Rexhep Qosja: Masakrim juridik në Kosovë

redaktor

 

Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën.

Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.

Këtyre të rinjve me moshë, të rinjëve me ide dhe të rinjëve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare, dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat!

Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut dy dytë para balotazhit dhe ua shqiptoi dy ditë para këtyre zgjedhjeve komunale me shpresë se ashtu do të mund të ndikojë rrënueshëm në zgjedhjen, të paraparë të sigurtë, të Shpend Ahmetit kryetar i kryeqytetit të Kosovës-Prishtinës.

Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut për “veprën penale” me asnjë dëshmi të dëshmuar: për terrorizëm!

Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyrjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike – Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqipëtare, po i shqetëson pamatshëm.

Besoj se populli shqiptar nuk do të pajtohet me këtë Gjykim që fyen drejtësinë, mendjen e shëndoshë dhe Kosovën, prandaj edhe do të çohet kundër tij siç u qua edhe kundër dënimit me vdekje që burgu i Prizrenit i shqiptoi Astrit Deharit.

Besoj se populli shqiptar, viktimat e kësaj masakre të sotme juridiko-politike, të kurdisur prej dy blloqeve politike, do t’i shpallë, së bashku me Astrit Deharin, heronj të Kosovës nesër.

Rexhep QOSJA

 

Share This Article
6 Comments
  • Shpallja e dënimit ndaj të rinjve shqiptarë, Adeas, Frashërit, Egëzonit dhe Atdheut, edhe një dëshmi se “gjyqësori” jugo-kosovar, po i rikthehet praktikës së vjetër, asaj të para Luftës së Famëmadhes UÇK!
    Për mua si bashkëkombës i këtyre studentëve të shkëlqyeshëm dhe njohës solid i lëmesë ushtarake, të gjitha përpjekjet e prokurorisë për arsyetimin e të “gjeturave”, të siguruara nëpërmjet ndonjë zarfe, që ua përplasën fytyrës (sepse këta e kanë fytyrën shollë këpucësh) mujsharët-urdhërdhënës të saj, dhe të publikuara në mjetet e informimit, më bëjnë të dyshojë, se janë të pa qëndrueshme!
    Në të “gjeturat” e prokurorisë, në mes tjerash thuhet se natën kritike u godit ndërtesa e Kuvendit të Kosovës nga një raketë “Zolja”- e cila lançohet nga krahu. (Me siguri kanë harruar apo nuk kanë ditur ta cekin, se kanë aluduar në raketë M 80 “Zolja” cal. 64 mm, të prodhimit serbijan).
    Çfarë ishte pra, dëmi i shkaktuar nga kjo predhë, me largësi efikase të veprimit deri largësi prej 220 metrash dhe, me efekt depërtues 300mm në blindat e prodhuar nga çeliku homogjen?
    Përgjigja e “hetuesve”, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, vërtetë është jo vetëm joprofesionale, por shumë e mjerë! Jo vetëm për ata, por edhe për institucionet e Kosovës, në veçanti dhe popullin e saj në përgjithësi!
    Thonë: u thye e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritaret e Kuvendit të Kosovës, në rrethin e ngushtë të pikës së goditjes!
    Kam bindjen e plotë, se familjet e këtyre të rinjve atëmemëdhedashës, edhe këtë goditje, jo të lehtë që morën sot nga pushteti i vendit për të cilin, jo pak kanë sakrifikuar, do ta përballojnë me stoicizëm, duke e shndërruar dhembjen në forcë dhe krenari!
    Gallapi

  • Askush nuk do ta mendonte qe z. Qosja, nga nje adhurues fanatik i PDK dhe Z. Thaçi, do te behet nje kritikues fanatik i PDK dhe Thaçit. Z. Qosja ka te drejte kur kritikon PDK, por kjo kritike do te duhej te behej shume vite me pare sepse qe nga ngjizja PDK ishte e tille.A thua çka ndikoi te z. Qosja qe ky vetem tani te jete kunder Hashimit me shoke ? Perse nuk reagoi kunder PDK kur ajo vriste, burgoste apo kur zhvaste shtetin e Kosoves ?
    Qosja gabon kur ju del ne ndihmë anetareve te VV. Ata e sulmuan objektin e qeverise me “zollë”. Ata e merituan denimin.

  • Ne shqiptaret per fate te keqe veshtir e kemi te bejme shtet.Per fate te keqe kete po e ndihmon edhe akademiku Regjep Qosja qe une e kam qmuar shume.Une kete qendrim te tije nuk mund ta kuptoj kurrsesi.Ne nje shtete te se drejtes pa marre parasysh se kush eshte duhet te pergjigjet para drejtesise.Te hedhish gazlotesjelles ne parlament te demtojshe ndertesen e parlamentit ,ne kushtet kur populli e ka zgjedhe ate,ajo eshte tradhet ndaj popullit dhe terorizem.Te mbrojshe keto teroriste do te thote te jeshe edhe vete i tille.Hulumtoni pak me shume dhe zbuloni kush eshte Visar Y meri,Fisnik…………..

  • OBJEKTI I KUVEDIT NUK ESHTE I QEVERISE SE KOSOVES POR I HORRAVE TE POLITIKES KOSOVARE !NUK E DI SE KUSH ESHTE AUTORITETI QE MERR VENDIME NE KOSOVE E UROJ TE MOS JETE SI KETU MATANE KUFIRIT KOSOVAR QE QEVERIA E TERE POLITIKA ESHTE PENG E SHKERDHATOKRACISE QE U INSTALUA PIKERISHT PER TI HEQUR KETIJ POPULLI NDJENJEN E THEKSUAR TE ATDHEDASHURISE,CKA PERBEN RREZIK PER MAFJET E VESHURA ME BLUZA DEMOKRACIE QE MBAJNE PENG ZHVILLIMIN E VENDEVE RESPEKTIVE!JA PRA PERSE NE KOSOVE EMEROHET THACI E NE SHQIPERI TOTO LIKJA!

  • Thenja e Qosjes qe e transmetojne mediat gjithandej, se ajo që ndodhi ne Prishtine… “që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën.” eshte nje bumerang per Qosjen, sepse ajo qe ka ndodhur per 50 vjet ne Prishtine, qe e ka fyer rende drejtesine, qe e ka fyer rende mendjen e shendoshe shqiptare dhe qe e ka fyer rende Shqiperine eshte mendja e shqiptaro-titistit te rafinuar Rexhep Qosja, qe edhe sot, mbi ato baza, po e copeton Shqiperine dhe po i perçan shqiptaret dhe jo vetem ne kete “rast”…
    O shiptare, e paqi nje te mire!

    DRENICA E KUQE

  • “Mollos” titisti ose serbiani, gjykatat serbe nuk do t’i kishin denuar me shume keta te rinj idealeste ga gjykata “Shqiptare” do te thosha serbiane, thaçiste, isaiste titiste, edhe po te ishin gjetur fakte.
    Nik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *