Rexhep Qosja bëhet banor i Njësisë 5, Tiranë

anazapta

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja është rezidenti më i ri i Republikës së Shqipërisë. Ditën e hënë, ai është betuar para punonjësve të njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj. 

“Betohem se do të zbatoj me përpikmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë”, tha Qosja. Pas aplikimit për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, në një intervistë për kanalin TCH, profesor Qosja e ka përshkruar këtë moment si një gëzim të dyfishtë.

“Unë jam bërë shtetas i Shqipërisë në vitin 1999 dhe ky ishte gëzim i veçantë për mua, sepse bëhesha nënshtesas i shtetit që në Kosovë, gjithmonë e kemi quajtur Shqipëria mëmë. Edhe atëherë ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për mua. Tani bëhem edhe qytetar i njësisë numër 5 të Tiranës dhe gëzimi i atëhershëm kur u bëra qytetar i Shqipërisë tani bëhet gëzim i dyfishtë”, thotë Qosja.

Rexhep Qosja mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. Përpos kësaj, ai ka dhe shtetësinë kosovare. Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Pak ditë më parë, edhe bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. 

Share This Article
34 Comments
  • Ta gezoni NENSHTETESINE,I MADHI REXHEP QOSJA DHE E KAM PER NDER T’U KEM BANOR TE LAGJES TIME !!!
    Kosova,tani per tani NUK E MERITON T’U KETE JUVE NENSHTETASIN E SAJ,sepse nuk ka patur RESPEKT per MADHESHTINE TUAJ!!!
    Atje ligjin sot per sot e bejne TITO-RANKOVICET!!!

    • Kosovaret nuk e duan Aleksandar Rankoviqin. Ata vuajten shume prej tij. Prandaj shume gabon kur thua se ne Kosove ligjin e bejne Tito-Rankoviqet. Rankoviqin e deshi idhulli i yt, Enver Hoxha. Ai kete antishqiptar me vendimin nr. 117 te dates 05. 09. 1945 e dekoroi ate me urdherin ” Ylli Partizan” , kl. I .

  • Urime z.Rexhep Qoses,ai meriton me shume se kaq.Por do indinjohet Sh.Sali,se te dy nuk mund te rrine qetesisht ne Tirane,prandaj mendoi qe Sh.Sali te shkoi ne Viçidol,pasi atje eshte klim e paster e mundet te bej mire per uljen e tensionit te lart qe ka..!

  • Prof.R.Qosja banor i mehalles time ? apo selits i njes.5 , shkurt e shqip banor i Lagjes 8 apo kodrinor i Selites se vogel ke Tehroncit e vjeter pos 90-es ?

  • Eshte shume gje e mire qe do ta kemi akoma me afer te madhin Rexhep Qosja. Shpresoj qe kjo dukuri do te kete ndikim pozitiv edhe ne uljen e tensioneve politike, te shkaktuara nga njerez qe s’kane te bejne aspak me civilizimin dhe qyteterimin.

  • Nder i madh per Tiranen te kete qytetare te saj Nderin e Kombit Profesor Rexhep Qosen. Profesor Qosja eshte nje Rilindas i gjalle, askush tjeter nuk e meriton kete emer. Uroj qe ardhja e tij ne Shqiperi te ndikoj ne permiresimin e jetes politike dhe debatit shoqerore.

  • Ky eshte nje sihariq mfate i mire.Kosovaret nga malli i tyre per Atedheun e vete ata ne misherim te deshires se tyre i venin emrin djalit Barat, Vajzes Vlore, e plote emrash te qyteteve tona. Sote erdhi dita qe keta shqiptare te Kosoves te marrin nenshtetsi te shqiparise qe ne fakte kane shtetsin e tyre pavarsishte se duhet konsideruar pasaporet nderqytetas shqiptare.
    Kjo levizje e Rexhep Qoses eshte nje nder oguret me te mire per te gjith shqiptaret,Qose kete levizje e beri ne ditet me te veshtira te shqiptarve te Kosoves.Ai si nje milion shqiptare te shperngulur erdhi ne gjirin e vellejzerve te tyre duke kaluar , veshtira bashke me ta.
    Politika Kosovare e cila akoma inspirohet nga sejgemente Tito-Rankoviciane, ajo e sulmon Akademikun tone perse ky dha shembull konkret ku nje akademik si Qose i perndjekur si te gjith shqiptaret nga Serbet, nuk ra ne preherine e Serbeve dhe te qeverise se saje pore ra ne gjirin e bashkombaseve te vete.
    Sote kjo politike e nderyr Rugovet i cili diten e Pashkeve festonte me Milloshevicin, ndersa populli i kosoves shperngulesj i teri.E kjo politike e nderyre e ben Rugoven “Hero” ndersa qosene e bene “Qosevice” Kjo eshte te vesh duarte ne koke, ku njerzit nuk shofin “Ujkun” pore komentojne gjurme e tije.
    Ja pra se ku jemi. Kjo ne fakte aspak nuk me trendite se realiteti do ti palose te gjith ata qe kerkojne qe Heroin ta Bejne “Armike”. ndersa Armikun te bejen “Hero”
    Vetem nje pyetje per keta driteshkurter. Ku ishte Ibrahim Rugova sote e 15 vjet me pare pikrishte me 20 Prill.? Ai si sote 20 Prille 1999 festonte bashke me Milloshevicin qe sote asnjeri nuk jeton dhe me siguri padrejtesit qe i ben keti populli vella te Kosoves jo vetem Bota qe u hakmorre ndaj Milloshit pore edhe Zoti u hakmore ndaj Rugoves.
    Prandaj neve jemi te lumture qe Akademikun e kemi ne mes neshe dhe kam bindje qe shume shpejte te gjith shqiptaret do te jen bashke.! Shembulli i Rexhep Qoses eshte nje nder nje shembull qe do te ngelet gjithmon heroik ne historine shqiptare.! I urojme bashklejetse te gjate Profesorit me banoret e Kryeqytetit te Shqipatarve.!

  • Ne vendlindjen e tij e shumzojn me zero.Ne Shqiperi e pranojn komunistet si nje nga komunistet ma te devotshen.Ka vend edhe per muhadexhin si puna e tij.Paska shpetuar Kosova nga nje ish agjent I UDB.

  • O Mark Uk.! Vetem nje budalla si puna jote han buken e vet e ben punen e shqiaut. Po ku e kupton ti kete realitet ore derzi.? Leco pak me larte se tikam argumentuar te tera.!

    • Sipas teje budalla qenkan 99 % e shqiptareve te Kosoves. Se a e kuptojne ata realitetin apo jo – ndoshta me mire do ishte nese do te te pyesnim ty.

  • Kenaqesi te kesh bashkeqytetar te madhin Rexhep Qose. Atdhetar i shquar,akademik dhe mbi te gjitha njeri me taban

  • Mirësenaerdhe në njésinë ku banoj edhe unë profesor i shqiptarizmës! E kam për nder që jini banor i lagjes tonë! Shumë për nder! O shqiptarë të njësisë 5 : Kjo ditë duhet të jetë ditë feste për ne? Le të shënohet kjo ditë në ditët e ndritura historike të njësisë 5! Sot një lis i madh i atdhetarizmit i ka hedhur rrënjët këtu. U shtrifshin në gjithë Tiranën ato rrënjë! Dhe më tej ! Kudo në hapësirat shqiptare. Një dolli mirseardhjeje për Rexhep Qosjen !

    • Nese mendon ti me te vertete qe ” kjo dite duhet te jete dite feste per ne “, atehere se bashku me Qosen prite edhe islamistin , perqaresin dhe antishqiptarin me te madh kosovar, hoxhe shefqet Krasniqin. Hoxha Shefqet e ka perkrahjen e jashtezakonshme te Qoses. Perkrahesi i grindavecit Qose publikisht deklaroi ” inshalla jemi prej atyre qe i urrejme te krishteret”.

      • Ndoshta per disa si puna jote z Albert eshte vertet e veshtire te vleresohet kontributi i prof Rexhepit per ceshtejen kombetare.Si duket injoranca ka be te veten ske faj.Mund te jete edhe keqdashje.Per ca si puna jote do ishte me i pranushem te kishte mbiemrin qosic sic e donin serbet,ose qosidis sic do donin greket,ose qosefski sic do perpiqeshin maqedonasit ti ndronin origjinen.Me dukeni ca kelyshka qe do vazhdoni te lefni per hesap te dikujt qe don percarje mes shqiptareve.Ska te beje se eshte mysliman o katolik o ortodoks shumekushi mjafton qe AI me qendrimn e tij me vepren i ka sherby kombit.Tendenca me fut percarje fetare eshte intrige e huaj e armiqve tradicionale te kombit shqiptar,tashme e lexushme.Kush i fryn ketij avazi doemos i sherben atyre e jo shqiptareve.Urime prof Rexhepit do te isha vertet i lumtur sikur ta shifja ne krye te shtetit.Z Nishani ska vlera me shume,perkundrazi statura e tij ne krye te shtetit eshte fyerje per shqiptaret.

  • Bukur z. Qosja, me vjen mire per te.

    Akademiku kosovar, Rexhep Qosja është rezidenti më i ri i Republikës së Shqipërisë. Ditën e hënë, ai është betuar para punonjësve të njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj. [artikulli]

    Kujtoj, zoteria e ka marre Shtetesine ne 1999, e bej pyetjen per info ne ligj/procedure. [pa – Komunizmen / UDB. B Nishan e aliene] Ne sistemin tone nuk e kemi betim as ne gjykata, e zakonisht Betimet behen kur merret shtetesia. Di te sqaroje njeri se kur paskan filluar Betimet:
    (1) ne njesite bashkiake
    (2) per status rezidenti?

    • P. A. B i dashur? Është betim simbolik para audiencës,jo ligjor mesa kuptoj unë. Shtetësinë e ka marë në 99-ën por nuk e ka bërë atehere dhe e béri tani që u vendos edhe me banim. Atëhere i është dhënë thjesht shtetësia por nuk e pati rastin si sot që të fliste para ndonjë audience si sot(para personelit të njësisë bashkiake). Kaq di. Nderime P. A. B Kromuelli !

  • Mark,uk ,me vjen keq ta them se qe nga emri duhet te jesh nga vicidoli dhe ti si babai yt Sali Qelbesira jeni kelysh ne sherbim te serbit.Ti duhet te kesh turp te flasesh per nje person te nderuar si prof.Rexhep Qosja.Dhe nje here ju jeni “kelyshet e te keqes ” per kombin shqiptare.

  • Qosja ka ardhur ne vakt-sez se nuk po ka as vende me ne varrezat e Tufines dhe Sharres e po vdiq me siguri do ta lere me amanet ta fusin aty ku e ka vendin, ne varrin e Enver Hoxhes.

  • Profesor Qosja eshte nje Shqiptar i MADH!
    Si bir i kesaj toke ai gjate gjithe jetes se tij i eshte perkushtuar me dashuri, ndaj dhe meriton Nderim.
    Mirse erdhe ne Zemren e tokes meme o njeri i nderuar i kombit tone !

  • Lajmi me e mire qe mund ta kame degjuar gjere me sot! Iku ne vendin e origjines prane marksist-leninistat te ideoligjise se vete.Arritje e madhe apo! Ndoshta,se paku per gjate kesaj kohe nese i ka mbetur te jetoj,bile do ta lere rehat Kosoven,Shpresoj qe ta harroj siq e harroj vendin e lindjes Vuthajt dhe shqiptaret e Malit te Zi.Tani,Kosova dhe Vuthajt do jane te vogla per “madheshtin”e tij.Urime shqiptar per kete arritje te madhe!…

  • jam 60 vjet ne kete lagje.
    e ju shpreh miresevjen ne lagjen time, ne lagjen tone i nderuar profesor REXHEP QOSJA
    qe me urtesi, filozofi,qetesi, mencuri e fjales suaj, ju kuptojne te rinj e te vjeter ne moshe qe kane gjak shqiptari,
    dhe ju jeni shqiptar i vertete ne keto 24 vjet demokraci e bashkebiseduat me njerezit per hallin e shiptareve,te kombit.
    e jo per pasuri,e jo per ata te shitur per para,e jo per vehten si bejne disa te shqyer qe dine te flasin per vehten, per tu bere” novelist” e vetem per te shkuaren komuniste kur njerezit me shume se kurre kane nevoje per te ardhmen e tyre,
    urimeanori i lagjes sime,urime zoti profesor REXHEPI,panvarsisht se ka edhe keqkomentues, ose keqdashes se kombit.

  • jam 60 vjet ne kete lagje.
    e ju shpreh miresevjen ne lagjen time, ne lagjen tone i nderuar profesor REXHEP QOSJA
    qe me urtesi, filozofi,qetesi, mencuri e fjales suaj, ju kuptojne te rinj e te vjeter ne moshe qe kane gjak shqiptari,
    dhe ju jeni shqiptar i vertete ne keto 24 vjet demokraci e bashkebiseduat me njerezit per hallin e shiptareve,te kombit.
    e jo per pasuri,e jo per ata te shitur per para,e jo per vehten si bejne disa te shqyer qe dine te flasin per vehten, per tu bere” novelist” e vetem per te shkuaren komuniste kur njerezit me shume se kurre kane nevoje per te ardhmen e tyre,
    urime banori i lagjes sime,urime zoti profesor REXHEPI,panvarsisht se ka edhe keqkomentues, ose keqdashes se kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *