gjuhetar i mire i shqipes, me kedo qe kerkon te krahasohesh:
Vetem dyzet vete kerkoj
Dyzet djem te forte shkemb,
Djem te lehte gati per vdekje,
Kur detyra/Vranina/ jete kerkon.
Dhe po te jap bese me Zotin,
Se pa u djegur ne flake baroti
Gjithe se kush luftar i ri
Nuk dorezon as prag as shtepi.
gjuha aktuale eshte asnjanese as gegerisht e as toskerisht.e bazuar ne gjuhen e shqiperise se mesme eshte gjuhe e njehsuar per te gjithe shqiptaret.kjo gjuhe ka bazen e saje te identitetit shqiptar shoqeror ekonomik shkencor e per cdo gje.te ndryshosh kete gjuhe eshte tradhetia me e madhe ndaj shqiperise.por ata qe flasin per kete jane disa medioker qe u sherbejne te huajve.
Kush mohon gjuhen standarte mohon shqiperine natyrale nga Nishi deri nePreveze ,nje shqipe e njesuar nje komb i njesuar.
Po “akademiku” qe je, more “burre”! A vetem tash paska perpjekje te “shtuara per krijimin e nje kombi te ri brenda kombit ekzistues shqiptar”, a?… E njejta mendesi “patriotike” e “shqiptare” ka realizuar perpjekjet e moçme te krijimit te kombit “grek”, “maqedon”, “serb”, “malazez”, “boshnjak”, brenda kombit iliro-shqiptar dhe atehere e tash vazhdon lufta politike, ideologjike, krahinore e dialektore per gjuhe te tjera “shqiptare”, qe nuk duan te jene te nje standardi te vertete shqiptar, sepse, kete po e mundesojne titujt tuaj “shkencore” e “akademike”! Dijeni se kombe e gjuhe te reja qe kane dale prej iliro-shqiptareve jane greket, maqedonasitt, serbet, malazezet, boshnjaket etj. Dhe sot e gjithe diten bredhim “historive” tona “shkencore” dhe “akademike”!…
DRENICA E KUQE
Z.QOSJA artikulli eshte i mire por jo i plote.Nuk jam gjuhetar por jam atedhetar dhe po ju kujtoj qe keto tendenca kane marre hov duke filluar nga viti 1950 atehere kur u pa qe serbet nuk kishin te ardhme ne SHqiperi .JU e dini me mire se une se jeni i ketij profili dhe Kosovar se pikerisht aty me 1960 u krijua qendra e gjuhes dialektore gege dhe kejo kishte si qellim ndarjen e kombit SHqipetar .kejo vazhdon dhe sot ku angentura Serbe eshte ulur kembe kryq ne Tirane dhe jo vetem.Ketyre pseodietareve une do tu pergjkigjem me nje pyetje JUlutem me thoni sa dialekte ka gjuha ITALJANE FRENGE RUSE DHe te mos vazhdoj me tej .Sot shtrohet ceshtja e persosjes te gjuhes standarte dhe jo ndarja e saj Nje komb shperbehet duke prishur gjuhe , shkollen shih tekset si shkruhet gjuha ne shkolla ,RININE So kemi nje rini pa prespektive pa dinjitet si pasoje pa ndjenje atdhedashurie
Engjellushe Agaci, ti kuptohe qe je Mehmet Elezi ,Dora vete, nje HIC e XHUXH qe do te krahasohet me KOLOSIN e kultures shqiptare, Rexhep Qosen. .
Sekretari i Komitetit Qendror te Rinise dhe Antari i Komitetit Qendror te Partise,Komuniste te Shqiperise, Mehmet Elezi dhe Sali Berisha, jane turpi i Tropojes fisnike te Bajram Currit. Ata jane vandalizuesit e objekteve te kultit, jane”Binjake”, qe historia ju ka vene vulen e Zeze te TRADHETISE KOMBETARE.
Ne Kongresin e Drejtshkrimit kane marre pjese dhe kane marre vendime koloset e gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare jo vetem gjuhetari dhe shkencetari me i madh shqiptar i te gjitha koheve EQREM CABEJ, por edhe akademiket Mahir Domi, Shaban Demiraj, etj.dhe perfaqesuesit me te njohur te gjuhesise ne Kosove , Maqedoni e Mal i Zi e madje dhe nga arbereshet dhe diaspora ne vende te tjera.
Mos duhej ajka e inteligjences shqiptare te kishte marre edhe firmen e Mehmet Elezit e te Sali Berishes?
Shqiptaret ne te dy anet e kufirit, ne Kosove, Maqedoni e ne Mal te Zi, nuk do te bien ne kurthin e percarjes qe kane pergatitur armiqte e Shqiperise nepermjet tradhetareve injorante te Vucidolit.
Eshte teper vone per tu realizuar endra greko-serbe e cberjes se Shqiperise.
Rrofte gjuha dhe kultura e njesuar shqiptare.
Ne djall te vene funderrinat e kombit Sali Berisha e Mehmet Elezi, dhe ne djall do te vene se s’ben.
Ne do te flasim Standardin, Ju, tradhetareve te Shqiperise ju shkon me mire SRPSKA.
TE PA-BESARTIT
Dukesh si shkruan se ç’mall je edhe ti, nje zvarranik i ahishteve te Llixhave te Pejes, me korteçen celebrale te zvogeluar nga shtrengimet qe je i detyruar te besh sa here ke nevoje te boshatisesh.
Mund te lyhesh edhe me boje akrilike, po gjithnje je i dallueshem (si tere soji yt) jo vetem nga era qelbesire qe mban, po ne radhe te pare nga pellitjet me dhe pa ze qe leshon nga majat e minareve te Majacit, te Kaliqanit e te Çikatovës se Vjeter.
Largohuni nga ky vend qe nuk eshte e nuk do jete kurre i juaji, jeni nje peshe e rende a pa pranueshme per ne. E mos e merr me “qetesi e dashuri” kete keshille sot, neser do jete teper vone.
Shume i sakte e i drejte komentuesi z. Besart , Po ky djalli e qeni i poshter Sahli vetem pa besi , djallesi , percarje e konflikte ka dashur e ka provokuar . Nuk di ne se disa palo akademike a bashibozuke Kosovare , mendojne dhe deshirojne te bejne tjeter gjuhe , por jo gjuhen sandarte te shqiptareve , le te provojne e le ta bejne keta bashibozuke kosovare apo edhe shpellare te pa cipe e tradhetare . Akademiku zoti Rexhep Qosja eshte Shkencetar, Patriot dhe Kolloz i letrave.
Vleresoj shqetsimin e shprehur per mbrojtjen e gjuhes standarte. Por nga autori i shkrimit dhe komentuesit konstatoj thjesht kundershtim dhe jo argumentim. Kembengulja qe gjuha standarte e vendosur ne Kongresin e Drejtshkrimit 1972 te mos ndryshohet, duke mos argumentuar nese duhet ndryshuar apo jo, me e pakta eshte nje mohim i arritjeve natyrale ne zhvillimin e nje gjuhe qe nga Kongresi. Te pasqyrosh zhvillimin nuk do te thote se ke prishur standartin.
Sipas disa teveçelve injorant ,armiq te betuar te kombit shqiptar sejcili duhet te perdore gjuhen e krahines ,lagjes ,bile ata jane te lumtur kur nuk filitet fare gjuha zyrtare e kombit,KERKOJNE SHPERBERJEN ,kerkojn dialektin e rruges dhe lagjes tyre ,dhe mundesisht ai qe vjen nga SHkodra te mos kuptohet me Korçarin ,ai qe vjen nga Gilani te mos kuptohet me Fierakun,ai qe vjen nga Dibra te mos kuptohet me Sarandjotin.Pra kjo eshte MISIONI dhe puna e armiqve te kombit te shperbejne e shkatrrojn kombin shqiptar ,kur kombi forcohet vetem nga gjuha e perbashket. Rexhep Çosja eshte krenaria e kombit shqiptar ,eshte maja e piramides se historiografise,filozofise,gjuhesise dhe publicistikes bashkohore ,porosit akademikut duhet te degjohen dhe studjohen e zbatohen me vemendje ,nje gjuhe nje kombe i pandare.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##
Jam dakord me analizen e te madhit Rexhep Qose.
Eshte e vertete se ka edhe elemente krahinorizmi por me i rendesishmi ne kete perpjekje antishqiptare kunder standardit eshte faktori ideo-politik. Ne kete rast faktori ideopolitik buron nga politikat antishqiptare aneksioniste te vendeve fqinj, qe gjate nje shekulli te ekzistences se shtetit shqiptar nuk kane lene gur pa levizur per te percare popullin shqiptar dhe per te prishur Shqiperine. E ne keto perpjekje nje rendesi te madhe ata i kane dhene prishjes se unitetit kombetar te shqiptareve.
Eshte ky faktor i jashtem qe i fryn edhe flakes se krahinorizmit qe duket ne qendrimet e paperligjura e te paargumentuara te Mehmet Elezit, Kolec Topallit e ndonje tjetri, qe jane vene haptas ne krahun e gabuar te HUMBESVE te historise.
Megjithate, ne, i dashur profesor, kemi arsye te jemi optimiste se Shqiperia dhe Kosova, edhe ne kete moment kritik te historise shqiptare, kane burimet e mjaftueshme intelektuale per ta perballuar sulmin frontal kunder standardit te shqipes, arritjes me te madhe te unifikimit kulturor te shqiptareve te shenuar gjate nje shekulli te ekzistences se shtetit shqiptar.
Te gjithe e kane sot te qarte qellimin final te luftes kunder standardit: TE GODITET ELEMENTI ME I FUQISHEM I BASHKIMIT KOMBETAR TE SHQIPTAREVE e nepermjet kesaj te minohet siguria kombetare e Kosoves dhe e Shqiperise. Te gjithe “argumentet” e paraqitura deri me sot kunder standardit jane hipokrizi e ulet qwe bie ere te keqe tradhetije kombetare. Por, komploti serbo-grek i prishjes se standardit i kesaj fitoreje te madhe te unitetit kulturor te shqiptareve ka deshtuar ende pa lindur.
Ju urojme shendet e sukses ne punen e perpjekjet tuaja te pazevendesueshme per Shqiperine.
Lavdi firmetareve te kongresit te drejtshkrimit te shqipes, koloseve te gjuhesise e te kultures shqiptare Cabej, Domi, Ajeti, Riza, Demiraj, Lloshi, Beci etj.nga te gjitha trojet dhe diaspora shqiptare, per kete MONUMENT kulturor e shkencor me vlere te pacmueshme per unitetin kombetar te shqiptareve!
Kundershtaret e gjuhes standarde nuk jane ajke, por plangprishes…
Profesor Qosja mbron me te drejte dhe me argumente gjuhen standarde shqipe, si nje vlere te madhe kulturore dhe kombetare. Ne anen tjeter, shkrimi i tij, si gjithhere, shquhet me vleren e madhe stilistike-shprehese. Prandaj, dalin qesharake ata qe i kundervihen.
I nderuar profesor,si gjithmone brilant e aktiv me penen dhe mendjen e perkushtuar per shqiptaret,kudo qe jane dhe per vendin e tyre,te lene amanet nga brezat e meperashem.
Te pergezoj per kontributin e shquar dhe vullnetin e pa mposhtur o i Madhi REXHEP QOSE !
c’trishtim me komentet e ca burrave qe fshihen pas emrave a mbiemrave a fustaneve te femrave gojeshthurur, e pa fre. Nje shkrim i denje per nje problem madhor te kombit, per sot e mot. Kriza duket qarte ne ca komente komente te peshtira, qe kuterbojne, e nuk tregojne kurrfare culture, etike. Ja, pasi lexon artikullin, me konkluzione qe te dridhet mishi, per intelektualet politiko-ideologjike e krahinoro-dialektikore, qe rreken per ndonje cope krodhe buke qe u leshojne tutoret. Gjuha eshte thesari qe i ka rezistuar e ka mbetur ende, ne tere Kohen!Kerkohet e ngulmohet prej sahanlepireve te zhduket. U zhdukshin ata qe bejne te tilla perpjekje! Gjuha e bukur shqipe, perseri do rroje me shume,, shume e me shume se cdo gje tjeter. Ndryshuesit e saj do t’i mbuloje turpi e jo balta po lluca e do harrohen shume shpejt. Fundin e lig e kane te shpejte e pas kokes, ndaj s’e shikojne.
Urime Profesor. Kemi nevoje edhe per ndonje keshille tjeter. Te jesh i sigurte, se te tilla porosi per bashkombasit, do tw mbeten si gurw themeli nw brezat qw vijnw e qe duan kombin shqiptar.
Agacja eshte Besjana e terbuar,;eshte poeti doci i docave te malokut nga Kthella,qe shoket e sigurimit e graduan toger ne Shkoder.Sa kosovare ka marre ne qafe i ati Agaces!!!
He mer Lato se gati vume kujen, kur nuk te pame te dukesh ne rrethinat e Batushes ne Gjakove. Me thane se ishe ndalur per pak erzillek trupor ne Hamamin e Sallagrazhdes, epo mire ja ke bere se kane nevoje dudushet lafshe prere ti besh me shend e vere jo vetem nje here….
Ne lidhje me tendencen e disa “kompetenteve”per te stigmatizuar Akademikun Rexhep Qosja,shkrimtari i madh Dritero Agolli shprehet :”Nuk mbulohet Mali I Sharit me nje grusht dhe.”Mua nuk me mbetet gje tjeter,vetem t’i uroj z.Rexhep Qosja,Jete te gjate per te miren e kombit shqiptar.
O zoti Qose , po cfare ajke mor njeri ? Mos na fyej Kombin ! Kombin tone e ka permbytur M..uti ! Ne rast se ti flet per kete lloj ajke , edhe mund te pranohet !
Ju qe nuk ju pelqen analiza e Qoses, keni alernativen e idiotve, te nenqmimit e ofendimit…
Ik or LLESHI e kullot ato dhi ne mal se nuk dini gje ju malsorhanet nga gjuha standarde! Kur te jete ndonje shkrim per gjirizet , dil e komento se aty e gjen ti vehten!
Kush flet per ndryshimin e gjuhes standarte shqipe,ne mos qofte nje antishshiptar,me e pakta mund te jetenje koerr injoranti,apo theene ndryshe nje alabak,i cili me mosdijen e tij kerkon t`u jape mend te diturve.Andej nga vendlindja ime (jam nga nje krahine ne veri te Shqiperise) thone: ” Mos te drejtofte i padituni .”Le te shpreojme qe keto te paditur,te degjohen sa me pak nga shqiptaret.
Respekte dhe jete te gjate Akademikut te shquar R.Qosja
Mendimet dhe sygjerimet e tija duhen shkruar me shkronja te arta ne memorjen e cdo shqiptari qe e do Shqiperine
Profesor R. Qosja, ka bere nje shkrim te shpejte per nje problem te rendesishem e jetesor te kombit SHQIPTAR, mbrojtja e unifikimit te gjuhes shqipe ne nje gjuhe standarte/letrare. Por standartet permiresohen me kohen, frymezuar nga dashuria. Ky eshte thelbi i problemit.
Por keto 25 vite, te remujes politike dhe goditjes se vlerave atdhetare te arritura ne Shqiperi ne disa drejtime te rendesishme te ekonomise-kultures-artit etj., bie ne sy sulmi keqdashes i disa personave dhe segmenteve politiko- fetaro- krahinore qe kerkojne rikthim te percarjes kombetare. Sot kurkush nuk pengohet te krijoje vepra te shkruara jashte regullave te gjuhes standarte apo te flase me dialekte dhe huazime fjalesh ”MODERNE”. Ai thjesht do te jete i pakuptueshem deri i papelqyeshem per shumicen e lexuesve dhe bashkebiseduesit.
Komentuesit me Qosen, Memushajn etj ne krye e kane kthyer ceshtjen e gjuhes shqipe ne ceshtje istikami enverist. Me qesharak akoma eshte fakti se ndersa disa komentues sulen me sharje e fyerje ndaj atyre levruesve te shqipes qe kane sugjeruar ndryshime, ne nje kohe kur keta vete nuk e kane pervetesuar ende standardin.
Nuk e di sa nga komentuesit me siper jane marre me studime gjuhesore apo me ceshtjet dhe problematikat e gjuhes. Ne rast se do ta kishin bere nje gje te tille nuk do te ishin sulur si cakenjte te barsur me racizmin tipi krahinarist e te prirur nga politika e verber militante.
Te pretendosh qe standardi duhet te mbetet nje tabu e te mos ndryshohet pavaresisht se tashme po kalon gjysem shekulli eshte nje qendrim absurd i diktuar nga po te njejtat qendrime politike dhe krahinariste qe permend Qosja. Nga ana tjeter me habiti fakti se si Memushaj merrte persiper te shprehte edhe qendrimin e shkodraneve ne lidhje me veshtiresite e leximit te Fishtes. Qendrim me te vertete ne kufinjte e budallallekut njesoj si te thuash se italishtja e Dantes nuk eshte e kuptueshme per italianet. Memushaj harron se ishin pikerisht idhtaret e standardid ata qe luftuan vepren e Fishtes apo mos ndoshta duhet te kujtoj se si shprehej Kadareja per Fishten? Askush nuk ka kerkuar qe standardi te zhbehet por te perditesohet duke plotesuar boshlleqe dhe nevoja te diktuara nga koha dhe nga zhvillimet e vrullshme te shoqerise. Kjo ndodh me cdo gjuhe ndryshe nga sa pohon Qosja. Do te isha kurioz tu behej nje testim mbi njohjen e gjuhes standarde, pikerisht ketyre komentuesve mbrojtes te flakte te saj.
Asnje argument logjik ose gjuhesor vetem retorike e thate politike ne shkrimin tend krahinorist o info-analitike.
Ti pyet kush nga mbrojtesit e standardit ka studime ne fushen e gjuhesise pervec, Mehmet Elezit dhe Elez Biberajt? Qenke hokatar i madh.
Shkolla e gjuhesise shqiptare nuk perfaqesohet nga asnjeri prej tyre. Ata i njeh vetm info- analitikja ne mos qofte vete njeri prej tyre (me me shume gjasa ai i pari)
Ajo perfaqesohet nga gjuhetaret me fame boterore si Eqrem Cabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Mahir Domi etj. Ata njerez te ditur moren vendimet ne Kongresin e drejtshkrimit dhe krijuan monumentin me te madh te unifikimit kulturor te Shqipes ne 100 vjetet e e ekzistences se shtetit shqiptar.
Eshte komenti i pare!
Gabim!
Cilet jeni ju qe ju shkon mendja te ndryshoni regullat e percaktuara nga nje forum panshqiptar. Duket sheshit qe e matni veten me hijen e mengjesit. Dalin hicat e xhuxhat kunder koloseve e gjuhes shqipe.
Nuk beheni te njohur e as interesante me zhurme e retorike pa buke. Beni dicka nje here pastaj t’ju vije radha edhe ju te jepni mendime e tua degjojme mendimet.
Kundervenia standardit eshte kundervenie Shqiperise dhe Shqiptarise; i sherben tezave serbe per ekzistencen e dy gjuheve ne Shqiperi.
Populli dhe shoqeria shqiptare di me shume nga ju dhe nuk do bjere ne gracken serbo-greke te dygjuhesise ne Shqiperi.
Te jeni te sigurt: misioni juaj eshte MISSION IMPOSSIBLE.
Xhepi,
Jane po te njejtat “argumenta” qe sjellin Qosja dhe Memushaj edhe ti ne mbrojtje te standardid. Perse keto “argumenta” qenkan bindes per ty? Une nuk flas as ne emer te Mehhmet Elezit e as te Biberajt prandaj keto paragjykimet e tua vertetojne akoma me shume faktin se edhe ti je i yshtur nga propagnda me teper se sa dashuria per gjuhen. Leri gjuhetaret me fame boterore se lista eshte me e gjate dhe jo e cunguar sipas oreksit propagandistiko-politik. Ata njerez te ditur ne ate kongres iu nenshtruan direktivave te partise dhe jo bindjeve te tyre si gjuhetare. Se cili jam une ti nuk e di aq me teper kur merr persiper te me fyesh pa me njohur. Po me sa duket edhe ti je nga ata qe e ke care bllokaden e qe flet me gjuhen e propagandes. Populli dhe shoqeria shqiptare kane treguar se jane lehtesisht te manipulueshem e qe mund te shiten per nje thes miell perndryshe nuk do te zgjidhnin ne krye nje klase te peshtire politike. Ti je i teri propagnade ashtu si shume te tjere qe perdorin gjuhen tende ja perse eshte e kote qe te argumentohet mbi problemet gjuhesore.
po cfare e kush dreqin je ti komentuesi ” Ufo ” info Analitike njeres te vegjel te pa fyture dhe personalitet , disa palo komentues , pjese banash anti shqiptarë , qe kini si misjon percarjen dhe atdhe doni Kafifat e Sulltanat , ” duni babë ” ju dreqer e djaj te shqiptarise , jo Evropen dhe boten e qyteteruar o Xhiadiste te neveritshem .
Respekte ! Prof. QOSJA ! Flamurtari i mbrojtjes se gjuhes STANDARTE shqipe ! Nje komb,
Nje gjuhe !