“Mandat i gjithëkohshëm”

Dita

Nga Rexhep Qosja

Adem Demaçi, Baca Adem u nda nga jeta.

Ndarja e tij nga jeta pikëlloi gjithë shqiptarët kudoqofshin ata.

Adem Demaçi ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjithëkohshëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohshëm me emrin e tij, me veprën e tij, me lavdinë e tij.

Në jetën dhe në historinë e popullit shqiptar ai ishte i veçantë me çdo gjë e me të gjitha.

Ai e jetonte Idealin e tij; ai e jetonte Fjalën e tij; ai e jetonte gjithë Veprën e tij.

Ideali i tij, fjala e tij ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë njëkohësisht ideal i kombit shqiptar, fjalë për kombin shqiptar.

Herët, në rini ai u bë mësuesi historik, politik, kulturor, kombëtar e moral i rinisë shqiptare në Kosovë.

Ai u bë mësuesi i qëndrimit të drejtë, të papërkulshëm, të dinjitetshëm, që nuk e përkulnin leverditë, premtimet, kërcënimet, burgjet.

Ai u bë parathënësi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Ai u bë parathënësi i bashkimit kombëtar shqiptar.

Idealin e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ai e jetoi me 28 vjet burgje dhe me shumë përndjekje e krajata para dhe pas burgjeve.

Dhe këto 28 vjet burgje dhe këto përndjekje e krajata u bënë dëshmi sipërore që të gjithëve – bashkëkombësve dhe të huajve u dëshmonin se Adem Demaçi po ia dhuronte rininë, pjekurinë, dhuntinë krijuese kësaj lirie dhe pavarësie të Kosovës.

Me këtë sakrificë madhështore historike ai e dëshmoi burrërinë, vendosmërinë, parimësinë politike e morale edhe kur doli prej  burgjeve.

Sot kur Baca Adem u nda prej nesh vetëm me trupin e tij e do rendi të vetëpyetemi: çka bëmë ne për të.

Sot kur u nda vetëm me trup prej nesh e do rendi te vetëpyetemi se çka bënë për të ata që e sundojnë politikisht e shteterisht Kosovën sot.

Përgjigjet janë dëshpëruese!

Ata që edhe në ditët e luftës çlirimtare e vallëzonin vallen e paqes turpëruese nën dhunën dhe terrorin e regjimit serb i dhuruan Baces Adem mohime, denoncime, përjashtime, fyerje!

Ata të tjerët që pas luftës e bënë dhe po e bëjnë  demokracinë e Kosovës – demokraci rurale e private e privuan Bacën Adem prej çdo mundësie që të bëhej çka para të gjithëve i takonte të bëhej: që të bëhej i pari i Madh i Kosovës.

Nuk i lejuan të bëhej kryetar i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryetar i Kuvendit të Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryeministër i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as ministër i Kosovës! Prej ish të burgosurve politikë u propozua që të bëhej deputet i Kosovës, por nuk e lejuan kandidimin e tij as për deputet të Kuvendit të Kosovës ata që edhe për kandidime vendosnin!

Popuj të tjerë,me tradita politike, shtetërore e morale, i zgjedhin senatorë apo deputetë të përjetshëm figurat politike me merita të veçanta në historinë politike, kulturore e qytetëruese të tyre.

Politikanët dhe shtetarët e Republikës Jugafrikane e bënë Nelson Mandelën figure politike e morale botërore, sepse ashtu e meritonte Mandela dhe sepse ashtu e donin interesat politike e shtetërore të asaj Republike.

Por pushtetarët e sotëm të Kosovës nuk i lejuan Adem Demaçit të bëhet as deputet katërvjeçar i Kuvendit të Kosovës!

Pse? Pse e cenuan kështu Adem Demaçin dhe pse e cenuan kështu Republikën e Kosovës.

Ata që nuk ia lejuan Adem Demaçit as tre minuta fjalë në Parlamentin e Kosovës, ata që e privuan prej të drejtës së tij sipërore që të bëhej çka i takonte të bëhej në Kosovë, u frikësuan prej tij: prej etikës së tij politike e shtetërore, prej burrërisë së tij, prej nderit të tij, prej vendosmërisë së tij, prej parimësisë së tij, prej humanizmit të tij, dhe u frikësuan sepse ai, Baca Adem, nuk do t’i lejonte të bëjnë çka bënë e çka po bëjnë: ai nuk do t’i lejonte të zhvasin Kosovën, ai nuk do t’i lejonte  te plaçkitnin pasuritë e përbashkëta të Kosovës, ai nuk do t’i lejonte të bëhen milionerë duke përdorur e shpërdorur siç po i shpërdorin postet politike e shtetërore të Kosovës shtetërisht të privatizuar prej tyre.

Dhe, ai nuk do t’i lejonte t’i sjellin Kosovës aq tragjikomedi politike, ekonomike, diplomatike, kombëtare e ndërkombëtare që po ia sjellin asaj sot!

Por, o çfarë ironie!

Ata që nuk e lejuan të bëhet as kryetar i Kosovës, as kryetar i Parlamentit të Kosovës, as kryeministër i Kosovës, as ministër i Kosovës, madje as deputet i Kosovës, ata dje mbajtën akademi për të në sallën gati përgjysmë të zbrazët të Parlamentit të Kosovës dhe ata mbajtën fjalime në atë akademi për të.

Ata shpallën tri ditë zie për të.

Sot ata mbajtën edhe një akademi për të që e quajtën ceremoni dhe e mbajtën në sheshin para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u rreshtuan njëri pas tjetrit në radhë të parë për ta përdorur lavdinë e Bacës Adem për interesat e tyre pushtetore.

Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Bacë i dashur.

I privilegjove për të të nderuar kështu të ndarë nga jeta ata që këtë privilegj në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk e merituan!

Vepra jote mendore e morale, veprimtaria jote politike kombëtare, lavdia jote historike, burrëria jote, ecja jote gjithmonë e dinjitetshme do të edukojnë gjithmonë rininë tonë dhe do ta lëvizin përparueshëm historinë shqiptare.

Ti ishe më shumë se kryetar i Kosovës, ti ishe më shumë se kryetar i Parlamentit të Kosovës, ti ishe më shumë se kryeministër i Kosovës, ti ishe më shumë se ministër i Kosovës, ti ishe më shumë se deputet i Kosovës.

E si të mos ishe! Ti na dhurove si trashëgim mospajtimin me pushtimin, me çdo lloj pushtimi, me çdo lloj pushtimi e nënshtrimi në të cilin ishte dikur Kosova, por ti na dhurove si trashëgim edhe mospajtimin me të gjitha të këqijat që cenojnë interesat e përgjithshme shoqërore: mospajtimin me korrupsionin, mospajtimin me nepotizmin, mospajtimin me zhvatjen e pasurive të përbashkëta të Kosovës, mospajtimin me gënjeshtrat, mashtrimet dhe arrivizmet që e kanë mbuluar sot Kosovën.

Ti ishe dhe mbetesh ndjenja, ndërgjegjja dhe mendja historike në çastet më të vështira të popullit shqiptar.

Mandati yt është mandat i përjetshëm në historinë e gjithë popullit shqiptar.

28 Korrik 2018˙

Share This Article
12 Comments
  • Nje proze e mrekullueshme poetike epike!
    Nderime o Babai i Kombit,
    Rilindasi i fundit me i madhi midis te medhenjve!
    Nje nderim per Legjenden e Rezistences Shqiptare Kosovare per Liri!
    Me mire qe Adem Demaci i pavdekshem nuk u perzie me funksione politike, ashtu si Ty,
    por mbeti nje Shqiponje e lire, qe do tu bjere kryq e terthor maleve te Atdheut
    e shekujve do tu flase si Simbol i Rezistences, Mandela yne i paperkulur!
    Nderime Profesor , ty te rrjedh fjala si uji kristalte i Vuthajt tend te bukur pa kufi…

    • o Neti , po sa her te kam thene fol me leje e duartrokit sa me pak ??!!
      baca Adem i pavdekshem, ne fakt vdiq, nuk firmosi Rambujen, e nxoren jashte nga lufta, UÇK etj…,
      Olbrajt ne kujtimet e saj do te shkruante -” e mbylla telefonin me Demaçin, me nje ndjenje peshtirosje si asnjeher’
      pra, ky jugoslloveni i fundit qe ka ngele si karikature e nje kohe te shemtuar, duhet te dij mire qe Demaçi u perzu per veprimet e tij ndaj Kosoves, dhe jo e kunderta.
      mosfirmosja e Rambujes do te thote s’ka Kosove .

      kshu pra Neti, duartrokit ca me pak , dhe mos shkruaj me babai i kombit, se na i telendiset mamate me kta baballaret tuaj, njeher Stalini, njeher Mjao ce duni, Endhjeri, tani imagjino te vete ti them plakes qe qenka dhe Qosja i titos 😛

      • Mire atehere SWAN Verushja….
        Nuk them më per Qosen Babai Kombit….
        (megjithse flet vepra e tij, moj Verushe…I ke lexuar ti veprat e Qoses per Rilindasit tane te medhenj?
        Apo as rilindasit nuk i vë ne Peshore ti….?)
        Stalini e fitoi me lufte vlersimin e tij. Ne krye te koalicionit Antifashist, BS -SHBA-France-Angli, kush i vuri perpara hordhit e Hitlerit?…(Apo harrova une… Se ti ke patur Gjushin ne Kampin kundershtar…me zor minister vanë e e vunë…!)
        Ndryshe Europa dhe Rusia me republikat e saj do flisnin edhe sot gjermanisht….
        Edhe Maon qe udhehoqi Popullin me te madh te botes, une e kam fajin qe kinezet e kishin Perendi….?
        Enveri, qe jau ngordhi pleshtat fashistve dhe pulastrenave, duke perfshire dhe Gjyshin tend, une e kam fajin qe shqiptaret e mbajten jo pak por Gjysem shekulli?!…
        Mire ketej e tutje do ti themi Baba Sali Mortjes, apo ti themi atij Qimekuqit përtej Atllantikut,
        …qe i ndizen syte zjarr kur sheh gra te bukura… Dhe nis e lepihet per nje çikë tafllak…
        Si te duash ti, nuk i therrasim me Qoses Babai Kombit, por na e gjej ti nje Baba me te mire,
        …apo do na lesh dobiç… Pa Babush?!…

  • Flm shume i nderuari Shqiptari Rexhep Qosja.
    Si mund te nderonin keta ….poplliticare kur kane bere pakt me djallin Salic ram Bericic vrasesine UCK dhe furnizuesin e milloshevicit.
    Shoh me qindra luftetare te UCK ne varferi dhe keta spiune te serbise po rjepin popullin brenda e jashte kufijve.
    I nderuar zoti ju dhente shendet se kemi nevoj per fjalen tuaj

  • Flm shume i nderuari Shqiptari Rexhep Qosja.
    Si mund te nderonin keta ….poplliticare kur kane bere pakt me djallin Salic ram Bericic vrasesine UCK dhe furnizuesin e milloshevicit.
    Shoh me qindra luftetare te UCK ne varferi dhe keta spiune te serbise po rjepin popullin brenda e jashte kufijve.flm
    I nderuar zoti ju dhente shendet se kemi nevoj per fjalen tuaj

  • Ketu tregon kush jemi ne shqipot babai i kombit rexhep koqja ;; nje serbo-bolshevik me patent , jue therrisni
    babai i kombit tamam rrot trapash……………

  • Blak swen dhe Korabi ju jeni trushpelare qe jetroni me shpifjet e UDBasheve te LDK.Ai qe ka njoft nga afet te MADHIN BAC ADEM dhe te MADHIN Rexhep Qosja,shpifjet tuaja jane si pika e ujit ne det….Per nje trushpelare edhe burgu 28 vjete nuk vlene …Ne kete bote nuk ka neri te perkryer dhe te pagabueshem.Te fasish keq per Demacin duhet te jeshe vetem antishqiptare….

  • Bace Adem Demaçi, Jeta dhe veprimtaria e tij, eshte binome me gjendjen dhe te kaluaren historike te kesj hapesire kombetare shqiptare.Edhe ata, per shqiptare e qe dikur, e ndiqnin dhe e ndeshkonin politikiksht e kombetarisht, edhe keta te tashmit e te sotshmit qe e injorojne, kane te fizikun dhe mendjen e tyre , ndonje qelize kombetare ndertua nga jeta dhe vepra e Baces. I nderuari Akademik, edhe Juve tash, edhe Juve pasvdekjes, do t’ju injorojne ata qe rhen ne ASHAK qe Ju ishit tfllluesi dhe i solet-gjegjesht i sollen me merita e pamerita, do Ju injorojne me zi e me keq, se sot dhe me zi e me keq se Bacen.Por krenaria dhe madheshtia e se vertetes eshte, dhe do mbetet me Ju e madherishme,reale dhe e drjte, te cilen shqiptaret perkunder perçarjes do ta kene thesar e vlere komebtare ne kohet qe vijne pas Jush e nesh.

  • Mire atehere SWAN Verushja….
    Nuk them më per Qosen Babai Kombit….
    (megjithse flet vepra e tij, moj Verushe…I ke lexuar ti veprat e Qoses per Rilindasit tane te medhenj?
    Apo as rilindasit nuk i vë ne Peshore ti….?)
    Stalini e fitoi me lufte vlersimin e tij. Ne krye te koalicionit Antifashist, BS -SHBA-France-Angli, kush i vuri perpara hordhit e Hitlerit?…(Apo harrova une… Se ti ke patur Gjushin ne Kampin kundershtar…me zor minister vanë e e vunë…!)
    Ndryshe Europa dhe Rusia me republikat e saj do flisnin edhe sot gjermanisht….
    Edhe Maon qe udhehoqi Popullin me te madh te botes, une e kam fajin qe kinezet e kishin Perendi….?
    Enveri, qe jau ngordhi pleshtat fashistve dhe pulastrenave, duke perfshire dhe Gjyshin tend, une e kam fajin qe shqiptaret e mbajten jo pak por Gjysem shekulli?!…
    Mire ketej e tutje do ti themi Baba Sali Mortjes, apo ti themi atij Qimekuqit përtej Atllantikut,
    …qe i ndizen syte zjarr kur sheh gra te bukura… Dhe nis e lepihet per nje çikë tafllak…
    Si te duash ti, nuk i therrasim me Qoses Babai Kombit, por na e gjej ti nje Baba me te mire,
    …apo do na lesh dobiç… Pa Babush?!…

  • Mor ”korab,, listen me patriotet e vertet te Dibres nuk shkruaj dot se jane te shumte ,por ti mor birbo duhet te jeshe ne listen:
    Zhulal UDB-e
    Gazidede UDB-e
    Kryemadhi- vari ne te
    ”korab,,-vari ko@et.
    Mos e turpero emrin e atij mali or ”tej,,dhe po kane ngel me molla ne bulevardin e Peshkopise se bukur ,nje molle e rene dhe e shtypur nga rrota e makines vlen me shume se ”taj,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *