Rexhep Qosja mbush 77 vjeç

editor

Rexhep Qosja është shkrimtar që i ka përdorur thuajse të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, studiues i letërsisë dhe historisë së saj, estet, kritik letrar, politolog i shqetësuar për realitetin shqiptar e gjithëkombëtar në kuptimin filozofik që i jepte kësaj fjale Platoni. Kur lexon ne vijueshmëri vepr ën e tij që është botuar e plotë prej Institutit Albanologjik të Prishtinës, e vë re se nga format tradicionalisht të privilegjuara të letërsisë shqipe, ai ka kaluar në përpunimin e formave të reja si prirja kryesore e pasmodernizmit artistik, duke ndërtuar një mendim mjeshtëror  në të gjitha llojet shkrimore me lexuesin, por edhe me njeriun shqiptar në përgjithësi.

Vepra e tij nuk është thjesht një ushtrim i fjalës, por një kërkim që udhëhiqet nga natyra e arsyetimit universal dhe nga bukuria e shprehjes artistike. E nisur nga fundi i viteve ’60 ajo llogarit sot më tepër se njëqind botime e ribotime që nga eseja kritike, studimi, romani, drama, tregimi satirik dhe vazhdon me trajtesat sociologjike, filozofike e politologjike, intervista e artikuj, të cilët përfshijnë fusha të ndryshme të shkrimtarisë, me një projekt të menduar mirë dhe me një unicitet, që rrallë mund ta kenë ndërmarrje të tilla intelektuale. Ajo vihet në lëvizje nga një mendim i gjallë, i saktë dhe heteroklit që ndërton botë. Me arkitekturë të veçantë dhe me përmbajtje që i ngjan një objekti të tejdukshëm, të cilin mund ta vështrosh nga të gjitha anët, aty shpaloset përballja e përjetshme e ndërgjegjeve të kombit. Me një vështrim komunikues, me vizion perspektiv e me vazhdimësi të qëndrueshme, ajo herë-herë shoqërohet nga një alegori që shkon drejt ironisë dhe sarkazmës. E veçantë ajo është si në tematikë, ashtu edhe në objektin e vet si tërësi, duke gëzuar statusin e një vepre madhore të kohë sonë.

Si një nga zërat më origjinalë në shkrimtari, në veprën e Qosjes kemi një univers brenda universit të madh të jetës. I plotpushtetshëm në atë që shkruan, duke bërë herë pas here meditime filozofike dhe filologjike, ai mund të konsiderohet një nga penat më të fuqishme dhe një nga mendjet më të ndritura shqiptare për shumë arsye, por më kryesoret janë: kuptimësia e thellë e realitetit të njeriut shqiptar si subjekt, interpretimi humanist i çdo lloj problematike dhe stili origjinal.

Duke përfaqësuar vetëdijen morale të shqiptarizmit që ka udhëtuar nëpër shekuj dhe ka mbërritur në kohët e reja i gjakosur, i copëtuar, por i patjetërsuar, vepra e tij  përbën një etapë të rëndësishme të zhvillimit të letrave shqipe dhe të identitetit kombëtar, si pjesë e pandarë e identitetit shpirtëror të njerëzimit:  «Njerëzit s’shtrojnë pyetje kur s’janë të nxitur prej dhembjes apo prej dashurisë […] ( Vdekja më vjen prej syve të tillë, f.27).

Shkrimtaria e tij nuk ekziston për vete, por është pasqyrë e vetëdijes së epokës. Ajo gdhendet në histori dhe autori ndriçon vetëdijen kolektive apo individuale, duke realizuar funksionin e saj të madh edhe pohues edhe kritik. Fuqia e rrëfimit në librat e tij  është një mit  në veprim për një qytetari ku të shkruarit është njëherësh liri dhe përgjegjësi në emër të së drejtës dhe të së vërtetës. Nëpër tekste gjejmë  një mënyrë të paimitueshme ligjërimi dhe një peizazh estetik të veçantë. Më duket se dikush që gjendet në hasje për herë të parë me veprën e tij, provon një ndjesi të thellë, dhimbje dhe dashuri sublime njëherësh si dhe mahnitje para një realiteti të madh krijues.

Çështja kombëtare shndërrohet thuajse në një mision të shenjtë në të gjithë veprën e tij ku dëgjohet muzika madhështore e atdheut dhe e lirive demokratike, e cila përzihet me nota elegjiake të mospërputhjes së ëndrrës madhështore të Bashkimit me realitetin e copëzuar e të shformuar kombëtar. Qosja përpiqet t’u japë themele të qëndrueshme vlerave dhe të zgjojë ndërgjegjen kombëtare, ashtu si rilindësit që krijuan Shqipërinë virtuale në kohën e mungesës, kur ajo ishte një pikë e vdekur, një truall thuajse i humbur në kufijtë e një perandorie pushtuese. Lexuesi i tij pajiset edhe me një vetëdije historike kombëtare, me një kuptimësi identitare që e kanë cilësi vetëm veprat me frymë universale.

Vepër e një eruditi të rrallë, e ushqyer me referenca të shumta, ajo dallohet për frymë të rralla kulturore, me një forcë magjike, sepse erudicioni bën pjesë në konceptin bashkëkohor për stilin. Shija e citimeve, kjo prirje disi melankolike që banon në veprën e tij, së bashku me emocionet letrare, e pasurojnë perceptimin tonë për letërsinë. Ai di t’i jepet mendimit abstrakt, por edhe kthesave reale dramatike kombëtare, duke nxitur kërshërinë dhe moskënaqësinë, por edhe dashurinë dhe mërinë. Eshtë, pra, një fjalë që e angazhon lexuesin në një ushtrim arsyetimi të pazakonshëm. Lidhja me botën dhe kuptimësia jonë qëndrojnë në përsiatjen që na imponon gjuha dhe kultura. Ato kushtëzojnë analizën e shoqërizuar  të realitetit. Edhe vepra e Rexhep Qosjes, dëshmon mundësitë e mëdha të shprehjes së shqipes, duke dëshmuar kashtu misionin e tij si vizionar, i thellë dhe universal.

Vështirësia e shkrimeve të tilla përmbledhëse  qëndron në faktin se një vepër e madhe nuk mund të futet në kufij të ngushtë termash, por qëllimi është i hapur: të zbulohet dhe të rizbulohet  figura e një personaliteti  të shquar, të vëzhgohet me çfarë çudish, mrekullish, brengash, plagësh është përballur ky shkrimtar, vërejtës i hollë i kohërave që kaluan në Shqipëri dhe në Kosovë, ky studiues i letrave, ky atdhetar dhe shqiptar naimjan, ky filozof i sjelljes dhe vetëdijes qytetare. Të tregohet si e bën të qartë ai ç’është identiteti kombëtar, duke e zbritur këtë koncept nga qiejt e arsyetimit abstrakt në trojet konkrete të realitetit historik.

Udhëtimi i tij krijues përfshin  disa faza dhe krijon një horizont të kthjellët për të kuptuar gjenezën e një vepre në  letrat shqipe dhe të një personaliteti të rrallë të kombit,  motivet e mëdha që kanë çelur nga libri në libër dhe kanë krijuar si të thuash një univers, në të cilën librat e tij u ngjajnë planeteve të rinj, për të vërtetuar se të shkruarit është një aventurë e mendimit dhe një angazhim serioz jetësor.

Do të doja që këta rreshta të mbeteshin si  ftesë për rinjohje të veprës së Rexhep Qosjes e për të vërtetuar se kjo vepër zë sot një vend të rëndësishëm. Eshtë vërtet e vështirë të paraqesësh një mendim të pasur ku shkëlqen një imagjinatë e jashtëzakonshme, me  ngjyrime dhe mprehtësi,  me  perspektivën historike, me sfidat që hidhen para kohëve, në kërkimin e paepur drejt esencës tonë shpirtërore e morale.

 

 

Share This Article
68 Comments
  • Gezuar ditlindjen, profesor dhe patriot I madh I shqipetareve.
    Gezuar ne kete 24 qershor te dyte. Ne kete revolucion te dyte.
    Te pacim me jete.
    Nga tirana

    • Veprimtaria kryesore e prof.Rexhep Qoses eshte e fokusuar me se shumti ne ceshtjen kombetare dhe, sidomos ,ne ate te bashkimit Shqiperi-kosove. R.Qosja e ka theksuar vazhdimisht dhe me kembengulje rendesine jetike,qe ka per kombin tone bashkimi me Kosoven. Per kete ka shkruar pafund ;ka folur pafund;ka dhene intervista pafund,por… kjo veprimtari thelbesore e jetes se tij,anashkalohet me nje shurdheri te pabese nga mediat e majta,nga intelektualet e majte,nga politikanet e majte,te cilet e ngrejne ne piedestal vetem kur profesori sulmon Berishen,dmth kur iu intereson !!!…
      Pra,per Rexhep Qosen,ceshtja e bashkimit Shqiperi-Kosove eshte e shenjte.
      Keshtuqe,une kam nje pyetje per te gjithe ju qe flisni me kaq dashuri per profesorin e nderuar: O njerez sa prej jush jeni dakord qe Shqiperia te bashkohet me Kosoven ?? -Nese e doni me te vertete profesor Rexhep Qosen,atehere ,patjeter qe te gjithe ju jeni per bashkimin Shqiperi-Kosove.
      Por, te me falni, jam shume dyshues per kete…

  • Respekt per profesorin e madh dhe te mbush 100, po ne fakt une e dija aty tek 90-tat qosen. Qenka djalosh i ri….

  • Gezuar ditelindjen prof. Qosja. Jete te gjate per te miren e kombit shqiptar! Gezuar edhe fitoren e RILINDJES shqiptare, per te cilen JU keni dhene nje kontribut shume te madh.

  • GEZUAR DITELINDJEN ZOTI PROFESOR DHE BIRI PATRIOT I KOMBIT SHQIPETAR REXHEP QOSJA PACI JETE TE GJATE E TE GEZUAR ME GJITHE FAMILIE DHE MIQTE E JUAJ ! JENI NDERI I POPULLIT SHQIPETAR !

  • Gëzuar ditëlindjen Profesor i nderuar Qosja. Dolën fjalët tuaja profetike për Sali Berishën, thënë para njëzet vjetësh e në vazhdimësi… Të uroj jetë të lumtur dhe krijimtari të mbarë! Do të dëshiroja shumë që përvojën tuaj të pasur krijuese t`ia ripërkushtoni studimit të letërsisë dhe t`u shmangeni fushave që kanë mjaft lavërtarë e bjerrakohës. Në kulmin e veprës suaj do të mbeten gjithnjë ato studime shteruese për Rilindjen Shqiptare, por që presin t`i përplotësoni duke ia nxënë pikën kulmit tuaj krijues! Shëndet!

  • Eshte nje pasuri e kombit.Njeriu i virtutit, moralit dhe atdhedashurise.Edhe një shekull me shume, do te ishte pak per ne.Rrofsh i madhi dhe i nderuari propfesor Qosja.

  • Lexhend i pa zavnndsushem ashtu si vlezrit Frasheri je rilindje e popullit shqiptar
    ato qe i the dhennrrit te milices uben realitet ah sa ni knaqsi qe i prjetove veprat
    qe i mendove per tu be e u ben realitet .ta uroj dtlindjn e 77 plot shendet e lumturi

  • I Nderuar Z. QOSJA, sinqerisht ju Uroj te Gezoni Ditelindjen edhe per shume Vite. Dituri e urtesi, vlera dhe qytetari, keto kam pare prej vitesh tek Ju.

    Jete te gjate per Ju.

    Me respekt

  • U BEFSH 100 VJET I MADHI REXHEP QOSJA NDERI DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPETAR . SI NJE RAP MADHESHTOR QE RENJET I KE THELLE NE POPULL E KOMB DHE SKA FERTUNE E STUHI QE TE TE SHKULE TY NGA ZEMRA E MENDJEN E KOMBIT SHQIPETAR . GEZUAR DITELINDJEN DHE SHENDET E PUNE NE MBROJTJE TE PASTER TE KOMBIT SHQIPETAR.

  • Na “rrofsh” Qose, ti e ke vendin ne biruce bashke me gjithe ata bythlepires komuniste antikombetare. Ti deri dje sajoje lista me emra njerezish per t’u vrare vetem e vetem pse nuk te fusnin ne kalkulimet politike per mbarevajtjen e kombit. Ti je nje qelbesire nga era e te cilit po helmohet e gjithe Kosova. Mos të zëntë 1 korriku gjallë.

    Vdekje tradhëtarëve, vdekje stalinistëve

    • Te shkuara, pavioni 5.
      Te fala Sales, helmit te: Shqiperise+Kosove+Çameri+Detit Jon-pjeses se shitur

    • O Petrit Hysaj.
      Te shkuara, o pavioni 5.
      Te fala Sales, helmit te: Shqiperise+Kosove+Çameri+Detit Jon-pjeses se shitur

    • Ti komentatori petrit hysaj s’je gje tjeter pervecse nje qorr ose nje antipatriot. Mblidhi mutesirat qe ke leshuar mbi profesorin e shqiptarizmit dhe futi ne goje. Te befshin mire… Nuk i ke bere ende ditet te maresh guximin te hedhesh balte mbi rexhep qosen. Bajgë.

  • Uroj sinqerisht shkrimtarin e publicishtin e shquar Rexhep Qosen,edhe nje qind vjeç.Veprat,shkrimet e tij janë një frymëzim per brezin e sotem dhe ato qe do vijne pas nesh.Urime

  • Bashkohem me urimet me te mira qe poi behen Profesorit tone te madh me rastin e 77-vjetorit
    te lindjes shendet e te mira familjarisht

  • Te uroj ditelindjen i kalofsh 100 vjetet me kembe dhe me dore,me pende dhe me mendje per te miren e TROJEVE SHQIPTARE dhe te formimit te shtetit ligjor si andej dhe kendej kufirit..
    ME SHUME DASHURI DHE RESPEKT..

  • Urime i dashur MESUES ! Dy shtata per ju jane mjafte bukur. Edhe njeqind u befshi! S’ka me bukur! Po I shtojme edhe nje shtate tjeter kesaj dite,ate te fitores se popullit shqiptar sot, dhe behen tre shtata:777. Urime edhe njehere! Urime perhere!

  • Ju uroj ditlindjen o kolos i letrave shqipe dhe jo vetem kaq . Ke qene luftetar i paperkulur i betejes se madhe kunder bandes kriminale te sali berishes. Ke qene inspirues i madh i shqiptareve ne kete beteje. Ke thene ato te verteta te kristalta qe opozita nuk ka guxuar ti artikuloje. Ju ke vene emrin e vertete fajtoreve ,antikombetareve e antishqiptareve. Ju ke bere autopsine me te sakte zhvillimeve dhe sperdredhjeve te paprincipta te politikes shqiptare. Midis popullit e politikes ke zgjedhur kurdohere popullin. Midis kryeministrit te shqiperise e pushtetit ke zgjedhur te qendrosh ne anen e njerezve te papushtetshem dhe me luften e tyre kunder te parëve. Keni qene gjenerali i mendimit dhe i reagimit qytetar. Madje kini braktisur dhe filozofin per te bere luftetarin per drejtesi. Ne ushtaraket e shqiperise ju cmojmë shume. Ja u kemi dhene me kohe graden e gjeneralit. Saliun e kemi degraduar shume heret. Tani po bejme gati debimin e tij nga cdo ushtri e shqiptareve. As kapter nuk e lëmë. Eshte flamuri juaj i shqiptarizmit te vertete ai qe na frymezon ta bejme kete. Dhe do ta bejme. Duke filluar qe sot sepse sot eshte nje dite e shenuar per shqiptaret. Eshte ditelindja juaj i dashur gjeneral i shqiptarizmit !

  • JEte te gjate i dashur profersor,
    ju jeni “gjenerali” i letrave shqip dhe ne jemi me fat dhe te nderuar qe kemi qene bashkohes me ju, kemi pasur mundesin jo vetem te lexojme mendimet tuaja gjithemon te mencura e te urta por edhe per te degjuar zerin tuaj, ate ze hyjnor qe te hyn ne gjak e te ben te lumtur e krenar te jesh shqipetar si dhe ju. Lum Kombi qe te lindi dhe te ka sepse me “gjeneral” si ju kombi yne ka mbijetuar ne shekuj, dhe si thuhet ne Hymin tone Kombetar, Shqiperia do te rroje. Ju duam shume, edhe nje here jete sa me te gjate e mendje te kthjellet sepse ky Komb qe por rilind ne keto perjudha te veshtira ka me teper nevoje se kurr per ju.

  • Gezuar nga zemra, urimet me te mira pleqeri te mbare. Je penda e arte e kombit ndricues i mendjes, frymezues, e vrases i frikes se kombit, u befte kombi sic desheroni Ju. Faleminderit

  • gezuar ditelindjen O GJENI I LETRAVE SHQIPE GEZUAR O KRENARIA JONE KOMBETARE I PA VDEKSHEM QOFSH NE JETE TE JETEVE….ESHTE NDER DHE KENAQESI QE SOT NE BASHKE KOMBASIT E TIJ I UROJME KETIJ URAGANI KETI GJENIU E QE NA BEN KRENARE KUDO QE JEMI…ZGJUARSIA DHE MENDJA JUAJ LARGPAMESE QE I GJYKON NJEREZIT ME NJE GJYKIM TE DREJTE E TE PA PARE ,,,SOT U VERTETUA AJO QE MENDJA JOTE E NDRITUR KISHTE PARASHIKUAR ,,SHQIPERIA U // U CLIRUA //.TE JEMI MIRENJOHES PER JETE GJENIU YNE QE NA HAPE SYTE ,EQE NA CLIROVE NGA NJE MONSTER QE NA MBAJTI LAKIUN NE GRYKE PER 23 VJET,ISHIT JU I DASHURI YNE QE E KUPTUAT E NA HAPET HORIZONT PER TE KUPTUAR SE C FUNDURINE KISHIM TE BENIM ..ISHIT JU PROFESOR QE NA HAPET SYTE E QE THATE SE KY NJERI ESHTE PERCARES I KOMBIT .U VERTETUAN ATO QE NA THATE O I DASHURI YNE..PROFESOR I NDERUAR QE TE FLASESH PER JU DUHEN EDHE 77 VJET TE TJERA QE TE PERSHKRUASH BEMAT E TUA DHE FILOZOFINE TUAJ GJENIALE TE UROJ NGA THELLESIA E SHPIRTIT TE NA ROSH SA MALET ,DHE I PA VDEKSHEM EMRI YT DHE VEPRA JOTE…..ZOTI TE BEKOFTE KRENARIA JONE,,,,,TE PERQAFOJ FORT FORT ,

  • urojme perzemersisht prof.Qosen per ditelindjen e 77,besoj se dhe vet profesori eshte shume i lumtur qe ne diten e lindjes se tij,u shporr diktatori i fundit komunist,krimineli qe ska lum e det qe ti laj duart e tij te perlyera me gjak,i pa fè,pa din e pa iman qe ska kishe e xhami qe e pastron shpirtin e tij!Gezuar ditelindjen i NDERUAR z.Qose,qofsh gjithmone i lumtur e i dashur per te gjithe shqiptaret ne mbare boten!gezofsh shendet te plote!pershendetje!

  • Gezuar diten e lindjes Profesor Qosja! Te pacim perjete te shendetshem dhe energjik si deri sot, o Rilindas i gjalle. Faleminderit per gjithe sa na ke dhene deri sot. Me respekt te thelle, Jeta.

  • Hader Kabashi (gjeolog).

    Gezuar edhe per shume e shume vjet te tjera ditlindjen fort i nderuari profesor Qosja. Gezuar per te miren e Kosoves, per te miren e Shqiperise si burim drite dhe shembull diturie, maturie drejtesie e morali per çdo shqiptar kudo qe ndodhet. Gezuar RILINDASI I RI I KOMBIT SHQIPTAR. Ashtu si malet e larta paçi gjithmone veç ditlindje.

    Me respektin me te madh per njeri.

  • GEZUAR DITELINDJEN AKADEMIK QOSJA JE NDERI DHE KRENARIA KOMBIT SHQIPTAR URIME,i lexoj me interes te madh shkimet dhe komentet e tua.

  • Ju urojme me gjithe zemer jete te gjate PROFESOR dhe me shendet te plote. Jeni ikona e gjalle e RILINDASVE shqiptare i diteve te sotme. Zoti Ju dhente jete edhe per shume vite per te miren e KOMBIT SHQIPTAR, pasi kemi shume nevoje per urtesine e mencurine Tuaj. Edhe njehere mirenjohje e adhurim per JU PROFESOR.

  • edhe 100 vjec per njerez te vyer jan pak per nje komb,po ata (ju) jeni nje gur i cmuar ne kuroren e ketij kombi.ju uroj shendet te mire
    sotiraq

  • Gezuar ditelindjen prof. Qosja. Jete te gjate per te miren e kombit shqiptar! Gezuar edhe fitoren e RILINDJES shqiptare, per te cilen JU keni dhene nje kontribut shume te madh.

  • Te rroni sa malet ,njeri i nderuar ; TUNGJATJETA O BURRE I DHEUT, krenohem me ju si vazhdues i ralle, i asaj plejade BURRASH TE MENCUR DHE PATRIOTE QE KONTRIBUAN NE MOS ZHDUKJEN E KETIJ VENDI DHE KETIJ KOMBI, nga te cilet nuk rron ndonje….
    Edhe nje here ju uroj jete te gjate ,shendet e lumturi.
    Me shume nderim ,Haris

  • I dashur Profesor, te uroj jete te gjate dhe shendet te mire per te miren e atdheut, per te miren e shqiptareve dhe te shqiptareise, packa se ne radhet tona ka edhe mjerane mendor. Gjithesesi jane pjesa jone dhe duhen falur per padijen e tyre. Nuk i di raportet e shqiptareve qe te duan matan kufirit politik, pra ne krahun e Prishtines, me ata qe s’dine asgje per vepren tuaj, por nuk e dushoj se ata qe ju duan perbejen shumicen absolute. Ndersa ketej kufritit eshte pak te thuash se dashuria per ju eshte mbare popullore ne saje te vepres tuaj. Natyrisht jo te gjithe e njohin vepren tuaj, aq me pak ta ashtu si e njeh zonja Ferida Papleka, por dyshoj se dashuria e tyre buron nga vepra juaj.
    Nje shumice e madhe ju do dhe ju nderon edhe per kontributin qe keni dhene per ta cliruar gjysmen e shqiptareve nga qeverisja e te marrit, Sali Berisha.
    Gezuar Profesor! Gezuar shqiptari naimjan, si te quan me te drejte zonja Papleka.

  • Profesor i dashur! Gjithmone te kemi ndjekur nga afer permes veprave te tua. Fjala jote ka qene vazhdimisht medikamenti me i mire ne dite te mira e te veshtira. Simbol i urtesise, i respektit per njerezit. Kur puna e ka sjelle qe te shkembenim mendime per ceshtjen shqiptare, ishte fat per mua dhe miqte e mi te takoheshim me ju. Une e njoh shpirtin tuaj profesor, urtesine, une e di ndjeshmerine tuaj. Ky popull, jam i sigurt, shume shpejt do te te mbaje e vleresoje si ikonen e rralle te tij, si NJERIUN qe beri dhe ben gjithecka per kombin e vete.
    Te duam Profesor, te duam me gjithe shpirt, ndaj dhe ne kete dite te dergoj urimin e zemres: Sa me shume vite dhe shendetmire.
    Te perqafojme, Luani

  • z.QOSJA,pranoni urimin e bardhe nga populli shqiptare,qe ka dy dite i cliruar ju,UROJME TE BEHENI 100 VJEC DHE TE KONTRIBONI ME MENDJEN TUAJ E KESHILLAT TUAJA PE ARTA PER GJITHE KOMBIN SHQIPTARE..duhet te rroni qe te gezoni popullin shqiptare kudo ne bote…
    Sic e dini ne kemi DY DITE QE FESTOJME CLIRIMIN,po po clirimin nga zgjedha e kembes,se zeze serbe te sali serbit,antishqiptarit,sundim,shkaterrim shitje e plackitje te popullit teper te varferuar dhe pasurive te tije te ndertuara m shume mund e djerse.
    Sot populli e pushkatoj me vote,por presim gjykimin e tij para drejtesise,sepse rradha i erdhi Shqiperise,pas Kroacise dhe Sllovenise,te marri te pandehur sali serbin me oborrin qeveritar e familjare ,qe ka kryer akte penale duke abuzuar e pervetsuar me pasurite e popullit,shitjen e aseteve dhe pervetsimin per familjaret e oborrit.
    Keto ,ju z.Qosja,i keni shkruar me kohe,me shume kurajop e largepamesi,ja keni bere te lexueshme edhe popullit shqiptare,por ai u ngri,perseri saliu vrau.se vetem gjak kerkonte,nuk ishte i ngopur nga 3000 te vraret e 1997 etj pafund.kERKOHET TE DALI PARA DREJTESISE…TE GJITHE DJATHTAS E MAJTAS/…kuzhdo qofshin…
    Per Ne, ka ardhur pranvera e shpreses,rilindjes,e kjo se bashku me urimin e 77 vjetorit te detelindjes Tuaj,o burre i ndershqem,i zgjuar dhe shume patriot ku dhe fjalet e ndritura te rilindesve dhe Tuaja,ishalla po behen realitet,qe mos te zhgenjehemi me.

  • Jemi mbledhur 77 kuqezinj per te te uruar jete te gjate e pene te forte ne te mire te shqiptarizmit. Pershendetje patriotike!

  • Beni mire ju kuqezinjte qe dergoni pershendetje patriotike per profesor qosen sepse kjo lloj pershendetjeje ka vdekur prej kohesh ne politiken tone te djathte e te majte. Ju pergezoj!

  • Gezuar ditelindjen i nderuari Profesor Rexhep Qosja. Te urojme jete te gjate dhe te shendeteshme, dhe pune te suksesshme ne sherbim te kombit tone te dashur, te cilit ju i keni perkushtuar tere jeten tuaj fisnike. Qofsh i bekuar.

  • Per fatin tone kombetar dhe traditen tone letrare e shkencore, ishe lindur para 77 vjetesh, lindja Juaj ne kete date te madhe eshte vertet nje fat i vlerave tona shkencore, letrare e publicistike>Ju paqit jete, shendet, menqyri edhe me te thelle, dhe mbaresi ne krijimtarine Tuaj madhore. Jetofshi te 100-ne.

  • Gezuar ditelindjen vella shqiptar , ati apo axha Rexhep ! Edhe 100 vjet te tjera per te miren e Shqiptarise !

    Ne jeten personale pac sa me shume gezim dhe paqe !

  • GEZUAR ditelinndjen,akademiky yne i nderuar,jete te gjate dhe dite te bukura ne sherbimin tend mendjendritur per vendin tone.

  • Ditelindja juaj i dashur profesor korespodon me ditevdekjen politike te demokracise blegtorale te sali berishes…! Edhe ketu duket triumfi i filozofise tuaj,i mendimit tuaj! Filozofia juaj qytetare e mundi “filozofine ” shpellare. Shendet e jete te gjate o profesori i shqiptarizmit !

  • Profesor qosja ! Ju urojme jete te gjate sa të të doje zemra por ne kete dite te gezuar po ju bezdis dhe me nje pyetje: kush ka lindur me perpara,saliu apo genjeshtra? Mua me rezultòn se lindi saliu dhe ky polli genjeshtren. D.m.th saliu eshte babai i genjeshtres. A e kam mire?

  • Shqipetaret ndihen te nderuar qe ka njerez te dijes qe per opinionet e tyre nuk terhiqen nga emocioni por nga objektiviteti, realizmi, dashuria per te thene te verteten qe vene interesat e kombit para interesit te tyre,Ky eshte sherbimi me i madh qe i ben kombit njrezve te thjeshte demokracise. Qofsh i nderuar dhe te uroj shendet te plote se ky komb ka nevoje per atdhetare si ju

  • Edhe 100 profesor i9 nderuar i kombit .Ke qene dhe je per ne ajka e inteligjences Shqiptare.
    Me portretin tend ne dore dolem ne demostratat e viteve 90,lexuam me endje te gjitha sa mundem dhe su ngopem.Te shane kur na kritikove,ste pranuam ne sofrat mondane te shteit te korruptuar,erdhe te ne si lajmetar i demokracise dhe i paqes,na ngushellove kur na pe te trishtuar,na ngrohe shpirtrat kur ngricat e politikes na lane e na braktisen,na tregove rrugen kur humbem ne rruget e perbalura te rritjes,buzeqeshe kur te fyem ,por prap mbete i Madhi i te mbedhenjeve,mbete ndergjegjia jone intelektuale.
    EDHE 100 PROFESOR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *