Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë pothuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë, shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane.
Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë më 17.1.2011! Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit.
Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë! Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e ish-kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë! Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit!
Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm katër qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?
Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar?
Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! – do të thonë disa.
Nuk do t’i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne.
Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër.
Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romanik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë.
Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit.
Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës.
E kam dëgjuar shumë e shumë herë.
Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.
Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë përtokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij.
Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shtetin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit!
Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre.
Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snajperët e tyre qytetarë të paarmatosur!
Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç’është ky në emrin e të cilët u vranë ata të katërtit dhe u plagosën ata që u plagosën!
A duhej të vriteshin ata katër qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç’është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij?
Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thanë: Po. Duhet të vriten!
Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, irracionale që shpërthen prej syve, prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: “Banditët (demonstruesit – R. Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë”! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t’i afrohen siç iu afruan ata më 21 janar Kryeministrisë së tij.
Ish-Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: “Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë”! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën!
Ish-Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë demokratike, Astrit Patozi, tha: “Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!” Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snajperët e gardistëve që vranë katër qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitraloza, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës – thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë!
Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit.
Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani.
Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept.
Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë.
Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t’i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve.
Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokracia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë…!
Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: “gardistët (vrastarë, që kanë vrarë katër qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur Kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror”. Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t’i shpërblejë me një rrogë më shumë e t’i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.
Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se “Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë”. Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet, që Sali Berisha me pretorianët e tij, detyrohet t’i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë.
Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk i kishte ndër mend t’i përmbyste kush më 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme. Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur.
Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite.
Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre.
Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to.
Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkitin pasurinë siç ia vjedhin dhe ia plaçkitin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe të 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha në shumicën e mediave elektronike, të tipit Klan, ABC-News, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997.
Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin!
Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë, sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistëve të snajperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

mire profesor po Ilir meta nuk ka gisht fare ne kete ngjarje??? ilir meta qe pritet te jete pjese shume e rendesishme e qeverisjes se ardhshme nese fitojne socialistet te cilet kane premtuar se do te vendosin shtetin ligjor????
balsam per shpirtin e plagosur fjalet e Qoses. Ne litar vrasesit e 21 janarit. Sa me shpejt o ZOT!!
Faleminderit profesor Qosja. Paci jete te gjate. Me te gjate se armiqte e kombit shqiptar plehrovinat e Beogradit qe moren ne dore Shqiperine pas 90-s per ta shkateruar dhe per te na percare njeri me tjetrin geg e tosk, shqiptar e kosovar
Rexhep Qosja esht baba i kombit
mjaftojne keto dy fjale: baba i kombit per te pershkruar madheshtine e rexheq qoses. njeriu qe ka nevoje shqiperia qe ti drejtohet per te keqyrur ndergjegjen e saj.
DELETED – MODERATORI
DELETED – MODERATORI
Prof. Qosja vleresohet shume larte nga te gjithe shqiptaret qe jane te shkolluar dhe kane lexuar sado pak nga vepra e tij gjikante.
Vepra e tij shndrit shqiptarizem, andaj ne duhet te perkulemi para tij dhe vepres se tij sot. Ndersa neser sigurisht qe do perkulemi para shtatores se tij.
DELETED – MODERATORI
Mbi te gjitha, maten me qendrimet qe individi mban ndaj jetes dhe njerezve, ndaj ngjarjeve dhe te vertetes. E, ne kete drejtim, Rexhep Qose do te qendroje ne panteonin e lavdise kombetare, ndersa ” idhujt pa krena ” qe jane ngritur sot shume lart, edhe per faj te te marreve do te perfundojne ne batakun e turpit kombetar. Jeta eshte e gjate dhe jo te gjithe mendojne e do te mendojne nisur vetem nga zeri i zorres se trashe dhe te nxitur nga pasioni i mendjes se trashe.
Respekt per zotin Qose.
Kushdo shqiptar,, të cëit i shkon mendja të fyej Qosen e math, së pari fyen swhqtptarinë,
së dyti veten dhe bezat.
Lavdi burrt dhe akademikut të math Rexhep Qose. Me burra të tillë e arthëmja e kombit është e garantuar.
Sa per politikane,ne Shqiptareve po na marrin ne qafe.Sali Berisha nuk njihet per burre i ndershem,sepse asht pleh.Si akademik a shkencetar po nuk njihet.Si politikan njihet sepse percau popullin tone, na humbi kot 22 vjet per tu antarsuar ne Europe Njerez te mencur si Z Qosja na duhen ne,njerez qe e lartesojne kombin tone.Politikane bastarde si Zogu,Berisha etj,do mbeten ne koshin e plehrave.
DELETED – MODERATORI
as esat pashe toptani nuk ka shitur teritore, kete gje e ka bo vetem sala me detin dhe zogu me shen naumin dhe vermoshin. Respekt dhe nderim maksimal per Aka. Rexhep Qosen!
Respekt per QOSEN !!!!
ppttuuuuuuu PER BERISHEN…..TRADHETAR
Kush ja ndryshoj mendjen saliut per Komitetin e Pajtimit e Bashkimit Kombetar? Kuptohet qarte se kujt nuk i interesonte kjo gje, Mloshevicit dhe UDB-se. Respekte Profesor Qoses.
Respekte per prof.R.Qosen.Ju jeni me te vertet njeri qe i keni sherbyher dhe sherbeni Kombit Shqipetar.Per cka keni thene ne kete pjese libri ne gazeten Dita tuaj gjithcka jane te verteta ,une ju lutem qe te beni nje pasqyrim me te plote per popullin e Kosoves qe ata ta njohin kush eshte ne te vertet Sali Berisha,”Tradhetar i Kombit dhe spiun i padiskutueshem i Regjimit Serb”.Dhe nje here ju falnderoje Profesor per qendrimin qe mbani ndaj te vertetes.
Qosja dhe Demaçi e te tjeret nga Kosova e deshiruar per atdheun Ame, nuk e njihnin Shqiperine me pare. Psh Qosja pranoi vete ne TV se nuk e dinte fare problemin çam; Adem Demaci nuk e dinte se para 1990-es shqiptaret nuk kishin te drejte te kalonin as afer Bllokut…!
Demaci e pranoi kete dobesi, madje pranoi ne TV se “ne nje fare menyre ai dhe A demaci ishin perdorur ne kete nisme”. Keto jane fakte te regjistruara.
Tanime, kur kane kaluar kaq vite, dhe kur Qosja çuditerisht eshte shprehur se “Enveri ndertoi shtet modern dhe me dinjitet per shqiptarin”, kam frike se Qosja duhet te jete me i ftohte ne artikulimet e tij.
sali berisha apo sali muti dhe adhurusit e tij akoma kan shpresa se do te ken mardhan,je vllezrore me serbein jo kur,per pos te ikni ne serbi,nga i keni etrit dhe baballaret
Qosja eshte mashtues. Ai kerkonte qe Ramiz Alia te vazhdonte te ishte President i Shqiperise.
edhe per shume vite te tjera. Une e kam prit disa here ne Shkoder Qosen. Na ka zhgynjyer qe
ne ditet e para. ne Shqiperi e duan dhe shfrytezojne vetem ekstremi i majte.
Ai ne Kosove ka ndikim minimal.
Natyrisht qe ne Kosove ka ndikim minimal se atje dominon ndikimi proserb.
Sak ka koken Saliu juaj, Qosja ka nji bole.
Nje replike me komentuesin “Kosovari”. Dukesh qe je injorant se deformon ne menyre skandaloze shqipen e shkruar. Sa per Profesor Qosen, ai eshte pjese e gjalle e historise se KOMBIT SHQIPTAR dhe RILINDAS i diteve te sotme. Faleminderit Profesor dhe uroj me gjithe zemer te keni jeten e gjate per te miren e familjes suaj, si dhe per te miren e SHQIPTAREVE.
O Dita kot e fshite ate komentin per Sali plehun.. Jam shkri duke qeshur dhe akoma po vazhdoj te qesh me ate qe ke thene. Hallall ta boft zoti.
Burri me i madh i kombit sot eshte Akademiku Rexhep Qosja.Figura e tij lartesohet shumè edhe per faktin qe ate nuk e don sali berisha, ky merc i thate, por i mbushur me qelb,i cili ka infektuar rende….lekuren e gjithe kombit.Ja lexoni ate hajvanatin, qe llapi me siper, me nofke “kosovari” apo koso- i vrari.
E mer daje, ku ka koke shqiptari te gjykoje Rexhep Qosen. Rexhep Qosja eshte njeriu me i madh i Kombit shqiptar te pakten keto 100 vjetet e fundit. Ne Kosove vertet nuk e vleresojne shume. Se kosovaret jane rob te trashe e nuk arrijne ta kuptojne ate.
Ja pse u ndan Berisha me islamikun turk Qosja.Qosja kerkonte qe Shqiperia te shkonte drejt lindjes,bile duke dekleruar se ne jemi musliman dhe ardhmja jone eshte turqia.Kurse Berisha ma pak musliman thoshte dhe thoshte dhe thot vetem ne Europe eshte e ardhja jone.
o kaqol..Saliu yt ne lindje eshte keto dite tek diktatori tjeter Aliev. Ka vajtur te marri ca leka per fushaten. Je pyke me diell.
DELETED – MODERATORI
DELETED – MODERATORI
Ke harruar te permendesh dhe Meta hajdutin e korruptuar dhe Ramen, iniciatoret e vertete te protesets se 21 janarit dhe kryeoganizatori Rama qe donte te merrte pushtetin me dhune.
Shkrimi i shkruar kohe me parë eshte shume aktual.Mbetet,si verdikt,per te mos kopjuar,pasardhësit,Berishen qe per karriken e tij personale vrau qytetare te paamatosur dhe ne bulevard!Argumentim brilant i R.Qoses!Institucionet janë të Sovranit!Keto dite në Itali Levizja M5S e Beppe Grillo,si kishte njoftuar pushtoi parlamentin simbolikisht,pasi ai nuk po’ mblidhen sipas programit.Dikush e quajti grusht shteti,në shtyp.Natyrisht qe policia nuk ndërhyri me forcëdhe kryeministri ne detyrë Mario Monti,nuk dha urdhër të qëllohej kunder tyre.Nuk ka armë policia italiane?Nuk di te komandojë Monti?Sigurisht njemijë herë me mirë se i sëmuri per mend,Berisha!Dy kryeministra,dy botë qeverisëse larg njera tjetren,që nuk i ndan deti Adriatik,por budallallëku i pamatë i kriminelit Sali Berisha!Natyrisht Banda e tij e Veriut,agjenture e vjetër serbe në Shqiperi,ka arritur disa “sukseseve”.Së pari spostoi me urdher idenë e 20 vjetëve më parë,për Bashkimin Kombetar,pasi duhej ndarë vendi,duhej konfrontuar,Jug-Veri dhe për ti diskredituar shqiptaret në Europë,Berisha futi vendin në Aleancën islamike,duke spekulluar kriminalisht me përqindjen myslimane,e cila dihet si dhe perse eshtë transformuar prej synimeve të fqinjëve grabitqarë…21 Janari,jami bindur eshtë varri i hapur i Sali Berishës dhe bandës së tij antikombetare.Prof R.Qose,vigan i mendimit aktual shqiptar që ndrit Edhe ardhmerinë e KOMBIT!
Nga te gjith dihen raportet ne mes Qoses dhe Berishes.Ju nuk ju njef Kosova per asgja,vetem si akademik.Cfar ke bere per popullin tend te Kosoves mbas luftes.Se perpara dihet nga te gjith se ne sherbim te Serbis ke qene.Megjith ate askujt si hyjne ne pune se cfar prrallisni vete per Berishen qe e keni inat.
E shkrova nje koment pak ore me pare ketu dhe,nuk qenka percjelle!
Pse valle? Komenti im nuk kishte asgje joetike,perkundrazi,ishte tejet korrekt ,sa i perket etikes qe kerkohet …
shifni si jane vene ne rresht per nji vrasesit e 21 janarit ata pas 23 qershorit ne burg bark derrat e maleve basha ka dhan urdher per te mbrojtur babain e vet
Fjale te pavdekshme: “Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t’i shpërblejë me një rrogë më shumë e t’i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.”
Ne fakt, pervoja e 21 janarit 2011 eshte nje urdher i popullit demonstrues shqiptar per korigjimin e deformimeve te Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij ne Kushtetuten e RSH. 21 janari 2011 do te mbetet plage e pambyllur, plage gjaku, lemerie e tmerri ne trupin e shtetit demokratik shqiptar nese nuk hidhet ne ere kupola me e larte e shtetit e zgjedhur apo e emeruar me 70+1 vota te Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij dhe rizgjedhja e saj me 3/5 e votave ne Kuvendin e Shqiperise. Po u zgjidh kjo nyje gordiane thesi i krimeve e hajduterive te Ali Baba Saliut hapet vete dhe Ali Baba Saliut e Jozefina Braun nuk u mbetet rruge tjeter vecse te ndjekin shembullin e Hitlerit dhe Eva Braunit: ose te vrasin veten ose te arratisen ne Somali.
REXHEP QOSJA ESHTE IKONE E SHQIPTARIZMIT. AI ESHTE NJE METEOR DHE ESHTE FATI YNE QE KY METEOR KA RENE NE TROJET SHQIPTARE.
Nuk e di si me duket por ndihem mire qetesohem shpirterisht sa here lexoj akademikun Rexhep QOSJA, dhe them me vete kemi dhe ne njerez mendje ndritur.GJuha e tij realiste ,racional nuk ja ha hakun askujt,i zhveshur nga retorika dhe iluzione te kota ai te mberthen me fjalet e tija .ai ta thote ne sy te verteten pa dorashka kushdo qe te jete.per mua eshte kryeintelektuali me i madh qe kemi sot per sot ne jete….
Te perulemi me rrespekt o bir i Shqipes !
Ne demokracite moderne shteti eshte servis i qytetareve , por mos ke pare ne ndonje dere qe quhet vetsherbim.
Dhe ne servis ka rregulla, duhet mbajtur radha.
Me kete llogjike i bie qe sapo nje grup Shqiptaresh te jene te pakenaqur te sulmojne institucionet se i kane te tyret.
Pse ka rregulla ka dhe shtet.
Enver Hoxhen e vlereson pikerisht se beri kete qe Berisha e kopjoi shume keq.
Ja ku u morr me vota ajo karrige e mallkuar qe e duan me shume se Shqiperine.
Na thuaj , ke degjuar qe ndonje nga ata te terbuarit e rreshtit te pare qe po perpiqeshin te
hynin tek institucionet e veta ka zene karrige.???
Harrova , ata e bene per idealizem.
Keta qe zune karriget e bene per servis.
Me Meten mjeshter servisi kete radhe do funksionoje per mrekulli.
Pushtetaret tane i ngjajne atyre mjelesve qe rrine ne karrige dhe presin ti kalojne lopet para
per ti shtrydhur cicat. Tani ka dhe thithese moderne nuk kane nerva ti bejne as duart pis.
Kjo quhet stalle dhe jo servis.
E anashkalon me vetedije kush i nxorri ata fukarenj ne shesh.
Shtetin e bejne njerezit , prandaj titulli duhet te ishte :
POLITIKANE VRASES.
Keshtu do kishin pjese ne vrasje dhe nxitesit.
Te gjithe enveristet gjejne prehje te Qosja. Kenaquni me kufomat e gjalla te pseudopatrioteve shqiptar. Qosen nuk e vlereson dhe voton populli i Kosoves… e cfare i duhet shqiperise !
Nuk munde te gjesh fjale per te shprehur konsideraten per profesorin e nderuar.
Shkrimet tuaja na qetesojne shpirtin na qetesojne arsyen na mbushin me optimizem per te
ardhmen tone dhe te brezit qe vjen
Nuk di pse por me dukesh si Naim Frasheri [ rilindasi ] por i kohes moderne.Shjkrimet tuaja
me duken si Fjalet e qiririt te cilat jane te paharueshme per cdo shqiptar.
Ti parashikove me 1991 se Kosova do te jete e lire mbas 6~7 viteve,por vetem me lufte te armatosur,jam krenare qe te kam bashkombas dhe ndihem mire kur te degjoj qe flete me fakte dhe argumenta bindese,ani se disa te paafte te kunderpergjigjen me termin enverist,por ata i djegin te vertetat qe thua!Jete te gjate dhe mendje te fresket o njeri i mire!Respekte nga Laberia!
Në qoftë se në Kosovë nuk e “vlerësojnë” sa duhet profesorin, në Shqipëri unë mendoj, se mund dhe ndoshta duhet, që Rexhep Qosja të bëhet President i Shtetit Shqiptar. Kam bindje, se nuk do ta turpëronte kurrë veten dhe shtetin amë, por dhe kombin Shqiptar, apo tërë shqiptarët kudo ndodhen.
Jam partizan i referendumeve dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli.
!